Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth ka vizituar ditën e sotme kanionet e Osumit, i ftuar nga prefekti i qarkut Berat Bujar Hoxhaj dhe i shoqëruar nga Federata Shqiptare e Rafting. Gjatë udhëtimit prej 3 orësh rafting ai ka shijuar pamjen përrallore të Kanioneve të Osumit.
“Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e Osumit. Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh. Cfarë nuk kishtë ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e Kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart. Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e rafting. Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre.”
Rafting është një risi që i jep mundësi turistit shqiptar dhe të huaj të vizitojë vende të mrekullueshme, duke prezantuar Shqipërinë në rrjedhat e një pasioni të ri. Federata Shqiptare e Rafting nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme promovon Shqipërinë si një vend të sigurt në mes të Europës, plot me bukuri të natyrës dhe në pritje për t’u eksploruar e shijuar.
Ambasadori Wollfarth eshte kthyer ne turist, ka harruar se per cfare paguhet ne Shqiperi. Shkrimi nuk eshte i plote se nuk ben te ditur sa kernacka Korce ka ngrene dhe sa birra ka pire.
O FAT KAQOLI. PO PSE NUK KANE WEEKENDE NJEREZIT??
Ne o zoti Ambasador kemi nje fjale qe shpjegon pozicionin tend ne nje situate para zgjedhore.
Fshati digjet e kurva krihet
Ndersa si asnjehere tjeter Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ose komisioni i Kosovrastit dhe i Pones) ka mbetur pa anetaresi te plote, pamvarsisht kush e ka fajin, si me ben llogje ne Osum. Gjej nje kohe tjeter a derezi e skotimi.