Ambasadori rumun në Tiranë, Nicanor Tekulesku, nga Korça ka theksuar domosdoshmërinë e konsensusit politik në Shqipëri, si një nevojë për reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë.
Edhe pse është shprehur me optimizëm për tendencën pozitive në reformat e tjera, diplomati rumun e ka konsideruar këtë një proces të vështirë në themel të të cilit mbetet lufta ndaj korrupsionit. “Është e qartë që Shqipëria po bën përparime në reformën në drejtësi. Ky është një aspekt që është parë nga shtetet e KE, por edhe nga faktorë të tjerë në rajon.
Është e qartë që kushtëzohet nga kjo reformë rruga për t’u anëtarësuar në BE. Edhe në reforma të tjera tendenca është pozitive. Procesi është mjaft i vështirë dhe këtë e thotë një përfaqësues i një shteti i cili e ka kaluar këtë periudhë tranzicioni dhe ende po lufton e po bën përpjekje të mëdha për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të luftuar sistemin e korrupsionit.
Jam i bindur se Shqipëria do ta kalojë me sukses këtë proces dhe për mendimin tim është shumë i domosdoshëm konsensusi politik. Gjithashtu flas nga përvoja e Rumanisë. Duhet që shoqëria civile të përforcohet dhe ta shtyjë e ta forcojë këtë proces drejt përfundimit”, deklaroi Tekulesku.
Ambasadori rumun këto deklarata i ka bërë teksa ka qenë prezent në qytetin e Korçës, ku është përuruar Qendra Kulturore Rumune, si dhe janë shpërmdarë çertifikatat për studentët që kanë ndjekur mësimin e gjuhës rumune në universitetin “Fan Noli” në Korçë, ku edhe ka vlerësuar bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve.

dy jane reformat kryesore ne shqiperi:
1-te shkrihet republika ambasdoriale qe eshte formuar nga rajersoni ne 1991-2 dhe vazhdon dhe sot.
2-te denohen krimet e sali-elezbiberishes.1991-2013 e ne vazhdim
ne te kunderten dalin realitet fajlet e enverhoxhes ne 1984 ku tha qe mos e lini shqiperine ta shkele derri dhe dosat…
keto qe thone keta ambasadore si ky rumuni apo ca helmuter te tjere jane tallje makabre..