SHBA i dhuron BKH mbi 100 mijë dollarë për pajisje hetimore, Yuri Kim: Këmbëngulni në punën tuaj kundër korrupsionit

J L

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.

Pas takimit të diplomates, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane thuhet se Kim përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • E nderuar zonja ambasadore e SHBA!
    Ju jemi mirenjohes per ndihmen e madhe qe i jepni Shqiperise edhe me keto pajisje se fundi,por duhet ta dini se KORRUPSIONI ne Shqiperi nuk luftohet me pajisje per deri sa kete gje nuk e arrin ta beje kryeministri Rama,deputetet,ministrat etj!
    Korrupsionin e lufton vetem nje kryeminister i AFTE dhe i NDERSHEM,i cili studion me institucione te vecanta me karakter te perhershem personat e afte dhe te ndershem per emerimet ne postet kryesore te qeverisjes!
    Nje kryeminister i afte dhe i ndershem nuk ka nevoje te bredhe neper Shqiperi,atje ku ndertohet vetem per te ndjelle median pas vetes per t’u bere reklame investimeve te tij,se kryeministri nuk eshte brigadier fshati,por drejtuesi me i larte i qeverisjes,qe te jete i afte te te vere vartesit me te afte ne pune dhe nen kontroll!
    Por kryeministri Rama,merret me vogelsira kur duhet te merret me drejtimin e qeverise!
    Se qeverisja nuk eshte thjesht ndertim i rrugeve etj,por ndertimi dhe funksionimi i shtetit ligjor!
    Se ne shtetin e sotem ka nje administrate qe nuk punon sipas ligjit,por “maliqit”,ndaj cdo gje eshte rrumpalle dhe shqiptaret marrin rruget e botes!
    Mos u mashtroni nga propaganda e Rames,se ai eshte mjeshter i kesaj fushe,por degjoni qytetaret e thjeshte,qe jane edhe viktimat e vetme te mungeses se demokracise dhe shtetit ligjor!
    Te jeni te bindur,se ne Shqiperi cdo gje do veje keq,per deri sa te jete ne pushtet Rama dhe kjo klase politike e deritanishme!
    Duhet nje permbysje e plote!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *