Sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë bisedimet.
Robert O’Brien, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, dhe dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, që ndërmjetësojnë bisedimet thanë se takimi që pritet të vazhdojë edhe të premten do të përqendrohet tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.
Ambasadori Grenell, sot në prag të takimit, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, – shkroi ai.
a.t /dita

Or njerez me tregoni se kujt duhet ti beson populli,Vucici thote ne nuk dote flasim per reciprocitetin por vetem per zhvillimin ekonomik ne mes dy vendeve,edheGrenelli e thote te njejten,kurse Avdullah Hoti i thot popullit se per gjera tjera nuk dote bisedohet por vetem per reciprocitetin,kurse ai e din shum mire se kur filloi Grenelli bisedimet per taksen dhe ia ndaloj Hotit qe te flitet per reciprocitetin ,ja mendimi i im atje ne Washington dote flitet vetem ne favor te Serbise e jo ndryshe ,mjeret nev qe jemi kaq te dobet dhe injorante.