Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Elena Tase

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Sussanne Schütz ka thënë se Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit. Ajo ka folur ndër të tjera për situatën në Shqipëri dhe arritjet në kuadër të progresit.

“Në bazë të këtij raporti, qeveria gjermane dhe parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, domethënë hapjen e negociatave të pranimit në BE.

Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje.

Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse, megjithatë, kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE. Unë jam i sigurt se këto zhvillime janë ndjekur nga afër edhe nga ata aktorë të jashtëm që kanë interes në këtë rajon”, tha ajo.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • E kam shtypur dy here .Habitem me ju .Mos u beni si Mero Baze tek gazeta Tema qe na i censuron komentet tona..Ju lutem shikojeni dhe nje here .Jam 100% i sigurte

    PS :Mos e ipni kete komentin tim te tanishem ju lutem ,se nuk fitojme gje .

  • Zonja e nderuar amb Gjermane ,na habisni kur lavderoni per kryerjen e detyrave qeverine shqiptare sot e dje , te ketij tranzicioni post komunist .Apo kini friken e instalimit Rus ne Shqiperi ?. Brukseli i ka lene 5 detyra shtepie qeverise shqiptare . As edhe nje nga keto 5 pikat nuk kane bere ,dhe me keqeardhje ,per te bere keto 5 detyrat e shtepise nuk duhen investime ,por vetem predispozite . .. Konkretisht .Ne shqiperi shkelet Kushtetuta posacerisht per pronat neni 181 i saj. .Statistikat ne vdekje ,per kete problem ja kalojne ne numer viktimave te diktatures ,ku me keqeardhje ka qene shume me e eger e me brutale, se sa ne vendet e tjera te lindjes .Interesant per ju Gjermanet ne populli shqiptar kemi konsiderate ,se ju njohim per transparente ..Nuk investon njeri ,po nuk shkoi prona tek i zoti .Besoj ju e kuptoni me mire se ne .Pse me kooperatva bujqesore doni ta inkuadroni ju shqiperine ne BE ??
    Me keqeardhje para 10 ditesh Presidenti dhe Kryem Grek jane ankuar per kete problem .Dua tju them , se si Sali Berisha dhe Edi Rama ,kane nderhyre te Frau DR Merkel , amani na i shtyni vendimet e pronareve ,kondra shtetit shqiptar ne Gjykaten e Strasbourgut .E kane genjyer Merkelin plus edhe Strasbourgun ,si gjithmone ..Kane mbi 10 vite qe jane te bllokuara dalja e vendimeve pro pronareve e kondra shtetit te papergjegjshem Shqiptar ,ne gjykaten e STRASBOURGUT :Une qe po ju shkruaj ,personalisht kam rreth 9 vite qe po pres te dali vendimi , ne kete gjykate te nderuar , te te drejtave te njeriut ne Strasbourg .Nga nderhyrjet e Frau DR Merkel dhe ish pres Hollande ,po shkel ligjin Strasbourgu (afatin kohor) .Te pakten mos na prishni pune zonja e nderuar .Amb.Mos haroj tju citoj se te gjithe Partite si PS ,PD dhe LSI ,nuk e duan ,kane frike nga inkuadrimi ne BE .I tremben diktatit dhe transparences se ligjit te BE . Mos harroj tju them , se keta bandite neokomunist , jane xhongleret e perfitimeve te situatave ,presioneve te ndryshme dhe perfitimit te pozicionit gjeografik te mire te shqiperise ne Ballkanin Perendimor .Me keqeardhje vetem ne Shqiptaret kemi kete problem ,se nga ana tjeter , si Mali i ZI ,Serbia ,kosova e Maqedonia nuk e ka fare problemin e pronave .Vetem ketu ne shqiperi shkelen me dhunen me brutale te drejtat e njeriut .Me vjen keq qe po ju japim mend dhe po ju hapim syte ,ju lutem kujdes , se ne vend te na rregulloni vetullat po na nxirni syte ..Prandaj ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *