Komuniteti holandez që jeton dhe punon në Tiranë ka festuar kalimin e fronit mbretëror nga mbretëresha Beatriks, tek i biri Princi Willem-Alexander.
Në ambientin e rezidencës së ambasadorit Martin de la Bej janë mbledhur rreth 100 shtetas holandezë, të cilët prej vitesh kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar kryesisht në organizatat jo qeveritare.
”Sot është një ditë e veçantë për ne, pasi është dita kombëtare. Çdo 30 Prill ne kremtojmë ditëlindjen e shkëlqësisë së saj, Mbretëreshës Beatriks. Ajo ka vendosur ta lërë fronin për t’ia kaluar të birit, Princit të Oranje (emri i familjes mbretërore, në shqip portokalli), i cili që nga ky mëngjes është mbreti ynë. Ky ishte një vendim përsonal i mbretëreshës për ta bërë sot, pas 33 vitesh në fronin mbretëror. Unë përsonalisht mund t’iu them se ndodh në kohën e duhur. Princi është i gatshëm për ta marrë këtë detyre në këtë vit që përkon me 200 vjetorin e themelimit të Mbretërisë së Hollandës. Ne jemi rreth 100 vite përpara Shqipërisë në këtë sens”, tha ambasadori.
Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori De la Bej thotë se kjo ngjarje do t’i japë një dimension tjetër monarkisë në këto kohë moderrne.
E ndërsa kalimi pushtetit nga mbretëresha tek i biri gëzoi miliona holandezë, përfshi ata në rezidencën e ambasadorit, duke dhënë mesazhin se pushteti nuk është i përjetshëm, e pyesim De la Bej për aktualitetin shqiptar që lidhet me zgjedhjet.
”Zgjedhjet janë themeli demokracisë. Ato janë tejet të rëndësishme për Shqipërinë, sikurse edhe për çdo vend tjetër demokratik. Zëvëndësimi anëtarit të KQZ-s nga Parlamenti ka ndikuar në kredibilitetin e KQZ-së. Politikanët duhet të merren me fushatën elektorale dhe jo të ndërhynë në punët e KQZ-s.Këto zgjedhje janë një moment i volitshëm për Shqipërinë për të demostruar se demokracia po rritet dhe mund të realizojë zgjedhje me standartet ndërkombëtare dhe ato europiane. Këto zgjedhje gjithashtu do të tregojnë se ju jeni gati të bëheni pjesë e familjes europiane. Ky është një hap tejet me rëndësi krahas hapave të tjerë. Këto zgjedhje janë vendimtare pasi marrin një rëndësi të veçantë për të ndërtuar një situatë që ju t’i afroheni Europës”, komentoi ambasadori./tch
Me Sali V.P. , ne krye ne nuk jemi 100 vjet prapa Hollandes, por 1000 vjet. Z. Ambasador keto kerkesa dhe thirje drejtoja vetem nje personi, ai quhet Sali Krimineli, mos harxho kohe dhe fryme me te tjeret . I nderuar ambasador , Ju thoni qe politikanet te merren me fushtaten elektorale e jo te nderhyjne ne KQZ. Sala vetem me fushte elektorale nuk merret ,se eshte i humbur, por merret me KQZ se aty i ka votat qe i duhen. Prejini duart keti hajduti ordiner se me vjedhjen e votave po na vjedh JETEN ne shqipetareve Tyc & Toc.
Po si mendoni Ju, Z.Ambasador!? Kur opozita po e kercenon me burg Kreministrin,si te veproi ai??? Berisha eshte leshuar te mbrohet.largimi i Metes qe krejt i papritur,e gjeten te pa pergatittur. Ndryshimet ne raporte ishin goditje e rende per Berishen. Ai vet e ka te qarte se nuk fiton dot dhe asnjehere nuk ka fituar,manipulimi eshte e vetmja rruge. Prisni ju qe Berisha te bej normale vahlen?! Jo kjo nuk mundet te ndodhe. Eshte teper naive ajo qe thote Rama,se do te fitoi. Berisha nuk largohet !! Haroheni. Perplasja po afron. Do te jete e rende,me nje kosto te madhe. Ajo qe do ta rendoi me shume eshte kriza qe shume shpejte pritet te shpertheje. Guvernatori doli sot te justifikoi veten ,por veshtire te shpetoi veten nga gabimet . Eshte i vonuar.
Holandezet kane te drejte te festojne ne kete dite te shenuar per historine e tyre;po aq sa ne e kemi detyre tonen,dhe vetem tonen,te fitojme ne betejen me te rendesishme te 23 vjetve te fundit.
Vota e cdo shqiptari duhet te fitoje,ne zgjedhjet e 23 qershorit, shenjterine dhe paprekshmerine sic e kane holandezet dhe kombet e tjere te demokratizuar.Nuk do t’ja falja vetes qe t’i kerkoj te tjereve te bejne betejen time.