Ambasadori i OSBE: Votimi elektronik, i ndërlikuar

Dita

Kërkesa e mundshme nga të dyja palët politike në vend për futjen e numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, merr dhe mbështetjen e kreut të prezencës së OSBE në Tiranë, ambasadorit Bernd Borchardt.

Ambasadori Borchardt flet me rezerva për votimin elektronik në një intervistë për Tv Klan. Ai thotë se  vendimarrja i takon Parlamentit shqiptar, dhe se vendimi duhet marrë menjëherë nga palët politike.

Ai nuk cilëson numërimin elektronik si problematik, sesa cilëson votimin elektronik. Sipas ambasadorit, numërimi elektronik mund të shërbejë për uljen e politizimit të vendeve të numërimit, ndërsa votimi elektronik ka përpara vetes testimin e saj teknologjik.

Përpara se të merret vendimi për votimin elektronik, krahas testimit teknologjik duhet bërë dhe studimi i fizibilitetit, trajnimi i zgjedhësit, të njerëzve nëpër qendrat e votimit: pra duhen bërë testime të shumta.

Ambasadori Borchardt thote se rezervat e tij i ka diskutuar edhe me 2 bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore në një takim të zhvilluar pak ditë më parë pa praninë e medias, dhe sipas tij ka një qasje pozitive nga opozita, ndërsa nga mazhoranca pritet akoma një përgjigje konkrete.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ç’keni që shqetësoheni,zoti Ambasador, lërjani në dorë Lulëzim Bashës. Ai i ka të gjitha mundësitë për ta realizuar. Me ndihmën e miqëve të tij në Moskë, jo vetëm fondet e domosdoshme për realizimin e projektit nuk përbën problem për ti gjetur, por nuk ka nevojë fare për trajnim të zgjedhësve. E zgjidhin këtë punë shokët moskovit si ta duan politikanët shqiptarë nga Moska. Zoti Basha ka kohë që e kërkon këtë lloj votimi, por mjerisht nuk po ja vënë veshin sa dhe si duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *