Ambasadori u nxitua pak

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Për ne shqiptarët, lufta nacionalçlirimtare ka historinë e saj të cilën, ne e ndajme me diktaturën, por që populli shqiptar është dinjitoz e krenar, karakterizohet nga mençuria dhe urtesia e fjalës, inteligjenca e talenti, sakrifica dhe sfida, jetesa e mbijetesa, dhe dime te bejme dallimin kur duhet e si duhet. Po dje ishte dita e tyre e veteranëve, bashkëluftetarëve të atit tim të ndjere, qe ka humbur dritën e syve në luftë, në betejë me nazistët gjermanë që ishin bërë tmerri i njerëzimit ne botë. Deklarata e Arvizusë e nxituar; të ishte pak më diplomat në atë prononcim, se i ofendoi veteranët shqiptarë, u fyeu krenarinë e luftetarit – kur Amerika i respekton veteranët e çdo lufte me dinjitet e krenari. Si do t’i vinte Arvizusë që të ofendonin veteranët e luftës në Vietnam, Kamboxhia, në Indonezi, etj tej…. – që ata i simbolizojnë se janë veteranët e Atdheut- kupto Amerikën – Amerika e Lirë?! Shoqëria shqiptare ka pranuar pluralizmin dhe vetë ne duhet të respektojmë bindjet e gjithkujt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *