Ambasadori i sapo emëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është prezantuar përmes një video-mesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të Bashkimit Europian.
“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, shprehet Ambasadori.
Ai thekson se mirëpret bashkëpunimin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave të Bashkimit Europian.
M.H/ Dita

Uroj ,me gjithe zemer,qe zoti Luigi Soreca te jete ne lartesine e Romana Vllahutin,,,ne dobi te pershpejtimit te ritmeve dhe standarteve afruese te Shqiperise sone me Europen e Bashkuar.
Uroj.