Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA në Konventën e republikanëve

Dita

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara znj. Floreta Faber, ishte përfaqësuesja e shtetit shqiptar në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane, zhvilluar nga 18-21 korrik në Kleveland të shtetit të Ohaios, SHBA.

Kjo Konventë zyrtarizoi z. Donald J. Trump si kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale të
nëntorit të Shteteve tëBashkuara.

Gjatë Konventës z. Trump u prezantua si kandidati për president që ka forcën dhe lidershipin e duhur për ta bërë Amerikën një vend më të sigurtë dhe për t’i dhënë rritjen e duhur zhvillimit ekonomik të vendit.

Ambasadorja  Faber, gjate punimeve te Konventes, pati takime intensive me përfaqësues të lartë të Partisë Republikane.

Spikeri i Kongresit Paul Ryan, guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie, një numër Senatorësh dhe Kongresmenësh si Bob Corker apo MichaelMcCaul, dhe një pjesë të stafit të ngushtë të z.Trump qe po punon për të ngritur bazën e qeverisë dhe administratës së re amerikane e cila duhet të jetë gati për t’u shpallur në nëntor dhe në rastin e një fitoreje, gati për të filluar punë në janar 2017.

13781672_1215024415214450_5989185037612994810_nGjatë kësaj jave, ambasadorja do ndjekë nga afer Konventen Kombëtare Demokrate e cila zhvillohet në Filadelfia. Takimi presidencial i demokratëve që nisi sot ka një numër të madh mbështetësisht të kandidaturës së znj. Hillary Klinton,  të cilët do marrin pjesë dhe do përshëndesin Konventën, si Presidenti Amerikan Barack Obama, ish presidenti Bill Klinton. Një numër i madh politikanësh nga gjithë bota pritet të marrin pjesë në këtë Konventë.

Kryeparlamentari Meta, Kryetari i opozitës Basha dhe deputetët Pandeli Majko dhe Olta Xhaxhka do të jenë pjesë e drejtuesve botërore që do marrin pjesë në kete Konventë.

Share This Article
5 Comments
  • Ne Amerike Partia Demokrate Amerikane quhet e majte se eshte ne mbrojtje te shtresave te varfera, per arsimin shendetsine qe perfitojne keto shtresa etj etj.
    Keshtu ne kete Konvente jane thirur perfaqesuses te Partive ne bote qe jane te Majta apo te qenddres se Majte, ketu nuk mund te pejashtohej edhe SHQUP-i (Partia Demokratike Shqiptare) si nje parti ekstreiste e majte dhe ka nje ftese Kryecari i burgosur i kesaj Partie, Lulush Leperushi.
    SHQUP-i duhet te beje deklarate publike dhe te prononcohet perse nuk eshte thirur dhe nuk ka pasur ftese ne Konvente Kombetare te Republikaneve qe perzgjodhen si kandidat per President, Donald Trump.

  • Mos u cuditni. Partia demokratike nuk eshte as e majte dhe as e djathte. Nuk ka kurrfare principesh. Eshte partia e cudirave : Salh Berisha, Luzezim Pasha, Edi Paloka dhe Deputetja e Leshit.
    U ftuan me USA vetem qe e nenshkruan marreveshtjen.

  • ambasadorja a ishte atje krye ne veti apo me urdher te MPJ?
    Dini tje ju, a ishte ndonje ambasador tjeter atje? jo pos ajo e shqiperise qe nuk di cfare bene atje e pse shkoj katje,per nje selfie apo per nje ‘piznes plan’ me ‘miqte’?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *