Ekonomia shqiptare duhet të bazohet te bujqësia dhe është detyrë e klasës politike ndërmarrja e strategjive që të stimulojnë këtë zhvillim. Ky ka qenë apeli i ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani. Ambasadori vlerësoi arritjet që ka bërë vendi gjatë viteve të tranzicionit, por sipas tij, bujqësia dhe industria ushqimore janë sektorët që kanë njohur më pak rritje. Kjo pasi nuk është zgjidhur akoma problemi i pronësisë së tokës, bujqësia nuk është e mekanizuar dhe lëvizja masive e popullatës drejt qendrave urbane ka bërë që rreth 60 për qind e parcelave të mos shfrytëzohet. “Do të përqendrohem te bujqësia për një arsye të thjeshtë. Është sektori më fitimprurës i ekonomisë dhe që ka një impakt direkt te shtresat më të ulëta sociale. Për më tepër, zhvillimi i këtij sektori është i lidhur ngushtë me identitetin dhe kulturën e shqiptarëve. Kërkesa për produkte bujqësore ka njohur rritje në të gjithë botën dhe vetëm duke plotësuar disa standarde, produktet shqiptare do të mund të përballojnë konkurrencën e tregjeve europiane dhe më gjerë”, tha Gaiani.

Ky eshte njeri i mire por nuk ja ka shume idene, c’thote sot nuk ja mbyt neser..
Ka mbaruar shkollen bujsore ne Kavaj,ja dine bujqesise,po besoj se ju kan shpifur.