Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, janë takuar të martën për të diskutuar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë.
Në bazë të rezultateve preliminare, LDK-ja e kryesuar nga Isa Mustafa është rradhitur e dyta në këto zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto dy parti nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.
Në një komunikatë për media, të lëshuar të martën nga LDK, thuhet se Mustafa e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, ndërsa ky i fundit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.
Ambasadori Kosnett takoi më herët të martën edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin, sipas komunikatës për mediat të LVV, e uroi për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve./ rel
e.ll./dita

I thote ti veje albinit kushte per koalicion te tilla qe minojne premtimet elektorale te vetevendosjes