Ambasadorja Yuri Kim prezanton veten: 3 prioritet e mia në këtë detyrë

Leda Hysa

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim me anë të një deklarate të postuar në rrjetet sociale ka treguar edhe tre prioritetet e SHBA në vendin tonë. Kim shprehet se është e privilegjuar që do të shërbejë për SHBA në Shqipëri. Ndër pikën e parë që ajo ka renditur si fokusim të punës së SHBA në Shqipëri është thellimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë. Së dyti sipas Yuri Kim aspirata e SHBA në Shqipëri është që të nxisi zhvillimin demokrat të Shqipërisë për të mbështetur rrugën drejt BE. Së treti Yuri Kim shprehet se do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët

Ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegjin t;u shërbej SHBA si diplomate. Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA nëpër Botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati. Jam e kënaqur që vij në Shqipëri, që shënon 100 vjetorin e njohjes se Pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA.  100 vjet më parë Presidenti Ëillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA ka mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë mike e SHBA. Jam e privilegjuar të ndodhem këtu sot. Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pati do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në Be. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët. Po pres me kënaqësi që të njoh Shqipërinë. ” tha Yuri Kim.


l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Shpresojme qe forcat regresive te te lene te punosh rehat dhe mos te nxjerrin bishta, si kane bere me ambasadoret para teje.

  • ja pra, shqipt-k-are te dashur . kjo surrat breshka, thote;1- do ju bjem topa, municione, tanke, 2- do ju mesojme c’eshte demokracia (si zihet kosi), 3-do ju bjeme mallra, qe t’i bleni (me se..??), duke shitur b..ythen . po pune per te fituar..NDONJE LEK, per te blere ndonje mall, nuk do ky ..POPULL . sa per cilesimin surrsat “breshke”, se kam fajin une, ju vete TALLENI me ..rracat e ndryshme . ps. dhe ram “kaurri” perkrahur nga ..arben halldupi ( ai islamiku i “thekur” i blogut ketu”) prandaj shkon tek erdogani dhe princi kuvajtit, se ju amerikanet, talleni me ne .

  • “Se treti”do te punoi qe te nxise investimet dhe eksportet Amerikane per Shqiperine”’!? Pra Amerika e para,sic thot Trump.ose ne radhe te pare interesat Amerikane!Ne kete pike Ambasadoria Kim tregohet e hapur dhe mire ben ;jo si ata te mepareshmit . Rajersonet dhe mengeperveshurit Arvizumiq te Saliut dhe IlirMetes edhe sot,qe duke u cjerre neper mitingjet e PD fshihnin qellimin e vrtete te tyre;venien e ekonomis Shqiptare ne vartesine Amerikane!

  • “Se treti’ …..do te punoi qe te nxise investimet dhe eksportet Amerikane per Shqiperine”’!? Pra,” Amerika e para …”,sic thot Trump.ose ne radhe te pare interesat Amerikane!Ne kete pike Ambasadoria Kim tregohet e hapur dhe mire ben ;jo si ata te mepareshmit nga . Rajersonet dhe mengeperveshurit Arvizu ,miq te Saliut dhe Ilir Metes edhe sot,qe duke u cjerre neper mitingjet ePD fshihnin qellimin e vrtete te tyre;venien e ekonomis Shqiptare ne vartesine Amerikane!”

  • Zonja Amb KIM ,nepermjet jush i drejtohemi edhe DASH ,Shqiperia ka vetem nje nevoje shume te domozdoshme per zhvillim , vetem per reformimin e sistemit te drejtesise ,pra shtetit ligjor qe na mungon totalisht dhe as edhe nje gje tjeter ,dhe ne qofte se “anashkalohet “me akrobaci kjo gje ,ne nje kohe shume te shkurter ,nuk do ngeli kembe shqiptari ketu ne kete vend ,dhe gezojeni ju Amerikanet shqiperine bashke me ca politikane te korruptuar shqiptare te ketij tranzicioni post komunist te ketyre tre dekatave te fundit ,per interesat ekonomike te dy paleve tuajat ..Doja tju thoja nje mendim qe e kane shume shqiptare pervec meje ,eshte me mire me e pasur nje bashkepunim pa hile dhe te drejte me popullin e tere, se sa te keni nje lidhje me 4 a 5 politikane te korruptuar dhe anti shqiptare , dhe kondra popullsise dermuese ,zgjidhni cfare te doni . .Mos e haroni ,nuk eshte kercenim ,por eshte lutje .,kurse doja tju thonja per investimet e juaja Amerikane ne shqiperi ,pa pasur nje shtet ligjor , ju do keni probleme ,beni si te doni , dua tju kujtoj e kurrre mos e haroni e nderuar zonje , populli shqiptar sa i vuajtur eshte nga njera ane ,por nga ana tjeter eshte po aq i zgjuar .Mendoni nje here e ju themi per prespektiven e perhereshme dhe te qete dhe jo per perfitimet ndoshta te shpejta te momentit , per interesat tuaja.
    Faleminderit per mirekuptimin e nderuar zonja Amb.
    Pune te mbare dhe shendet z Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *