Ambasadori i ri gjerman ka nisur sot zyrtarisht detyrën në Shqipëri. Hellmut Hoffman, i cili zëvendëson zonjën Karola Muller Holtkemper, i dorëzoi sot letrat kredenciale presidentit Nishani. Gjatë takimit me kreun e shtetit, 62-vjeçari Hoffman i cilësoi “të shkëlqyera” marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Hoffman ka lindur në Hajdenhajm të Gjermanisë në vitin 1951. Prej vitit 1982, kur ka nisur punën në Ministrinë e Jashtme, Hoffman ka patur disa detyra të rëndësishme si funksionar në Drejtorinë e NATO-s dhe atë të Kontrollit për Armët Konvencionale.
Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadën gjermane në Zagreb si përfaqësues i përhershëm dhe në ambasadën gjermane në Londër, si këshilltar politik.
Katër vitet e fundit ai i ka kaluar si drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Çarmatimin. / Top Channel