Tomasova: Protestat dëmtojnë shanset për marrjen e statusit

anazapta

Ambasadorja çeke e quan mjaft negative mbajtjen e protestave dhe të grevave në prag të vendimit të Brukselit për Shqipërinë. Madje thotë se këto mund të dobësojnë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat.

“Protestat dhe grevat dobësojnë mundësin e marrjes së statusit. Janë mjaft negative. Politikanët të mos punojnë për vete, por për popullin” tha ajo nga qyteti i Shkodrës.

Deklarata e ambasadores çeke, Bronislava Tomasova, u bë gjatë një takimi me të rinjtë për sfidat e integrimit.  / ORA

Share This Article
8 Comments
  • Ambasadorja e di fort mire se protestât nuk ndikojne,bile e kunderta kjo tregon se demonstratat lejohen si ne cdo vend te botes!
    Ajo cka pengon eshte mosrespektimi i ligjit e ne kete tash ligji per demshperblim te ish te burgosurit,ligji per Krim te prônés,ligjet antikorruption…
    Sa u burgosen per korruption prej nje vjeti?kete do pyete evropa!

  • Shume mendim i drejte: Ne Bashkimin Europian nuk kane vend per nje shtet ku sundojne akoma Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij. Edvin Theofan Noli eshte nje intelektual i jashtezakonshem, por nuk mund te behet “burre shteti” pa ndeshkuar krimet dhe vjedhjet marramendese te shpellareve te Vicidolit.

  • znj Ambasadoreshe ka folur bukur, sic dhe i ka hije nje perfaqesuesi te EU-se. Sikur mos te kishin greva e protesta politike, dhe “konsensus nder-partiak” Ne…neser hyjme ne Europe. Te njejten vrejtje kane bere dhe Ambasadori Gjerman, ai Francez, Rumun, Italian, Danez, Norvegjez, Spanjoll, Hungarez, Polak, Hollandez, Kroat, Grek…e se fundmi por kurre te fundit; Amb’s Sllovak dhe z. Arvizu.

    Sikur s’mjafton qe Politikanet Tallava Shqiptare e perdorin Europen si “qellim ne vetevete” dhe shkop-kokes, kundershtareve; por dhe Ambasadoret i bashkohen nje kori-patronizues; e askush nuk thote: “harroni Europen” ne fillim siguroni Ushqimin per Popullaten e Varfer te Shqiperise.

  • Po tani duan te hyjne ne Europe bijte e atyre qe e shane kete Europe nga 44 e deri ne 90, Gjyshi partizan, djali sekretar partie e nipi sekretar rinie, si pasoje e regjimit te tyre mbeten si mos me keq ne 90`, Rusia e Kina nuk i dha me borxh, vetem falimentuan. Tani skane rruge tjeter vetem se ti lepien asaj Europe e Amerike qe shane me rrenje e dege familjarisht. Cfare Hipokrizie. Jam shume kurioz se cfare i thote gjyshi ishpartizan e babai sekretar partie nipit qe tani eshte ne qeverine e majte.

  • Ky eshte edhe qellimi i dyshes anti Shqiperi Berisha-Basha ti bejne dem Shqiperise per interesat e familjes Berisha te Zenit dhe Argites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *