Ambulanca ndalon në plazh, i plotëson dëshirën e fundit një të moshuari

Mila Hysotoci

Ambulanca ndalon në plazh për të përmbushur dëshirën e fundit të një moshuari.

“Do të doja të shihja detin për herë të fundit”. Kjo ishte dëshira e shprehur nga një burrë 80-vjeçar, i cili, duke u transferuar nga Toskana në Kanaveze për arsye shëndetësore, ndjeu nevojën për të ndaluar dhe admiruar peizazhin, duke e ditur se ndoshta ato vende nuk do t’i shihte kurrë më.

Kjo ndodhi në Marina di Carrara. Pasi u konsultua me familjen, ekipi që e mori atë, një ekuipazh i Kryqit të Kuq të Ivrea (Torino), ia plotësoi dëshirën duke ndaluar ambulancën në një vend ku mund të shihej deti.

Operatorët më pas hapën derën e pasme të ambulancës, duke i lejuar të moshuarit të admironte detin, ndoshta për herën e fundit.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Po pse po e dergonin ne vorreza…. sic kane ardhur kohet te varrosin edhe te gjalle.
    Boll me idiotesira, koqe kandari pa bisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *