Strategjia turistike synon të zhvillojë turizmin e rërës dhe diellit, atë kulturor dhe atë të natyrës, shprehet ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, në një intervistë për DW.
Znj. Ministre, jemi në gusht, në kulmin e sezonit turistik të kësaj vere. Çfarë po bëni që ambicia e qeverisë Rama për shdrrimin e Shqipërisë në një destinacion të qëndrueshëm turistik europian dhe ndërkombëtar të ketë tregues se do të realizohet?
Vendosja e Shqipërisë në hartën e tregjeve ndërkombëtare, si një destinacion turistik është një prej ambicieve kryesore të qeverisë Rama i dhe një prej premtimeve të mia. Për sezonin e tanishëm turistik është ngritur një Task Force ndër – institucionale që ndryshimi të fillojë: kemi plazhe më të pastra, pushime të sigurta, shërbime publike më cilësore. Po kryhen inspektime të vazhdueshme në terren nga stafi i Ministrisë, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Drejtorisë së Tatimeve, pushteti lokal në zonat turistike, për t’iu qëndruar më pranë pushuesve, ofruar shërbime dhe garantuar ndihmën e parë shëndetësore.Kemi vendosur Kulla Vrojtimi dhe trajnuar ekipe të rinjsh sipas standardeve evropiane që janë roje bregdetare për të ndërhyrë sa herë paraqitet nevoja edhe si një mundësi punësimi për rininë. Kemi ofruar një aplikacion në celular,“Explore Albania”, për të gjithë pushuesit që po vizitojnë Shqipërinë gjatë kësaj vere. Është siguruar shërbimi wi-fi falas në plazhet e Shqipërisë. Kemi një angazhim maksimal për t’u ofruar pushuesve, sa më shumë shërbime publike duke nisur nga transporti publik, siguria, shërbimet shëndetësore, ruajtja e mjedisit, aktivitete kulturore, promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Kemi intensifikuar marrëdheniet me vendet e rajonit, për Paketa të Përbashkëta Turistike Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Mal i Zi, për të siguruar jo vetëm ardhjen e turistëve nga vende të largëta si Rusia, Kina, Japonia etj por për ta ofruar rajonin si një produkt të vetëm. Me bindje them që në këtë sezon turistik shihet qartë ndryshimi dhe që turizmi ka hyrë në rrugën pa kthim për t’u shndrruar në një sektor kyç të rritjes ekonomie të Shqipërisë.
Që kjo të ndodhë duhen përdorur maksimalisht avantazhet e Shqipërisë. Për çfarë “të veçantash”ia vlen të kalosh pushimet apo ta vizitosh?
Vërtet jemi një vend i vogël, por kemi vlera që pa diskutim janë konkuruese dhe mund ta bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës turistik. Kemi 300 ditë me diell, mund të ofrojmë paketa turistike për grupmosha të ndryshme, ngjarje kulturore interesante. Turistët mund të gjejnë këtu, detin edhe malin dhe një trashëgimi historike dhe kulturore autentike. Mund të vizitojnë Beratin, Gjirokastrën, Butrintin, pjesë e trashëgimisë botërore, nën Mbrojtjen e UNESCO-s, mikpritjen e rrallë dhe kulinarinë karakteristike të çdo zone, produkte autoktone artizanale, si vlerë e shtuar për produktin turistik.
Cilat janë drejtimet kryesore të zhvillimit të turizmit në strategjinë Kombëtare 2014-2020?
Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020 paraqet platformën e menaxhimit të qëndrueshëm të sektorit të Turizmit. Objektivi i saj kryesor është krijimi i një modeli për turizmin gjithëvjetor të integruar, duke zhvilluar produkte turistike konkuruese dhe nxitur investime të qëndrueshme. Tri janë llojet e turizimit që kjo strategji synon të zhvillojë: turizmi i rërës dhe diellit, turizmin kulturor dhe atë të natyrës. Zbatimi i kësaj strategjie pritet të sjellë rritjen e numrit të të punësuarve, të vizitorëve që vijnë në Shqipëri, zgjatjen e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit dhe si rrjedhim të të ardhurave në ekonomi. Ambicia jonë është që kjo strategji të jetë e realizueshme në praktikë, me tregues të matshëm, me afate kohore të përcaktuara. Suksesi i saj varet nga bashkëpunimi me të gjithë aktorët, në mënyrë të vecantë nga cilësia e partneritetit me sektorin privat.
Një nga të metat kryesore, në sezonet e kaluara turistike ka qënë mungesa e kulturë së shërbimit. Cilido turist, vendas apo i huaj pret një shërbim cilësor, të kulturuar, të ndihet i respektuar dhe që i kushtohet vëmendje si individ. Çfarë po bëni në këtë drejtim?
Synojmë një imazh real, të një Shqipërie turistike me shërbim të kulturuar. Mungesa dhe ofrimi i shërbimeve sipas standardeve europiane mbetet problem dhe jemi angazhuar për ta ndryshuar situatën. Ligji i ri për Turizmin, që pritet të miratohet në shtator, parashikon ngritjen e një sistemi bashkëkohor standardesh në fushën e turizmit, me përfshirjen e të gjitha llojeve të sipërmarrjeve turistike, duke nisur nga strukturat pritëse, operatorët dhe udhërrëfyesit turistikë dhe deri tek veprimtaritë e turizmit alternativ apo të interesit të veçantë. Ditët e fundit kryem çertifikimin e 14 udhërrëfyesve të parë turistikë, ose siç kam dëshirë t’i quaj “ambasadorët” e vlerave kulturore dhe historike të vendit – pasqyra e imazhit të Shqipërisë. Po punojmë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale për përmirësimin e kurrikulave në shkollën e Hoteleri-Turizmit dhe shkollat profesionale, ku vendosen bazat e standardeve bashkëkohore në profesionin e kuzhinierit, kamarierit, recepsionistëve dhe menaxherëve të restoranteve apo njësive akomoduese.
Znj. Ministre, ndotja e mjedisit dhe ajo akustike janë ndër shkaqet kryesore që largonjë turistet e huaj dhe vendas nga Shqipëria, për t’ i çuar në vendeë fqinje Itali apo Greqi, ku ka rregulla loje të përcaktuara qartë në këtë drejtim dhe ligje që zbatohen. Si po perballeni me këto dy sfida?
E drejtë. Puna për pastrimin e mjedisit, ku u angazhuan Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, po vazhdon gjatë gjithë brezit bregdetar, gjatë gjithë sezonit. Ekipet tona janë në terren dhe monitorojnë situatën në plazhe. Rregulla të qarta kemi edhe ne, problemi qëndron tek moszbatimi i tyre nga subjektet private. Përpjekjet tona kanë edhe një qëllim tjetër: ndryshimin e mendësisë, detyrimin për të respektuar ligjin që nga qytetarët deri tek pushteti vendor. Është një sfidë me të cilën po përballemi dhe jemi tërësisht të angazhuar ta ndryshojmë situtatën në shërbim të qytetarëve.
Çfarë do të vlerësoni si arritje te deritanishme, që ju bën optimiste se ndryshimi do të jetë i qëndrueshëm dhe do t’ ia dilni mbanë të keni që mbanë?
Ky sezon veror në të vertetë është ndryshe dhe ne do të bëjmë maksimumin deri në përfundim të tij. Mendoj se nuk është arritur pak gjatë këtij sezoni: u pastrua territori nga ndërtimet e paligjshme që kishin zaptuar bregdetin dhe hapsirat për pushuesit, u krijuan hapsirat publike në plazhe krahas atyre private, u vendosën tabelat me rregullat të qarta, u ngritën kullat e para të vrojtimit, për tu ardhur në mbrojtje qytetarëve, u përcaktua kufiri në det për lëvizjen e mjeteve motorrike, u krye disinsektimi nga mushkonjat, shërbimi shëndetësor është me përparësi në zonat turistike etj. Ky sezon veror është ndryshe edhe falë bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësise, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës dhe atë të Energjisë.
Kete objektiv ka deklaruar cdo qeverri shqipetare deri sot, por kur e kane lene pushtetin nje vrime ne uje kane bere
Ndonje rezultat se kete vit plazhet shqipetare jane zbrazur me shume krahasuar me vjet
Znj . Ministre, fakti qe stafi i ministrise se turizmit le shume per te deshiruar dhe kete mund ta vertetojme lehtesisht, na jep te drejten te mendojme se kur nuk manaxhoni dot ministrine tuaj pjesa tjeter jane vetem fjale boshe ose thjesht dekorim i llumit qe ofrojme si produkt turistik .
kujtojeni edin qe s’e kishte kshu muhabetin ne fillim.
E kishte qe do beheshim nje shtet efichent, pa shpenzzzime te kota e terrri e merri.
brachja do fuste ne burg e terri e merri,
tani po i nderron tezat chdo dy jave.nga nderzimi artificial ne luften e vjetnamit. 🙂
gjithe mileti zjen per shpenzimet marramendese te fullanit (+vjedhjen) ky na thote,:- po e drejte ne do behemi superfuqi turizmi
kujdes lale, se kshu e nisi dhe berisha. internet ne chdo klase e perfundoi potencial energjitik ne rrajon.
RRENA ME BISHTSE SHQIPERIA NUK ESHTE ME SHQIPETAREVE SE BANKA SHQIPTARE OSHT BOSH ORE KOKELOPAT E PS DHE TE RILINDJES !
E nderuar zonja Gjermeni!
Une qe ju drejtohem jam nje shqiptar, i lindur dhe i rritur ne zonen veri-perendimore te Shqiperise. Me ka bere pershtypje negative dhe, madje, me ka shqetesuar nje ide e qeverise tuaj ( ne te vertete, eshte ide e nje grupi projektuesish, 3-4 vjet e vjeter ) per te ndertuar nje port detar te stermadh matane qytetit te Shengjinit, tek vendi i quajtur Rera e Hedhur. Sipas atij projekti, nese do te ndertohej ( apo, thjeshte vendosej ne Masterplanin Rregullues te Teritorit ) ai port do te zinte nje vije bregdetare 4-5 km te gjate. Per kete problem i kam shkruar online edhe kryeministrit ( nuk e di a ia kane percjelle sekretaret ) dhe po ju them edhe juve se nje ide e tille eshte nje cmenduri. Se pari, do te deshiroja qe ju personalisht ta shihnit ( do ishte mire nga helikopteri ) ate zone dhe do te kuptonit se ndertimi i nje porti ne nje vend ideal per turizmin ( ku, sic thoni ju ne kete interviste, ndodhen mali dhe deti ) do te ishte nje denim i perjetshem per vendin dhe, vecanerisht, per banoret e asaj zone. Nese duket qarte qe kini menduar shume mire per turizmin ne zonat jugore dhe qendrore te Shqiperise, t’ia heqesh veriut kete shans dhe te besh port ne nje vije bregdetare ku siperfaqja e reres nga buza e detit deri tek mali eshte 50-250 meter e gjere, kjo ehste nje padrejtesi. Vec kesaj, me duhet te them se nje port i permasave te tilla eshte krejt i panevojshem per nje vend si Shqiperia. Idea ( e propaganduar nga projektuesit ) se aty do te perpunojne mallrat e tyre edhe Serbia, Maqedonia etj. eshte nje marrezi e klasit te pare per ata qe njohin gjeografine dhe gjeostrategjine. Nga ana tjeter, kam marre vesh se projektuesit nuk e dinin se ajo siperfaqe eshte ne pronesine e, te pakten, 280 familjeve shqiptare ( shumica, votues tuajt ). Keshtu, pervec se do t’i beni te pakenaqur prej jush ( me te drejte ) edhe fatura qe shteti do te duhet t’iu paguaj atyre ne rast te marrjes se prones do te jete shume e madhe. Nese qeveria do te shkoje me mendimin se demshperblimet do t’i beje me vlera qesharake te miratuara nga ajo se fundmi, atehere duhet te marre parasysh edhe nje konfrontim te rrezikshem me rreth 3 mije pronaret e atyre siperfaqeve. Ju ( dhe, ndoshta edhe kryeministri ) mund te thoni se Veriu ka plazhet e Shengjinit dhe te Velipojes. Po ju them se keto plazhe nuk jane asgje krahasuar me siperfaqen ne fjale, e cila eshte e virgjer. Merita dhe vlera juaj, si qeveri, do te ishte nese e fusni ate siperfaqe ne Planin rregullues si siperfaqe turistike, pergatisni e miratoni nje plan urbanistik per te dhe nuk lejoni ndertime pa leje. Atehere ajo zone do te ishte jo vetem me e mira ne Shqiperi, por Ibiza e Spanjes do te dukej para saj si nje fshat para qytetit.Te ardhurat nga turizmi ne ate siperfaqe do te ishin, te pakten 10 here me te medha se nga nje port-minster.
Mbes me shprese se do me kuptoni drejt dhe do ta vleresoni seriozisht kete problem.
Ai bregdet aty ne foto po ti behet nje ruge paralel me bregdetin , do behet si Majami
Nqse do behej nje ruge me dy kalime qe te ecin mes te shkurreve atehere do afrohen te gjithe te investojne per ndertime hotelesh sepse plazhi aty eshte shume i gjere dhe ne vije te drejte , nderkaq qe uji eshte kristal i paster, se me duket kjo pamje eshte aty midis Palases dhe Dhermiut
Porse sic thashe duhet qe shteti te beje vetem nje ruge e asfaltuar me dy kalime paralel me bregdetin,
qe nuk eshte as 15 km, dhe te lidhet me rugen qe vjen nga Llogaraja…..Atehere aty cdo gje do behet e shkelqyer , Biles ka per tu bere nje nga plazhet me t ebukur te Shqiperise
Por varet nga shteti te beje rugen ….
Po per huliganet e hoteleve te ndertuara pa leje ose ne kundershtim me ligjin qe kane zaptuar bregdetin me shezllonet ane e kend e s’ke ku ve nje cader foli kjo ministrja? Apo kompetence e komunes? Ka zene FAFa miku i Ilir metes gjithe bregdetin e ke pishat e buta….beton i gjalle. Keta njerez edhe detin e kane bere prone te tyre qe eshte toke e Zotit.
Duke jetuar jashte Shqiperise dhe duke pare qe ketej eshte mbreselenes edhe nje burim sado i vogel ku njerezit derdhin leke ta shohin, kesaj rradhe qe vizitova Shqiperine e kuptoj me mire dhe jam shume e ndergjegjsuar se vendi yne eshte fantastik per cdo meter te vizitohet . A e dini cfare do te bente bota per nje qytet si Gjirokastra? Po te ishin ne ndonje vend tjeter te gjithe gjirokastritet do te ishin super te pasur me ato vlera trashegimie qe rralle i gjen ne bote, me ate kala madheshtore qe bota do paguante shume per ta pare, me ate muze fantastik ne kala qe te le gojehapur , me ato kalldreme qe do te mbusheshin me te huaj. Kalo pak me tej ne te dy anet e Gjirokastres , Tepelena e Ali PASHES me kala qe do ta kishin zili gjithe perndimi, me ujerat kristal te Ujit te Ftohte qe eshte gurgullojne mes gureve te lumit dhe rrepave. Po ne anen tjeter te gjirokasteres, ne Sarande. Mrekullia vete, po bregu , Ksamili qe ulesh per te ngrene dhe ke perpara nje perle.Po Lukova, Dhermiu, Palasa Po Butrinti , unikal ne bote. O zot. Edhe njehere po them se keto vende te mrekullueshme do ti kishte zili gjithe bota. Ketej nga ne nje mur dy metersh i vjeter vizitohet nga mijra njerez dhe paguhet per tu pare. Ja cdo te thote qe qeveria te kete nje vizion te qarte cfare te bej qe vendi yne te rreshtohet midis atyre vendeve qe sot lulezojne me turizmin. Eshte fatkeqsi te kesh keto bukuri te rralla dhe te jesh kaq i varfer. Cudia e botes.