Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë: Vizat nuk do rikthehen

Gazeta Dita

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij shtetit. E ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, e cila ka sqaruar se një raport i tillë nuk ekziston.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi.

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston”, tha ajo.

Share This Article
3 Comments
  • Palacalleqet e bandes se Monstres se Vicidolit ! Shpif,
    shpif dhe vetem shpif. E megjithate burgu te pret ! Nuk
    i shpeton dot o kryehajn e kryekriminel i Shqiperise . Nuk
    meriton ta zgjasesh me nje kerrme politike qe aq shume
    fatkeqesi i ka shkaktuar popullit shqiptar ! Tash i ka mbe-
    tur vetem nje bande horrash: hajdutesh e vrasesish …!
    Edhe keta te fundit nje dite do ta braktisin kur ta shohin
    prapa hekurave delenxhiun e Vicidolit qe shkaterroi Shqi-
    perine .

  • sigurisht se me fantazine e tyre, gazetaret holandeze, kanabis pirres te medhenj, e kane krijuar nga fantasia e tyre?

    Rapport apo mémo, thirre si te duash nuk na behet vone, po ky existon moj zoje .Pra veproni e mos e futeni koken ne zall.

  • E degjova kete ambasadore teksa perpiqej te na mbushte mendjen se cdo gje nuk eshte e vertete! Ajo qe te linte mbrese te fjalet e saj ishte varferia maksimale e te shprehurit, stonimi dhe mundimi per te gjetur fjalet e duhura! Nuk e njoh kete perfaqesuese te shtetit shqiptar ne Mbreterine e Hollandes, por ajo qe mund te thoja eshte se te tille perfaqesues i a ulin vleren ne minimum shtetit dhe popullit te tij! A nuk paska Shqiperia njerez me te afte se kjo zonje? Vazhdojne paradokset e pafund ne kete vend jashte orbite!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *