Institucionet që nuk do të japin informacionin e kërkuar dhe të parashikuar në ligj do të gjobiten. Kjo përcaktohet në ndryshimet që i janë propozuar Kuvendit nga Ministria e Drejtësisë në ligjin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale.
Ndryshimet e reja u paraqitën nga zv.ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, sipas të cilit i shtohen disa kompetenca Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku për ato institucione që nuk do të japin informacion, është parashikuar vendosja e gjobës.
Por ky ndryshim solli reagimin e fortë të Komisioneres së Avokatit të Popullit Etilda Gjoni, sipas të cilës, me projeligjin e ri, i hiqen kompetencat kushtetuese këtij institucioni.
Por, Kryetari i Komisionit tëLigjeve Fatmir Xhafaj argumentoi se me ndryshimet e reja nuk cënohen kompetencat e Avokatit të Popullit.
Diskutimet për këtë nismë u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.

Si pa kuptim me duket!Kush do ta paguaje gjoben?Istitucioni?C’ne, godina do ta paguaje gjoben?Me siguri qe gjoba do paguhet nga buxheti institucionit,pra nga shteti, kur eshte fjala per institucione shtetrore.Gjoba duhet te jete per njerzit konkrete,jo per establishmentet(me falni per fjalen e huaj qe po perdor,nuk po i largohem dot problemit ne shqip).