Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.
Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Zoti Grenell, ekspert i politikës së jashtme është themelues i firmës “Capitol Media Partners” në vitin 2010, që ofron konsulencë për çështje të jashtme.
Ambasadori Grenell, ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër.
j.l./ dita

bisedimet kosovë sërbi!
ka 20 vjet që po “bëhen” nga këto vite vetëm 10% gjat presidencës më të keqe që ka pasur amerika në të gjitha kohërat!!me gjithë dy vjetët e ardhëshme të trampit përqindja shtrohet dhe pak më shumë!!
që bisedimet duhet të vazhdojnë kjo nuk ka asnjë dyshim,por që nuk duhet dëgjuar aspak,në mënyrë absolute “politika tramp” dhe trampi vetë,dhe kjo duhet të fiksohet në mëndje!!
duhet biseduar vetëm e vetëm që të pritet koha deri sa të largohet trampi!!
gafat e tij janë proverbiale,budallallëqet e tij që kanë çuar në problemet e mëdha që ndodhin në atë lindje të mesme që nuk u prek nga rrëmuja arabe e erdoganit!?janë gafa foshnjore të një trupeshku!!
përfaqsuesit e kosovës,duhet të harrojnë nxitimin alla thaç që do ti mbarojë punët deri “në mars”,”prill” a ku ta di unë se “janë shansi i vetëm që kemi”!!
largimi i trampit duket më se i qartë,ai po e ndihmon vetë këtë gjë!!budallallëqet po i shton dita ditës njëlloj si zëvëdësimet që bën në kabinetin e tij!!
më duket i njëjtë me dobiçin tonë të tironës,” që vetëm të tjerët e kanë fajin,asnjëherë trampi o dobiçi”!!