Ambulanca përplas një kalimtar në rrugë

Dita

Një person është plagosur pasditen e sotme në Lezhë, pasi u përplas nga një ambulancë, që udhëtonte me shpejtësi për të transportuar në Tiranë një pacient të sëmurë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Rrilë, ku ambulanca ka përplasur një kalimtar në rrugë.

I lënduari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *