Reforma zgjedhore duhet të fillojë që ditën e parë të punës së parlamentit. Kështu u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin.
“Kjo reformë nuk duhet të fillojë në momentet e fundit, që mos të arrihet dot shumë”, u shpreh Vlahutin gjatë një intervistë në emisionin Kapital me gazetarin Aleksander Furxhi.
“Unë mendoj që këtë herë reforma zgjedhore duhet të fillojë që me ditën e parë të punës se Parlamentit, jo në momentet e fundit që mos të arrihet dot shumë. Siç e thatë edhe ju, raporti përfundimtar i ODIHR-it do të dale dhe ne do ta studiojmë atë me kujdes. Reagime menjëherë pas zgjedhjeve mendoj që ka pasur edhe pak kundërshti edhe pak kërkesa për rinumërim. Janë shqyrtuar dhe besoj se të gjithë partnerët në proces e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu e kemi kuptuar edhe ne”, tha Vlahutin.
Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Vlahutin tha se Shqipëria ka ecur gjatë gjithë kohës dhe sipas saj i takon BE që ta kuptojë këtë gjë e të bëjë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme.
Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, është kyç tha Vlahutin dhe duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vëtë.
“Integrimi europian ka të bëjë me një trajektore, ka të bëjë me një lëvizje të përherëshme përpara. Në këtë kuptim më duhet të them që Shqipëria ka ecur gjithë kohës. Ne duhet që të ndalojmë dhe ta kuptojmë këtë gjë e të bëjmë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme dhe shpresoj që po. Ju e dini që ne kemi përpara disa momente shumë të rëndësishme në lidhje me refomën në drejtësi, e cila është në fakt reforma më e rëndësishme dhe më thelbësore që do të kalojë Shqipëria, sepse krijon hapsirën për të gjitha reformat e tjera dhe të gjitha reformat e tjera varen nga një gjyqësor profesional për arsye nga më të ndryshmet. Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë shumë shpejtë dhe është thënë në vetvete si një element kyç, i cili duhet bërë patjetër, duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vëtë. Kjo duke kuptuar natyrisht që puna për të 5-së prioritetet kyçe do të vazhdojë”, deklaroi ai.

IKE MOJ ALABAKE PAS 25 VJETESH ME DOGMAT INTEGRIM KINI MASHTRUAR NJE VEND KTHYER NE PRIMITIVIZEM E TANI FLET PER REFORME ELEKTORALE KUR EDHE GOMARET E PEQINIT PO JO TI DHER KINEZI LU E DINE QE NGA SISTEMI ELEKTORAL VARET SHKALLA E DEMOKRACISE SE NJE VENDI KETU SUNDOJNE KRERET E BAJRAQEVE NE EMER TE KRIMIT BE E SHBA
O alarmi s.o.s,si mundet te kete demokraci kur gjygjesori,prokuroria,biznesi dhe policia jane monopol i pjelleve te diktatures komuniste dhe mostrave te saje,qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Pa nje drejtesi e polici te depoliizuar dhe me speialiste te paperlyer me te djeshmen dhe te sotmen,reforma zgjedhore si dje dhe sot do te beje te gjithepushtetshem krietaret e tyre,pra do te ligjeroje sikurse eshte nje diktature nepermjet ligjeve brenda allapluralizmit PPSH-se.Me thuaj o alarmi s.o.s ,ne cilin vend te botes se lire e demokratike krietari i partise eshte i gjithepushtetshem sikurse ndodh ne Shqiperi.Dhe se fundi Shqiperia pa ndimen e USA-s dhe te BE-se,sot vendi yne do te ishte ne lufte civile,kujto hapjen e depove te armeve ne vitin 1997,skemat piramidale,tragjedite ne dete e toke,si Otranto,Gereci ,21 Janari etj,pa harruar vrasjen e 4 djemve te Shkodres,apo vrasjen e Hajdarit,Xhindit,Olldashit,bankierit Santo etj,si dhe kontrabanden e naftes dhe te armeve me milloshevicin me shoke e shoqe,pasojat nje pasuri kombetae e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e botes se krimit e korrupsioni ne te tre pushtetet dhe dhetra mijra apo qindra mijra njerez te vrare ne Shqiperi dhe ne hapsiren ish Jugosllave.Mjaft me, o dobcer te palles komuniste ne divanet e zyrave te saje.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe miza kali.Urrejtja juaj eshte primitive,por sikurse eshte provuar ne dite e vite,ju dhe soi juaj sikurse eshte vertetuar ka rene viktime brenda lloit.Mjaft me,MJAFT.Nje luge supe e prishur e gelltitur ne diktaturen komuniste ,ju ben ju te villni tere jeten.
Reforma zgedhore? Ah ah ah… fale bekimin e BEse per ligjet ma te shemtuar ne kete kontinent i kemi ligjin e zgedheve…
cfare makinacioni po na propozoni tash?