Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sekui. Takimi është zhvilluar në selinë rozë, pa praninë e mediave.
Në përfundim të takimit, Sekui u shpreh për mediat se takimi me kreun socialsit është në koadër të takimeve periodike, që kanë në fokus çështje të aktualitetit politik dhe zgjedhjet e ardhshme të qershorit.
Javën e kaluar, trojka e ambasadorëve: Arvizu, Sekui dhe Uollfarth, u pritën nga kreytari Rama në selinë e PS-së. Gjatë takimit, ata biseduan mbi situatën politike në Shqipëri dhe gjendjen e krijuar në Preshevë pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së.