Tare: Shqipëria e ka mbështetur Izraelin madje në deklaratat e fundit kryeministri Berisha, e ka krahasuar liderin e Iranit Ahmadinejad me Hitlerin. Dhe duket se ka një vullnet nga vendi ynë që ta mbështesë plotësisht Izraelin, në këmbim të njohjes së Kosovës. Ambasador Cohen përse Izraelin nuk e njeh Kosovën?
Cohen: Izraeli e vlerëson jashtëzakonisht mbështetjen që ka dhënë Shqipëria për Izraelin, në vecanti mbështetjen që ka dhënë në kombet e Bashkuara gjatë viti 2011-2012. Dhe fjalët e kryeministrit tuaj kanë patur një vlerësim shumë të madhe tek kryeministri jonë dhe tek ministri I jashtëm. Kryeministri shqiptar ka pasur edhe një fjalim tek univeristeti I Izraelit dhe e ka shumë të qartë që Izraeli është një shtet që e don paqen. Izraeli është për një bashkjetesë midis dy shteteve demokratike në kufinjtë me njëra –tjetrën. Por natyrisht kuptohet Izraeli është pro një shteti të ri palestinez, I cili nuk do cënojë dhe rrezikojë shtetin e Izraelit. Dhe jemi shumë të kënqaur që qeveria shqiptare dhe kryeministri juaj, mbështeti idenë dhe mendimet e Amerikës për në kombet e bashkuara. Edhe për cështjen e Kosovës, do të vijë momenti që do të zgjidhet edhe ky moment I njohjes së Kosovës.
Tare : Do të zgjidhet duke e njohur?
Cohen: Është e vërtetë që për momenti akoma Izraeli nuk e ka njohur kosovën, por ne jemi duke punuar rreth kësaj cështjeje. Dhe një nga faktet është që ne erdhëm këtu dhe hapëm ambasadën, për të treguar që ne jemi këtu dhe ne e vlerësojmë Shqipërinë, duke e krahasur me shtete të tjera të ballkanit. Dhe ne jemi duke punuar që problemet që kemi me palestinezët ti zgjidhim në mënyrën më të mirë e më të shpejtë. Dhe besoj gjithashtu që edhe cështjen e Kosovës do ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të kisha dëshirë të thoja edhe dicka tjetë të rëndësishme. Megjithëse ne nuk e kemi njohur ne kemi mardhënie në shtetin e Kosovës, kemi kompani dhe mardhënie tregtare me Kosovën. Madje nuk ka edhe shumë kohë që është hapur edhe një restorant me ushqim nga vendi ynë në Kosovë. Izraeli gjithashtu jep viza të lehtësuar për qytetarë e Kosovës. Ka shumë kosovarë që marrin pjesë në kurse që zhvillohen në izraelë sëbashku me qytetarët shqiptarë. Dhe para ca kohësh takova në një kurs të tillë disa përfaqësua nga Kosova dhe Shqipëri që merrnin pjesë. Ne besojmë që mardhëniet midis popujve në rradhë të pare, pastaj midis shteteve.
Tare: Gjatë luftës së Kosovë media ka folur dhe dihen disa fakte, për praninë e disa rusëve me preardhje hebreje në luftën kundër shqiptarëve përkrah forcave serbe. E dini ju këtë fakt?
Cohen: Nuk e kam dëgjuar. Dhe më duket dicka që nuk është e vërtetë pasi hebrenjët e rusisë, nuk njihen si një popull që ka dashur shumë të shkojë dhe të marri pjesë në ushtrinë ruse dhe më duket dicka jo me shumë llogjikë që të ketë pasur hebrenjë, që të kenë ardhur deri në kosovë për të luftuar kundër kosovarëve kur ato nuk janë të gatshëm shumë të marrin pjesë në ushtrinë ruse.
Deklarata nacionaliste
Tare : Javët e shkuara, përvec celebrimit të 100 vjetori të pavarësisë filloi gjithashtu edhe një retorikë në rritje për nacionalizëm dhe për bashkim etnik të trojeve shqiptare të cilat u shpallën të pavarura 100 vite më parë nga Ismail Qemali. E kam fjalën për deklarat nacionaliste të kryeministri të vendit apo edhe të partive të tjera të reja në skenën politike. Cili është komenti juaj për këto deklarata?
Cohen: Mund të them sic e përmenda edhe më sipër që shqiptarët mundohen të kujdesen për qytetarët e tyre që janë jashtë atdheut sic kujdeset edhe Izraeli për qytetarët e tij. Nëqoftë se ata ndodhen në Australi, Amerikë, apo në vende rreth Shqipërisë. Kam lexuar komentet të shumta që janë bërë për këtë temë dhe sidomos nga ambasadorët. Më kujton periudhën që Iraku pushtoi Kuvajtin dhe që bota u bashkua dhe nuk e lejoi këtë gjë dhe I tha se nuk mund të pushtohet një shtet I pavarur. Dhe ne sot ndodhemi në shekullin e 21 dhe është e kuptueshme që një shtet të marri pjesë në një shtet tjetër. Dhe ne janar kemi zgjedhje në Izrael dhe mundohemi të krijojmë kushte hebrenjve që ndodhen jashtë Izraelit të kenë mundësi të votojnë. Dhe për mendimin tim këto shprehje dhe komente të ndryshme që mund të jenë dëgjuar ndoshta nuk ia vlen të bëj komente dhe ti japim rëndësi sepse kjo gjë ka kalur dhe nuk janë ndoshta kaq me zhurmë që kanë bërë.
Tare: Që ta kuptojmë mirë këtë pjesë sepse është e rëndësishme. E konsideroni më shumë si një retorikë të lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve apo si një shqetësim që mund të lidhet përshkak të një projekti konkret që mund të ketë ndonjë nga politikanët për bashkim etnik?
Cohen: Duhet të them dicka vërtetë nga zemra. Ne jemi një vend vërtetë shumë I vogël dhe me shumë problem në lindjen e mesme dhe si përfaqësues I këtij vendi ne nuk kemi ardhur në Shqipëri për të dhënë opinionin tonë për tema të tilla që mund të kenë lidhje me dashurinë dhe atdhedashurinë dhe nacionalizmin dhe patriotizmin. Detyra ime është të krijo mardhënie midis dy vendeve dhe midis dy popujve. Ne nuk jemi shteti I madh që të diktojmë. Sidomos në periudhën parazgjedhjeve që një diplomat është mirë që mos të ndikojë në periudhat parazgjedhore të marri pjesë dhe të bëhet lojë e këtyre komenteve që mund të lexohen në shtypin tuaj.
Tare: E kuptova që nuk do të dilni nga kostumi I diplomatit. Por dua t’ju pyes për nje tjetë projekt që është bërë gjithashtu publik në kuadër të kësaj retorike. Cdo shqiptarë të marrë pashaportë shqiptare të marrë nënshtetësi shqiptare. Jam e sigurt ambasador që jeni familjarë me këtë project sepse Izraeli është një nga ata që e ka ofruar shtetësinë hebreje për hebrenjtë kudo nëpër botë. Si ka qënë ky project për izraelin ka sjellë shqetësime në mardhënie me vendet e tjera?
Cohen: Në Izrael sipas ligjit jo cdo hebre që jeton jashtë territorit të Izraelit mund të marrë pasaportë. Por vetëm hebrejtë që jetojnë mbi një vit në izrael, quhet qytetarë I këtij vendi, merr kartë identiteti dhe vetëm pas tre vjetësh një person që jeton në izrael mund të marri pasaportë. Se përndryshe mund të ndodhi që një pjesë e mirë e hebrejve që jetojnë jashtë Izraeli të vijnë për të marrë pasaportën dhe për të përfituar nga favorët që mund të ofrojë shteti ynë.
Tare: pra atje është një project I sukseshëm, nuk ju ka krijuar problem?
Cohen: Ligji ynë në Izrael thotë që cdo Hebre që jeton jashtë izraelit ka të drejtë të vijë të jetojë në Izrael. Ne nuk ia privojmë asnjë hebreu në botë që të vijë në Izrael. Pasaporta është një detyrim dhe një vlerësim që shteti I a jep atyre që jetojnë në Izrael mbi tre vjet. Si një shtet me kaq shumë konflikte, nuk mund t’ia japim të drejtën hebrejve të botës të kenë mundësinë të jenë të barabartë me qytetarët që jetojnë në Izrael dhe të ndikojnë në politikën izraelit duke mos kontribuar në shtetin e Izraelit.
Palestina
Tare: Cili është komenti juaj për votën apstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës?
Cohen: Shqipëria nuk votoi në OKB dhe ne ishim shumë të kënaqur nga vendimarrja shqiptare në këtë akspekt. Ministri ynë I jashtëm e mori direkt ministrin tuaj të jashtëm Panarit, për ta falenderuar. Ne përherë kemi qënë të kënaqur, duke e ditur që Shqipëria është një shtet që e mbështet Izraelin. Por duhet të kuptoj që Shqipëria me këtë votë mbështet që pavarësia dhe shteti I ri palestinez do të vijë nga një bashkëbisedim midis dy shteteve nga një mirëkuptim midis dy shteteve dhe jo në mënyrë të asnjëanshme.
Tare: A jeni në dijeni të atyre që janë bërë publike edhe në media të një presioni që kryeministri I turqisë Erdogan ka bërë ndaj qeverisë Shqiptare, për të pasur një votë në favor të Palestinës?
Cohen: Natyrish që kam pasur informacion rreth kësaj teme dhe më vjen keq për Turqinë që mundohe të ndikojë mbi votën e lirë të shqipërisë. Dhe ne jemi shumë të kënaqur që Shqipëria nuk u ndikua nga ky presion Turk. Dhe besoj që Turqia të kuptojë vërtetë se kush janë problemet e Izraelit. Dhe më vjen keq që Turqia duke qënë një shtet që deri pak vitesh ka qënë një aleat I ynë I fortë.
Tare: Kjo ishte edhe pyetja jonë në fakt. Përse shteti I Turqisë ka ndryshuar në mënyrë radikale mardhëniet me Izraelin nga mardhënie shumë të mira në të kundërtën e tyre? Cfarë ka ndryshuar?
Cohen: Këtë pyetje ndoshta duhet T’ia drejtoni dhe të pyesni kryeministrin Erdogan. Për shumë vite marëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë kanë qënë marëdhëni shumë të mira. Bashkëpunimi midis dy shteteve ka qënë shumë I frytshëm dhe shumë I vecantë. Ka qënë një bashkëpunim ku të dyja palët përfitonin nga kjo mardhënie. Ne nuk mund ta themi se përse ndodhi kjo ftohje midis mardhënieve ndoshta ndodhi pasi komuniteti Evropian nuk e afroi turqinë sic mendonte Turqia. Mbase Turqia e bëri këtë hap pasi dëshiron të afrohet më shumë me vendet arabe. Apo se disa politikanë në Turqi mund të mendojë të kthehen në kohën e artë të Tuqisë potente.
Tare: Cilat ishin përfitimet që arritën palestinezë me votim e fundit në OKB?
Cohen : Në fakt në terren nuk kanë arritur asnjë përfitim. Vota ishte te merrte pjesë si shtete vëzhgues në OKB dhe jo si shtet. Por natyrisht që ka disa përfitime. Një nga këto është që ka mundësi ta hedhe në gjyqë Izraelin në të ardhmen. Por në terren nuk ka ndonjë përfitim.