Ambasadori shqiptar në Japoni nën hetim për fshehje të pasurisë. ILDKP: Nuk është i vetmi

Dita

Ambasadorë dhe ish-ambasadorë të pushtetit të kaluar po i nënshtrohen një hetimi të imtësishëm, për fshehje të pasurive, si dhe për konflikt interesi.

Së fundi, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dorëzoi në Prokurori dosjen e ish-ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Japoni, Bujar Dida.

ILDKP ka bërë ndaj tij një kallëzim për fshehje të pasurisë, pas një hetimi të bërë në deklaratat e dorëzuara prej tij, gjatë viteve që ishte në krye të Ambasadës shqiptare në Japoni.

Dosja e tij i është dërguar organit të akuzës më 23 korrik të këtij viti.

ILDKP thotë se e njëjta gjë do të ndodhë dhe për disa diplomatë të tjerë që konstatohen me shkelje.

Në qershor të vitit 2014 ministri Ditmir Bushati i dërgoi një shkresë Presidentit Bujar Nishani, ku i kërkonte lirimin nga detyra të ambasadorit.

Por deri në fillim të vitit 2015, kreu i shtetit nuk dha asnjë përgjigje.

Në shkurt Bushati i dërgoi një tjetër shkresë presidentit dhe vetëm në mars ai e largoi ambasadorin nga detyra.

Gjatë kësaj kohe ILDKPKI ka dyshime se, ish-ambasadori ka fshehur pasurinë, duke mos bërë deklarime të vërteta të saj.

1

 

2

Share This Article
14 Comments
  • Keto jane te besh sikurin ..jane “cironkat”, ku jane peshkaqenet e medhenj qe zhgryejne dhjamrat neper plazhe private e qeveritare. Po klientelizmin “diplomatik” kur do t’a shohe zoti Bushati , apo pas plazhit…

    • Po Konsullet jane nen Hetim, keta jane Hajdutet me te medhenj,ish Konsulli Ilir Halili qe ka Sherbyer ne Ambasaden Gjermane ne Berlin prej me shume se10 Vjetesh eshte hajduti me i Madh qe mund te kem Pare,Dhe Sot Pastron Eurot e Vjedhura ne Gjermani ku qendron me Banim, Kemi Psur nje Rast Vdekjeje dhe Ky Qen na rropi nga Parat ne skishim po ishim te detyruar ti Paguanim ketij Monstre edhe leket e Fundit.Ju Lutem Verifikojeni edhe Pasurine e tij, sepse kam degjuar se ka shume shtepi ne Tirane.

  • me shkakton neveri jo vetem lajmi por dhe titulli..

    PRA AMBASDORI BERISHES ESHTE NE HETIM PER 1 MIJE DOLLARE KURSE

    BERISHA DHE DJALI I TIJ ADAPTUAR LUL SUMA EDHE PSE KANE VJEDHUR RRETH GJYSEM MILJARDI ME CA AMERIAKNE SI M.R DHE T.R …ZGERDHIHEN ME XHAMBASADORIN DONALD LULUSHI

    COHU ENVER NGA VARRI SE ATIJ VENDI PO I DEL BARI …

  • Hapni kartat, se keta jane te gjithe cuba, perkrahur nga vete superiori, Sali Berisha! Sa kohe kemi humbur me keta rrugace? Ka ardhur koha te shkojne drejt e ne biruce, perndryshe kemi bere nje vrime ne uje!

  • F.T. ish ambasadori ne Okb, qe tentoi te blozonte shqiptaret e Diaspores, ne nje pazar, asokohe. 1 milion dollar!

  • Jam nje nga personat qe jetoj prej 22 vitesh ne Gjermani, jam shtetas gjerman, puna dhe problemet private, me kane detyruar te kerkoj ndihmen e punonjesve te ambasades shqiptare ne Gjermani, nga ambasadori, konsulli dhe punonjesit e tjere te ambasades, pa i permendur emrat, por qe kane perfaqesuar shtetin shqiptar, te pozites se djeshme dhe pozites se sotme, deklaroj me pergjegjesi qytetare, se ne ambasaden shqiptare ne Gjermani, kam takuar dhe jam perballur me diplomate teper serioze, profesioniste dhe shume te ndershem dhe kur une i kam ofruar disa wuro, per nji kafe, ose per nji dreke, keta diplomate dhe punonjes te kesaj ambasade, nuk kane pranuar.
    Jam nje kundershtar i hershem i politikes berishiane, por si ne kohen e Nanos, Berishes, perseri Nanos e perseri Berishes dhe se fundmi Rames, ambasada shqiptare ne Gjermani, ka diplomate dhe punonjes te rangjeve te ndryshme, teper profesioniste dhe dinjitoze.
    Ndoshta mund te jem nje nga personat qe puna me ka dashur, te kerkoj sherbimet e ambasades shqiptare ne Gjermani, si ne Bon, ashtu dhe ne Berlin.
    I uroj punonjesve te kesaj ambasade, qe kete ndershmeri atdhetare, qe une kam pare , ta ruajne, se nderojne shtetin qe perfaqesojne, por marrin edhe respektin e shqiptareve, qe jetojne ne Gjermani.

    • Bravo! stafi i ambadsades,po kush i ha keto mor vule humbur,nuk mbulohet qielli me shosh,thote populli,punonjesit e ambasades ne Gjermani,jane me te dhjeret,kete e kam degjuar nga vellai im,qe kishte ca probleme me ambasaden tone ne Gjermani……Ku nder te tjersh me shkruante se ke frik te kontaktosh me ta se te rrjepin……

  • SHQIPTARIN EDHE SIKUR TA ÇOSH NË HËNË,
    KUR TË KTHEHET,DO TA KETË VJEDHUR NDONJË GJË,
    ASHTU KOT, VETËM NGA FORCA E ZAKONIT SHEKULLOR.

  • Ky e kane gjet kete ,
    i pa qethur,
    shikim katunar,
    ulur si gungac.
    hajdut qe nuk deklaron paret, kushedi cfare fondi ka zhdukur.

    Ambasadori eshte
    SHKELQESIA E TIJ ZOTI AMBASADOR, ……
    CA DREQIN ESHTE KY, cfare lidhje ka me diplomacine, cfare shkelqesije eshte,
    Ka diplomate te shkelqyer Shqiperia po jo nga keto….. dhe ku…… ne JAPAN, atje vetem era parfum vjen

  • Mos vall Diplomat do thot hajdut shqip,si ka mundesi te gjith hajna?dal dreqi ta haj si e ka henger

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *