Ambasadori i Austrisë thirrje të rinjve: Mos emigroni, luftoni këtu për të ndryshuar gjërat

Bora Basholli

Në kuadër të ditës Europiane, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler u ka bërë thirrje të rinjve që mos të mendojnë vetëm emigracionin, por për mënyrën se si mund të përmirësojnë vendin.

Ai vuri theksin se Shqipëria është një vend i bekuar dhe se ka nevojë që të rinjtë të mendojnë se si mund ta përmirësojnë më tepë vendin e tyre.

“Nuk ka organizime nga të rinjtë. Qarkullim elitash në Shqipëri nuk ka. Mos mendoni thjesht të emigroni, por si mund të përmirësoni këto gjëra që keni. Shqipëria është vend i bekuar. Keni potencial të madh”, u shpreh Sattler.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Danke schoen, per keshillat e urta qe jepni. Rinia eshte e vetmja force qe mund te sjell perparim dhe te ndryshoje gjerat qe jane ndertuar mbrapsh. Mjerisht ajo po braktis vendin nen presionin: e papunesise, te pak vendeve te punes te paguara sa per te blere buken, te pranise te korrupsionit ne administraten shteterore, te hajdutllekut te papare te pasurise publike, te shkaterrimin e ambjentit natyror, te taksave qe rriten çdo dite e te rritjes te kostos te jeteses, te nje propagande te shfrenuar pesimiste nga grupe te caktuara politike. Vendi yne eshte i bukur, me klime te mrekullueshme, me mundesi jetese te pafundeme qe duhen te behen te dukeshme per rinine, Rinia duhet te perkrahet qe te organizohet. Ajo duhet te mbeshtetet edhe me fonde gratis nga shteti ne propozimet qe ben, si ne zhvillimin social e kulturor ashtu edhe ne ate ekonomik e financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *