Ambasadori rus në Beograd: Rusia mbështet ndarjen e Kosovës

Leda Hysa

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Cepurin, tha se Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia e konsideronte atë si zgjidhjen më të mirë për të.

Kështu u shpreh Chepurin duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq se edhe “shqiptarët mund të bien dakord për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo është në interesin e tyre”, raporton “Vecernje Novosti”, transmeton “zeri.info”.

“Ne e respektojmë qëndrimin e Serbisë dhe atë zgjidhje, të cilën e konsideron si më të mirën për të, do të mbështesim”, tha Cepurin.

Sipas tij, Rusia do të mbështesë çdo vendim të Serbisë.

Ende është i  vlefshëm slogani:..” “Çfarë është e mirë për Serbinë, është e mirë për Rusinë ” Për Moskën është e rëndësishme që zgjidhja që ofrohet të jetë në interesin e Serbisë. Unë nuk kam asnjë dyshim se Qeveria e Serbisë, presidenti Vuçiq dhe ministri Daçiq do të bëjnë atë që është më e mira për vendin , tha ambasadori rus.

Cepurin pretendon se pavarësisht nga ndryshimet e brendshme që po ndodhin në Rusi, Serbia do të vazhdojë të ketë një partner të mirë në Kremlin.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nese pala shqiptare pranon ndarjen kjo asht tradhetia e dyte qe bahet ne kete periudhe fillim mijevjecarit te trete.E para shitja e detit Grekut e dyta ndarja e Kosoves.Deshiroj te mos kete tradheti.

  • Ju ka hyp vetja ne qejf ruseve.Kujtojne se Putini eshte i paprekshem. E mor komb i deshtuar akoma nuk e keni kuptuar qe Anglo-saksonet jane ata qe bejne ligjin ne kete planet. Nqs Kosova ndahet do ndahet edhe serbia.Lugina e presheves,Vojvodina,Sanxhaku,fshatrat bullgare e rumune do te kerkojne te njejten gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *