Ditën e mërkurë, datë 22 Korrik, AMC do të prezantojë për herë të parë identitetin e ri të kompanisë. Në këtë prezantim do të jenë të pranishëm drejtues të lartë të Deutsche Telekom, AMC si dhe institucioneve shqiptare. Gjithashtu, në prezantimin e ndërrimit të identitetit, që do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Sheraton, do të jetë i pranishëm kryeministri, Edi Rama, si dhe perfaqësues të kabinetit qeveritar.
Tashmë është e kuptueshme për këdo, se AMC nuk do të mbajë më emrin me të cilin ka qenë në treg për 20 vjet. Duke nisur nga data 23 Korrik, kompania do të operojë nën brandin e Grupit Deutsche Telekom, duke sjellë në Shqipëri vlerat që ky grup mbart ku përfshihen Inovacioni, Kompetenca dhe Thjeshtësia.
Deutsche Telekom është një prej brandeve më të çmuara europiane në sektorin e telekomunikacionit botëror dhe gjithashtu lider në shërbimet e integruara. Duke u bërë pjesë e kësaj familjeje të madhe, kompania do të sjellë standardet në treg përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve inovatore.

Nqs administratoret, ne Shqiperi, do te vazhdojne te jene te njejtet, pra greke, cilesia gjermane do te ulet ne nivelin e asaj greke.
Kujdes!! Meqenese greket kane nevoje per para, mund te kene bere kete marifet, duke ofruar emrin gjerman te kompanise, keshtu qe kjo do sherbeje si karrem per shqipot qe do nisin te mbeshteten te ky operator. Cfare nuk pritet ne kete kohe krize!