Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani, thotë se fushata elektorale po shkon e qetë dhe në një klimë të favorshme.
“Besoj se fushata po shkon rregullisht dhe ne nje klime mjaft te qete dhe te favorshme.
Mbi temen me te diskutuar ate te se shkuares se kandidateve kemi pare nje permiresim te ndjeshem mbi kualitetin e tyre dhe gjithashtu kemi pare se tema mbi te shkuaren e erret te ndonje kandidati ka qene ne qender te dites dhe kjo eshte e rendesishme.
Natyrisht tema eshte komplekse, por duket se partite politike i jane pergjigjur pozitivisht asaj qe eshte kerkese kryesore e komunitetit nderkombetar dhe eshte bere nje hap ne drejtimin e duhur. Mbetet megjithate ende per te bere, por besoj se ne kete pike te gjitha partite politike jane te vendosura ta bejne”, tha ai për Ora News.
Por Gaiani nuk harron të kujtojë se faktori ndërkombëtar do të jetë i vemendshëm deri në fund të fushatës dhe specifikisht ditën kur do t’i drejtohemi kutive të votimit dhe më pas.
“Ne natyrisht shpresojme qe gjerat te shkojne si deri me tani dhe qe gjithcka te realizohet ne menyren me te mire, sipas atyre qe jane standartet e kerkuara nga komunitetit europian.
Nuk kemi asnje motiv te jemi te shqetesuar.
Do te shohim me vemendje ate qe ndodh por jemi besimplote se populli shqiptar dhe forcat politike do te dijne te sillen me maturi. Mbarevajtja e procesit zgjedhor do te jete nje element i rendesishem edhe ne vleresimin qe do te jape Europa, organizmat qe merren me kete vezhgim. Natyrshem do te merret ne konsiderate cdo zhvillim, pra menyra si shkon ne teresi procesi votimit. Por perseris nuk kemi motiv per tu preukupuar”, shprehet ai.
