Shqiptarët dhe amerikanët! Zgjedhjet e sotme në SHBA dhe disa detaje nga historia e raportit mes dy vendeve përpara Luftës dhe para e pas ’90-s

J L

Nga Xhevdet Shehu

 

Sot zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë të vetmet zgjedhje ku përqendrohet vëmendja e gjithë globit. Edhe ne shqiptarët presim me ankth se kush do të fitojë sot: Donald Trump apo Joe Biden dhe ka arsye pse ndodh kjo.

SHBA kanë qenë dhe mbeten një nga miqtë më të rëndësishëm të këtij vendi. Shqiptarët janë populli më amerikandashës i kontinentit dhe kjo ka të bëjë me ca të vërteta historike të pakontestueshme.

Uillsoni

Udrou Uillson (Woodrow Wilson) fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare.

Mjë pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Uillson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.

“Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Europë, fatet e të cilëve nuk ishin marrë parasysh në politikat e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”, shkruan Fischer.

Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Uillson u nis për në Europë ku kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut.

Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por nuk ishin ndalur aty. Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë thuajse e gjitha në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915.

Fuqitë europiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Uillson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.

Më 6 mars, Presidenti Uillson i hodhi poshtë me forcë këto kërkesa dhe, nga këndvështrimi i tij, çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes.

Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Uilliams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan: roli i diasporës shqiptare, sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e Fan Noli.

Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën Nju Jork Tajms. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar kurrë nga shqiptarët. Ndaj dhe shqiptarët i kanë ngritur një monument në një nga sheshet e Tiranës, që prej disa vitesh mban emrin e këtij presidenti amerikan, mik i madh i shqiptarëve.

Pas Uillsonit

Këto marrëdhënie njohin si ditë të themelimit të tyre 28 korrikun e vitit 1922. Disa momente kulmore të këtyre marrëdhënieve vlejnë të përmenden këtu. Nën dritën e fakteve të reja që nuk diheshin para vitit 1990, përforcohet edhe më tej mendimi se SHBA kanë mbajtur një qëndrim konsekuent në favor të popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Edhe në prill të vitit 1939, SHBA ishte e vetmja fuqi e madhe që e konsideroi aneksimin e Shqipërisë nga Italia si pushtim fashist dhe e mbylli përfaqësinë diplomatike në Tiranë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore SHBA dërguan një mision të OSS-it, shërbimit inteligjent amerikan pararendës i CIA-s, i cili u atashua pranë Shtabit të Përgjithshëm të Enver Hoxhës dhe partizanëve komunistë, ndryshe nga misionarët anglezë që u ndanë në tri pjesë: pranë partizanëve, ballistëve dhe zogistëve.

Kjo luftë që përfundoi me çlirimin e Shqipёrisё nё nёntor tё vitit 1944 dhe me fitore në vitin 1945 në shkallë botërore, e radhiti Shqipërinë midis aleatëve më të mëdhenj antifashistë të asaj lufte: SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe.

Por, me mbarimin e asaj lufte kemi një kthesë të madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, sikurse parashikonte Herri Fullci qysh në zjarrin e luftës. Sipas historiografisë komuniste, Shtetet e Bashkuara refuzuan të njihnin qeverinë komuniste të Tiranës dhe kjo krijoi një hendek të madh midis dy vendeve.

Mirëpo asnjëherë nuk është thënë deri në fund e vërteta e mosnjohjes, të paktën nuk dihej ose nuk jepej pikëpamja tjetër, në këtë rast versioni i amerikanëve.

Në librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, Enver Hoxha jep këtë dialog me kryediplomatin amerikan në Tiranë:

“Xhejkobsi më pyeti: – Në dokumentet që keni publikuar thuhet se do të rishikoni të gjitha marrëveshjet politike, ekonomike e ushtarake që ka pasur mbreti Zog me shtetet e tjera dhe do t’i prishni të gjitha. A nënkuptoni me këtë edhe ato me qeverinë amerikane?

– Po, – i thashë. – Këto marrëveshje janë si gozhda e Nastradinit, zoti Xheikobs, por këtë gozhdë populli ynë e shkuli që në Kongresin e Përmetit…” (Faqe 358-359).

Por sipas pikëpamjes amerikane kemi këto fakte: SHBA paraqiti dy kushte për njohjen e qeverisë së Hoxhës, të cilat ia paraqiti çdo qeverie të çdo vendi tjetër në Europë që doli nga lufta. Së pari, SHBA kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Së dyti, SHBA kërkuan njohjen e marrëveshjeve mes dy vendeve të ratifikuara para luftës. Enver Hoxha refuzoi t’i njihte këto marrëveshje. Njëra ishte për njohjen e qytetarisë së dyfishtë për shtetasit shqiptaro-amerikanë. Një tjetër ishte një marrëveshje mes sistemeve postare të dy vendeve për të lehtësuar dërgimin e parave nga emigrantët shqiptarë në SHBA tek familjet në Shqipëri.

Qeveria e Tiranës dhe Enver Hoxha nuk kishte asnjë arsye logjike pse këto marrëveshje nuk mund të njiheshin. Por Hoxha kishte plot arsye ideologjike dhe sidomos kishte rezervat dhe dyshimet e tij të mëdha ndaj amerikanëve.

Faktet e zbuluara pas dekadash tregojnë se ishin jugosllavët që sabotuan rivendosjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe Britaninë e Madhe. Ata nuk kishin ndonjë interes që Shqipëria të kishte marrëdhënie të pavarura, direkte, ndërsa mendja u rrinte te gllabërimi i Shqipërisë. Prandaj dhe orkestruan incidentin e Kanalit të Korfuzit dhe e shtynë Hoxhën të mos njihte marrëveshjet me SHBA.

Në shkrimet dhe librat e para ‘90-s tregohej se më 14 nëntor 1946 misioni amerikan largohej gati tinëz nga Shqipëria përmes një deti të egërsuar, ndërsa në fytyrat e diplomatëve pasqyrohej dëshpërimi dhe fyerja. Ja si e tregojnë amerikanët këtë fakt, sipas librit “Operation Valuable Fiend”:

“Misioni diplomatik amerikan nuk u largua tinëz, por duke koordinuar me Ministrinë e Jashtme. Autoritetet shqiptare refuzuan të lejonin anijet amerikane të hynin në port, dhe rimorkiatori pothuajse u mbyt në radën e Durrësit.

Misioni u largua sepse diplomatët nuk shkonin dot asgjëkundi pa leje, pra nuk mund të kryenin funksionin e tyre. Gjithashtu, po orkestrohej procesi i Maliqit dhe në Uashington mendohej se do të kishte probleme të sigurisë personale të diplomatëve (p.sh. Harry Fullc mund të arrestohej dhe të vihej para gjyqit).

Pra, sipas amerikanëve ishte qeveria e Hoxhës ajo që nuk donte përfaqësinë e SHBA në Shqipëri dhe jo e kundërta. Të kujtojmë gjithashtu se në Konferencën e Jaltës që u mbajt në shkurt 1945, Tre të Mëdhenjtë e Koalicionit Antifashist – Ruzvelt, Stalin dhe Çërçill, nuk kishin denjuar të diskutonin për statusin e Shqipërisë së pasluftës.

Më pas Sekretari i Shtetit, Xhorxh Marshall, e kishte përjashtuar Shqipërinë nga projekti që mori emrin e tij. Në kushtet e varfërisë së skajshme të asaj kohe, mos përfitimi nga Plani Marshall, ishte një goditje e rëndë për shqiptarët. Ndërsa Qeveria amerikane vononte e vononte vazhdimisht njohjen e Qeverisë shqiptare të dalë nga lufta dhe kundërshtonte anëtarësimin e Shqipërisë në OKB”.

Po i referohem edhe njëherë pikëpamjes amerikane për këtë çështjen e Planit Marshall. Shqipëria nuk pranoi kushtin e vetëm për marrjen e ndihmës nga plani Marshall: koordinimin e logjistikës dhe shpërndarjes së fondeve nga një personel amerikan.

Pjesëmarrja e vendeve komuniste në këtë plan u bllokua nga Stalini dhe jo nga George Marshall. Këtë e pohon edhe Enver Hoxha te “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, kur i ka thënë Xheikobsit:

“Ne nuk lejojmë të hyjnë në Shqipëri gjithë ajo mori oficerësh. Ne pranojmë të vijë malli, t’u dorëzohet autoriteteve tona në prani të një ose dy oficerëve të misionit tuaj në Tiranë dhe përfaqësuesit të UNRRA-s do t’i jepen dëftesat për mallin që do të merret në dorëzim. Me kaq puna e saj dhe juaja për këtë çështje mbaron.

– Ah, jo! – tha Xheikobsi, – kjo nuk është e pranueshme.

– Bukur, – i thashë, – atëherë ne nuk i duam ndihmat e UNRRA-s. Kushte ne s’pranojmë. Nuk lejojmë as edhe një oficer të zbresë në mol.” (Faqe 357).

Ndoshta shumë gjëra do të kishin rrjedhur ndryshe për shqiptarët në gjysmëshekullin e fundit, në rast se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA nuk do të tronditeshin aq shumë, deri në ndërprerje në vitet 1945-1946.

Vitet ’90

Më 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, të ndërprera 62 vjet më parë, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe pas ngrirjes 45 vjeçare të regjimit komunist…

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, e kurorëzuar simbolikisht me vizitën e Bejkerit në Tiranë ishte në fund të fundit realizim i aspiratës amerikane të viteve 1949-54 për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri me dhunë, pra me forca paramilitare dhe për të pasur në Tiranë një qeveri pro-perëndimore.

Gati një gjysmë shekulli më objektivi kryesor i amerikanëve dhe fuqive perëndimore ishte arritur: Shqipëria nuk do të ishte më një kundërshtare, por aleate e tyre.

Më 1999 ndodhi çlirimi i Kosovës, ku faktor vendimtar ishin Shtetet e Bashkuara me bombardimet mbi Serbi, ndërsa në 17 shkurtin e vitit 2008, SHBA ishin i pari vend i botës që njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës shpalli aktin e Pavarësisë.

Por në 1994 erdhi Krisja e Dytë e madhe me SHBA. Ndërsa zhvillohej gjyqi i Të Pestëve në fundgushtin zhuritës të 1994-s, në aeroportin e Rinasit një mbrëmje vonë, rreth mesnatës ulej një avion i posaçëm amerikan dhe në Tiranë mbërriti papritmas një mysafir jo i zakonshëm…

(Rreth orës tre të mëngjesit cërritja e telefonit më zgjoi si mjaft herë të tjera. Nga zyra në Uashington, Elez Biberaj më njoftoin se atë natë në Tiranë kishte qenë Riçard Shifter… Ka ardhur për punën e atyre grekëve që po gjykohen aty, më tha. E dimë, e dimë që nuk është dhënë asnjë lajm për këtë vizitë aty, por ne duhet të japim diçka… Duhet me doemos ta japim këtë lajm…

Dhe, pas një pauze, më sqaroi shprehimisht se ai, domethënë Shifteri, është takuar po mbrëmë me atë malokun tuaj aty (Berishën), të cilit i ka dhënë një mesazh të këtij malokut tonë këtu (Presidentit Bill Klinton), por Berisha nuk e ka pritur mirë dhe kjo… do të thotë… E kupton vetë se ç’do të thotë!…).

Sajova një emision të rëndomtë për programin e mëngjesit dhe nga fundi shtova një frazë, krejt si mballomë, për vizitën e befasishme të të dërguarit të Presidentit Klinton ose siç thirrej ndryshe Ambasadorit Riçard Shifter në Tiranë. Në atë frazë nuk mungonin fjalët ‘burime të besueshme’ bënë të ditur… dhe se ai (Shifteri) ka patur një takim me Presidentin Berisha për çështjen e pesë shtetasve shqiptarë me kombësi greke, por pa rezultat…

Shpejt do të merrej vesh se Berisha e kishte quajtur atë natë, as më pak e as më shumë, por staliniste kërkesën e të dërguarit të Klintonit për lirimin e Të Pestëve.

Biseda midis Shifterit dhe Berishës

Sipas disa burimeve brenda PD-së, biseda mes Shifterit dhe Berishës ishte zhvilluar kështu:

Shifter (pasi i dorëzon Berishës mesazhin e Presidentit Klinton ku kërkohej ndërprerja e gjyqit dhe lirimi i Tё Pestёve): – Zoti President, SHBA dhe vetë Presidenti Klinton po ndjekin me vëmendje dhe interesim të veçantë gjyqin që po zhvillohet në Tiranë… Ne jemi të shqetësuar se, ndoshta, po veprohet gabim dhe ka ngutje për të dënuar pesë shtetasit tuaj me kombësi greke, njëri prej të cilëve, sikurse mund ta keni marrë vesh, është me shtetësi amerikane…

S.Berisha: – Unë ju falënderoj për ndihmën dhe përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë e po japin për demokracinë shqiptare. Ndihma dhe përkrahja juaj kanë qenë dhe mbeten të pazëvendësueshme për përparimin tonë në demokraci… Por, lidhur me interesimin që ju më parashtruat në emër të Presidentit Klinton, unë ju garantoj se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar… Unë ju siguroj se po zhvillohet një gjyq i ndershëm dhe i hapur…

R.Shifter: – Zoti President! Mos harroni se Greqia është në Bashkimin Europian dhe anëtare e NATO-s. Nuk kemi dëgjuar asnjë pretendim territorial nga Qeveria greke ndaj Shqipërisë, përveç kërkesës për respektimin e të drejtave të minoritetit grek që jeton në vendin tuaj.

Por, ne jemi të shqetësuar për faktin se gjyqi që po zhvillohet në Tiranë ka çuar në një acarim të rëndë të marrëdhënieve midis vendeve tuaja dhe në një tensionim të ri të situatës në rajon. Presidenti Klinton është i interesuar që ky tension të kapërcehet dhe acarimi të zbutet nëpërmjet dialogut… Ne mendojmë se ju me autoritetin tuaj mund të ndikoni për të ulur tensionin…

S.Berisha: – Si? Në ç’mënyrë?

R.Shifter: – Ne mendojmë se 5 shtetasit që po gjykohen, duhet të lirohen. Ju mund të ndërhyni si President dhe si kryetar i Këshillit të Drejtësisë…

S.Berisha: – Jo. Nuk mund të bëhet… Unë nuk mund ta bëj këtë edhe për faktin se organet e drejtësisë dhe gjykatat janë të pavarura në Shqipëri.

  1. Shifter: – Zoti Berisha! Unë i besoj ato që thoni, por këtë që ju kërkojmë duhet ta bëni…
  2. Berisha: – E pamundur! Kjo është kërkesë staliniste. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të pavarur. Unë nuk mund ta lejoj këtë!…
  3. Shifter: – Ju mendoni se Presidenti Klinton është si Stalini?!
  4. Berisha: – Faktet flasin vetë… Kështu mendoj…

Këtu mendohet se takimi i tyre është ndërprerë.

Shifteri kishte planifikuar të shkonte në Athinë po atë natë. Sikurse u mësua pak më vonë, nga kryeqyteti grek ai i ka telefonuar sërish presidentit shqiptar për të mësuar nëse i qëndronte ende deklaratës së mëparshme, pasi ende nuk i kishte raportuar Presidentit Klinton për takimin e Tiranës.

Dhe ka marrë afërsisht përgjigjen se, jo vetëm i qëndronte, por do të shtonte se “ e ritheksojse në këtë mënyrë sillej dhe u diktonte vendeve vasale vetëm ish-udhëheqësi bolshevik i Kremlinit, Josif Stalini…”

Ambasadori Shifter, siç mund të merret lehtësisht me mend, jo vetëm është befasuar, por është pataksur nga ky qëndrim i kryetarit shqiptar të shtetit, të cilin e kishte konsideruar edhe mik personal të tij. Ishte e pamundur ta fshihte shqetësimin në këtë rast. Por, ishte ende herët për të dalluar (dhe aq më pak për të parashikuar) se ç’do të ngjiste më pas në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA…

 

——

Botuar në DITA. Një version më i plotë mund të lexohet sot në versionin print të gazetës

Share This Article
8 Comments
  • Gjyqi i 5 shtetasve greke, apo minoritare, apo cfar ishin ata, aty ne vitet ’90, ishte nje gjyq farse! Por edhe nderhyrja e nje shteti te madh tek politikanet dhe ekzekutivi i nje vendi te vogel, per te nderhyre ne organet e drejtesise, eshte akoma me e papranueshme dhe e denueshme! Ti nderhysh ekzekutivit ne Amerike, per te nderhyre tek gjyqsori, ai te ben dermen! Politike dhe drejtesi me dy faqe nuk mund te predikosh! Aq me teper vete Amerika nuk duhet t’ia lejoje keto veprime vetes se saj, sepse gjoja na mbahet si shembull i demokracise! C’demokraci eshte ajo, kur politikani i atij shteti kerkon nderhyrjen e ekzekutivit tek organet e drejtesise?!?!

    • SHUMË ME INTERES, KËTO PAK FJALË RRETH KËTIJ SHKRIMI “JUBILAR” NË GAZETËN “DITA”.
      http://www.gazetadita.al/amerika-dhe-ne-zgjedhjet-e…/…
      -MË ZGJOI INTERESIM NË VEÇANTI DHE PAJTOHEM PLOTËSISHT ME KOMENTUESIN, “BREGU”.
      NJË PYETJE PËR LEXUESIT:
      -A ISHTE KJO PESËSHJA FAMËKEQE GREKE QË, NË VITIN 1994 I VRAU 7 DHE I PLAGOSI DISA TË TJERË REKRUTË SHQIPTARË NË PESHKËPI?!
      -NËSE PASKA QENË KJO, SALI BERISHA NË JETËN E TIJ POLITIKE E PASKA BËRË, BILE NJË MË PAK SE NJË ÇEREK TRIMËRIE.
      PSE I THEM KËSHTU?!
      1.
      FILLIMISHT, NUK PASKA LEJUAR QË, ASKUSH NGA SHTETET MIKE AS ARMIKE TË NDËRHYNIN NË PUNËT E BRENDSHME TË SHTETIT SHQIPTAR, TË SHKELNIN NË DREJTËSINË SHQIPTARE.
      2.
      PËRKUNDËR, QË I THA,- JO! Z, R.SHIFERIT, TË DELEGUARIT TË KLINTONIT, MËSA DIHET: PAS PAK MUAJSH, PESË KRIMINELËT GREKË, NJË PREJ TYRE PASKA QENË SHTETAS AMERIKAN, U LIRUAN NGA BURGU.
      -ASHTU U SHKEL RËNDË, SOVRANITETI I SHQIPËRISË,
      -U SHKELË RËNDË, DRTEJTËSIA SHQIPTARE.
      TURP PËR PRESIDENTIN BILL KLINTON, TË MERRTE PËRGJEGJËSINË QË TË MBRONTE BANDITËT DIVERSANTË KRIMINELËT CUBA TË MALEVE, GREKËT FASHISTË! T´I MBRONTE, GJITHNJË, NËN MASKËN “DEMOKRATIKE” E “RUAJTJES SË PAQES NË RAJON”?!!!
      -VALLË, PSE VETËM SHQIPTARËT TË BËHEN GARDIANË TË RUAJTJES SË PAQES NË ILIRIK,(BALLKAN) ASHTU, GJITHMONË TË BËHEN “MISH PËR TOP” PËR HATËR TË MIQVE AMERIKANË,-E, TË TJERËVE?!!!
      NË FAKT, TË BIEN VIKTIMA, VETËM PËR INTERESAT E TYRE STRATEGJIKE…
      -TURP PËR PRESIDENTIN , SALI BERISHA DHE QEVERINË E ATYRE VITEVE TË MJEGULLTA, “BLU”?! -KUJTOJ, ME KRYEMINISTËR MEKSIN, QË RANË PËRTOKË, PËRBALLË TRYSNISË GREKE DHE AMERIKANE.
      -PO E PËRFONDOJ KËTË OPINION:
      DUKE IA PËRKUJTUAR EDHE HARRESËN E ARTIKULLSHKRUESIT,
      Z. XHEVDET SHEHU:
      MOS HARRONI MOR Z. SE:
      ENVERI, NUK QE ASPAK FAJTOR SE, MBRONTE TERRITORIN SHQIPTAR NGA BANDAT GREKE, JUGOSLLAVE, ITALIANE, ATO QINDRA GRUPE KRIMINALE QË SI KORBAT E ZINJ (BILE SHUMË PREJ TYRE ISHIN EDHE SHQIPFOLËS REAKSIONARË BANDA TË ZOGOLLIT, TË KUPIT, TË ERMENIT E TË TJERË, ISH-BASHKËPUNËTORË TË FASHISTËVE ITALO-GJERMANË, PASTAJ ME KAPITULLIMIN E HITLERIT DHE MUSOLINIT,-TË IKUR NGA LUFTA E DYTË BOTËRORE) QË I VËRSULESHIN SI HIENAT VENDIT TË SHQIPONJAVE TË PËRGADITUR NGA BAZAT USHTARAKE: NGA EUROPA DHE AMERIKA, ATO ISHIN TË ARMATOSURA GJER NË DHËMBË ME ARMËT DHE USHQIMET MË MODERNE, MIRËPO NË HAPESIRËN SHQIPTARE,-KUDO DHE KURDOHERË, VENDQËNDRIMI IU BËHEJ ZJARR:
      NË TOKË, NË MALE DHE DET.
      -SHUMË PREJ TYRE PUTHESHIN ME VDEKJET, SEPSE E DONIN VDEKJEN E ENVERIT TË PPSH DHE TË PUSHTETIT POPULLOR, TË FITUAR ME GJAK PARTIZANËSH HEROIKË.
      -TË TJERË BININ BURGJEVE PËR T´U REHABILITUAR APO PËR T´U PERËNDUAR SYTË NË BURREL, SPAC E GJETIU, NDËRSA,-SHUMË TË LUMTUR ISHIN ATA/ATO, QË “IKNIN KAH SYTË KËMBËT” TË TMERRUARIT DHE TË LAGURIT, ME BISHTA NËN SHALËT.
      DUKE IKUR NË PERËNDIM,- TË LLAHTARISURIT TENTUESIT-PUSHTUES, U THOSHIN Z, SHEFAVE TË TYRE QË U RËNDONIN GRADAT E LARA ME GJAK TË POPUJVE LIRIDASHËS, KUDO NËPËR BOTË: “IKIM NGA VEND I SHQIPONJAVE, SEPSE, HOXHA ËSHTË I KRISUR”?! Hahahaha!
      SHUL SHQIP, ME KRENARI TË LIGJSHME MUND TË THEMI:
      -TEK LENË DIELLI E PRARON HANA,
      ENVER HOXHË, MË NUK BAN NANA!
      (Populli)
      -Enveri ynë, Komandanti, kolosi legjendar i cili që nga viti 1941, kur e themeloi PKSH, e organizoi LANÇ-re, pas një lumë gjaku liridashës, i shporri jashtë dy perandori nazi-fashiste Italinë-Gjermaninë, por edhe pas fitores së LANC-re, për atë të uruar Shqipëri, jo vetëm Amerikës, (1945), Jugosllavisë (1948) Greqisë, (1949) Rusisë (1961), Kinës (1978),-por edhe ZOTIT, do t´ia thoshte: JO-TË MADHE.
      -Edhe Djallit, do t´i shpallte luftë, me moton atdhetare: këtej nuk kalon!
      -Ky vend ka ZOT,-VETËM, SHQIPTARIN.
      Lavdi Enver Shqipos!
      Lavdi dëshmorëve të atdheut!
      3 Nëntor, 2020

  • NJË PYETJE PËR LEXUESIT:
    A ISHTE KJO PESËSHJA FAMËKEQE GREKE QË, NË VITIN 1994 I VRAU 7 DHE I PLAGOSI DISA TË TJERË REKRUTË SHQIPTARË NË PESHKËPI?!

    • Berisha ka pasur plotesisht te drejte kunder atyre 5 minorikareve qe duhej ti denonte patjeter, se ata ishin tip terroristesh
      dhe pregatiteshin per kryengritje kunder shtetit Shqiptar

      Ndersa ato qe thote Ambasadori Amerikan” se nuk kemi degjuar pretendime teritoriale nga pala greke” jane genjeshtra
      Ambasadori genjen, se ato pretendime Greqia i ka ngritur gjithmone,
      biles edhe sot e kesaj dite.

      Ndersa ne lidhje me Presidentin Willson qe ky kopetenti Xhevdet,
      thote se Preisdenti nuk dinte gje per Traktatin fameekeq te copetimit te Shqiperise, eshte genjeshter shume e trashe qe tregon nivelin prej budallai qe ka ky Xhevdeti me keto artikuj bajate.

      Ate teorine qe “popujt e vegjel duhet te vet-vendosin” Presidenti Willson, nuk e kishte per Shqiperine,
      por e kishte me shume per Serbine.

      Pasi Willson erdhi nga Amerika ne Versaje te Parisit , ku do mbahej Konferenca me mendimin “ti krijohet Serbise dalje ne det”,
      te njejten teori qe thote edhe sot Presidenti Trump, dhe qe eshte teoria 100 vjecare e Lobit Serb te Amerikes,

      Ndersa per Shqiptaret ne fillim Willson nuk kishte ndonje respekt, sepse Willsoni ishte kunder myslymaneve ,
      dhe po ashtu ai ishte ne Dijeni te atij Traktati famekeq i cili nuk u krijua ne dhjetor te 1919, sic genjen pa dashje ky Xhevdet kopetenti,

      Pasi ai traktat ishte krijuar gjate luftes se Pare Boterore
      ku nepe,rmjet ketij traktati , qe i jepte Italise Vloren me nje [pjese te bregdetit Shqiptar,
      do joshej Italia te largohej nga Aleanca me Austro-Hungarine dhe Gjermanine dhe te bashkohej me Ameriken, Britanine dhe Francen

      Dhe ashtu u veprua, Italia per shkak te ketij premtimi nga te medhenjte , Italia u largua nga aleanca me Gjermanine dhe
      ju bashkua Britanise dhe Amerikes

      Pra, nuk diskutohet fare qe Willson kishte dijeni per traktatin e copetimit te Shqiperise.
      Dhe Konferenca e Versayes filloi me 18 Janar 1919,nderkaq Traktati duhet te jete bere nja dy vjet me para vitit 1919, sepse ne vitin 1919, Lufta e pare Boterore kishte mbaruar qe me Nendor 1918

      Mirepo kur Willson shkoi ne Konference me teorine e tij te Vetvendosjes per popujt e vegjel,
      i beri thirje edhe Leninit te vinte ne Konference,
      sepse “Konferenca do i lejoje popujt e vegjel te vet-vendosin”

      Lenini e demaskoi Willsonin duke deklaruar se kjo teori e Presidentit Willson eshte nje genjeshter,
      dhe per te vertetuar fjalet e tij Lenini, dergoi Minsitrin e Jashtem te Bashkimit Sovjetik, Trockin,

      Trocki doli ne Konference shtypi ne Paris, dhe ju tha gazetareve : kjo Konference eshte nje mashtrim, kur thote se popujt e vegjel do te vete vendosin,dhe ja ku eshte kopja e Mareveshjes qe copeton Shqiperine e vogel”

      Dhe aty ne moment , para gazetareve Trocki nxroi kopjen e Mareveshjes
      te firmosur nga te medhenjte ( Britania, Amerika, Rusia dhe Franca) ku thuhej se Shqiperia copetohej midis Italise e Greqise,
      nderkaq qe Willsoni kerkonte qe veriu jone ti jepej Sebrise, ne menyre qe Serbise ti lejohej nje dalje ne detin Adriatik./

      Nga ketu pastaj Willson filloi te ndryshoje sepse edhe Shqiptaret , te tmeruar nga ky trakat, nga ishin e nga s’ishin ,
      filluan ti dergojne letra pa fund Willsonit , qe te mos prishej Shqiperia

      Dhe WIllsonni kur e pa qe ishte nje reagim i drejte i Shqiptareve, na ndihmoi duke mos e aprovuar copetimin e Shqiperise ,

      Kjo eshte historia , jo ajo qe thote Xhevdeti nga padituria e tij

  • Amwrika ka dashur ta copetoje dhe shkaterroje Shqiperine qe ne vitin 1919 Sot ja shiten trojet Shqiptare Serbise

    • Respekt për ty,Reimod Vlonjati!

      Shumë bukur e ke sqaruar cështjen e atyre Konferencave imperialiste dhe traktateve të tyre famëkëqija.

      Si duket ky Xhevdeti, “po ia bie ca lustër me ngjyråë të bardhë historisë”, lidhur me miqësinë shqitaro-amerikane.

  • NJË PYETJE PËR LEXUESIT:

    A ISHTE KJO PESËSHJA FAMËKEQE GREKE QË, NË VITIN 1994 I VRAU 7 DHE I PLAGOSI DISA TË TJERË REKRUTË SHQIPTARË NË PESHKËPI?!

    -NËSE PASKA QENË KJO, SALI BERISHA NË JETËN E TIJ POLITIKE E PASKA BËRË, BILE NJË MË PAK SE NJË CEREK TRIMËRIE.

    PSE I THEM KËSHTU?!

    1.
    FILLIMISHT, NUK PASKA LEJUAR QË, ASKUSH NGA SHTETET MIKE AS ARMIKE TË NDËRHYNIN NË PUNËT E BRENDSHME TË SHTETIT SHQIPTAR, TË SHKELNIN NË DREJTËSINË SHQIPTARE.

    2.
    PËRKUNDËR, QË I THA,- JO! Z, R.SHIFERIT,
    TË DELEGUARIT TË KLINTONIT,
    -MËSA DIHET:
    PAS PAK MUAJSH, PESË KRIMINELË GREKË, NJË PREJ TYRE PASKA QENË SHTETAS AMERIKAN,
    U LIRUAN.

    -ASHTU, U SHKEL RËNDË SOVRANITETI I SHQIPËRISË, U SHKELË DRTEJTËSIA SHQIPTARE.
    TURP PËR PRESIDENTIN KLINTON TË MERRTE PËRGJEGJËSINË QË TË MBRONTE BANDITËT DIVERSANTË KRIMINELËT CUBA TË MALEVE,-GREKËT FASHISTË!
    GJITHNJË, NËN MASKËN “DEMOKRATIKE” E “RUAJTJES SË PAQES NË RJON”?!!!

    -VALLË, PSE VETËM SHQIPTARËT TË BËHEN GARDIANË TË RUAJTJES SË PAQES NË ILIRIK,
    (BALLKAN) ASHTU, GJITHMONË TË BËHEN
    “MISH PËR TOP” PËR HATËR TË MIQVE AMERIKANË E TË TJERË?!!! NË FAKT PËR INTERESAT E TYRE STRATEGJIKE…

    TURP PËR PRESIDENTIN , SALI BERISHA DHE QEVERINË E ATYRE VITEVE TË MJEGULLTA, “BLU”!
    -KUJTOJ, ME KRYEMINISTËR MEKSIN,
    QË RANË PËRTOKË, PËRBALLË TRYSNISË GREKE DHE AMERIKANE.

    PO E PËRFONDOJ KËTË OPINION:
    DUKE IA PËRKUJTUAR EDHE HARRESËN E ARTIKULL SHKRUESIT, Z. XHEVDET SHEHUT:
    MOS HARRONI MOR Z, SE:
    ENVERI, NUK QE ASPAK FAJTOR SE, MBRONTE TERRITOREIN SHQIPTAR NGA BANDAT GREKE, JUGOSLLAVE, ITALINE, ATO GRUPE KRIMINALE QË SI KORBAT E ZINJ (BILE SHUMË PREJ TYRE ISHIN EDHE SHQIPFOLËS REAKSIONARË TË ZOGOLLIT, KUPIT, ERMENJIT E TË TJERË, ISH-BASHKËPUNËTORË TË FASHISTE¨VE ITALO-GJERMANË, PASTAJ ME KAPITULLIMIN E HITLERIT DHE MUSOLINIT, TË IKUR NGA LUFTA E DYTRË BOTËRORE) QË I VËRSULESHIN SI HIENAT VENDIT TË SHQIPONJAVE TË PËRGADITUR NGA BAZAT USHTARAKE: NGA EUROPA DHE AMERIKA, ATO ISHIN TË ARMATOSURA GJER NË DHËMBË ME ARMËT DHE USHQIMET MË MODERNE, MIRËPO NË HAPESIRËN SHQIPTARE, KUDO DHE KURDOHERË, VENDI IU BË ZJARR:
    NË TOKË, NË MALE DHE DET.

    -SHUMË PREJ TYRE PUTHESHIN ME VDEKJET, SEPSE E DONIN VDEKJEN E ENVERIT TË PPSH DHE TË PUSHTETIT POPULLOR, TË FITUAR ME GJAK PARTIZANËSH HEROIKË.

    TË TJERË BININ BURGJEVE PËR T´U REHABILITUAR APO PËR TË PERËNDUAR NË BURREL, SPAC E GJETIU, NDËRSA, SHUMË TË LUMTUR ISHIN ATA/ATO, QË “IKNIN KAH SYTË KËMBËT” TË TMERRUAER DHE TË LAGUR ME BISHTA NËN SHALËT.
    DUKE IKUR NË PERËNDIM,- TË LLAHTARISURIT TENTUESIT-PUSHTUES, U THOSHIN Z, SHEFAVE TË TYRE QË U RËNDONIN GRADAT E LARA ME GJAK TË POPUJVE LIRIDASHËS, KUDO NËPËR BOTË: “IKIM NGA VEND I SHQIPONJAVE SEPSE, HOXHA ËSHTË I KRISUR”?! Hahahaha!
    SHUL SHQIP, ME KRENARI TË LIGJSHME MUND TË THEMI:
    -TEK LENË DIELLI E PRARON HANA,
    ENVER HOXHË MË NUK BAN NANA!
    (Populli)
    -Enveri ynë, Komandanti, kolosi legjendar i cili që nga viti 1941 , kur e themeloi PKSH, e organizoi LANc-re, pas një lumë gjaku liridashës, i shporri jashtë dy perandori nazi-fashiste Italinë-Gjermaninë, por edhe pas fitores së LANC-re, për atë të uruar Shqipëri, jo vetëm Amerikës, (1945), Jugosllavisë (1948) Greqisë, (1949) Rusisë (1961), Kinës (1978) -por edhe ZOTIT do t´ia thoshte:JO! Edhe Djallit, do t´i shpallte luftë, me moton atdhetare: këtej nuk kalon,-ky vend ka ZOT,-VETËM, SHQIPTARIN.
    Lavdi Enver Shqipos!
    Lavddi dëshmorëve të atdheut!

    • NJË PYETJE PËR LEXUESIT:
      -A ISHTE KJO PESËSHJA FAMËKEQE GREKE QË, NË VITIN 1994 I VRAU 7 DHE I PLAGOSI DISA TË TJERË REKRUTË SHQIPTARË NË PESHKËPI?!
      -NËSE PASKA QENË KJO, SALI BERISHA NË JETËN E TIJ POLITIKE E PASKA BËRË, BILE NJË MË PAK SE NJË ÇEREK TRIMËRIE.
      PSE I THEM KËSHTU?!
      1.
      FILLIMISHT, NUK PASKA LEJUAR QË, ASKUSH NGA SHTETET MIKE AS ARMIKE TË NDËRHYNIN NË PUNËT E BRENDSHME TË SHTETIT SHQIPTAR, TË SHKELNIN NË DREJTËSINË SHQIPTARE.
      2.
      PËRKUNDËR, QË I THA,- JO! Z, R.SHIFERIT, TË DELEGUARIT TË KLINTONIT, MËSA DIHET: PAS PAK MUAJSH, PESË KRIMINELËT GREKË, NJË PREJ TYRE PASKA QENË SHTETAS AMERIKAN, U LIRUAN NGA BURGU.
      -ASHTU U SHKEL RËNDË, SOVRANITETI I SHQIPËRISË,
      -U SHKELË RËNDË, DRTEJTËSIA SHQIPTARE.
      TURP PËR PRESIDENTIN BILL KLINTON, TË MERRTE PËRGJEGJËSINË QË TË MBRONTE BANDITËT DIVERSANTË KRIMINELËT CUBA TË MALEVE, GREKËT FASHISTË! T´I MBRONTE, GJITHNJË, NËN MASKËN “DEMOKRATIKE” E “RUAJTJES SË PAQES NË RAJON”?!!!
      -VALLË, PSE VETËM SHQIPTARËT TË BËHEN GARDIANË TË RUAJTJES SË PAQES NË ILIRIK,(BALLKAN) ASHTU, GJITHMONË TË BËHEN “MISH PËR TOP” PËR HATËR TË MIQVE AMERIKANË,-E, TË TJERËVE?!!!
      NË FAKT, TË BIEN VIKTIMA, VETËM PËR INTERESAT E TYRE STRATEGJIKE…
      -TURP PËR PRESIDENTIN , SALI BERISHA DHE QEVERINË E ATYRE VITEVE TË MJEGULLTA, “BLU”?! -KUJTOJ, ME KRYEMINISTËR MEKSIN, QË RANË PËRTOKË, PËRBALLË TRYSNISË GREKE DHE AMERIKANE.
      -PO E PËRFONDOJ KËTË OPINION:
      DUKE IA PËRKUJTUAR EDHE HARRESËN E ARTIKULLSHKRUESIT,
      Z. XHEVDET SHEHU:
      MOS HARRONI MOR Z. SE:
      ENVERI, NUK QE ASPAK FAJTOR SE, MBRONTE TERRITORIN SHQIPTAR NGA BANDAT GREKE, JUGOSLLAVE, ITALIANE, ATO QINDRA GRUPE KRIMINALE QË SI KORBAT E ZINJ (BILE SHUMË PREJ TYRE ISHIN EDHE SHQIPFOLËS REAKSIONARË BANDA TË ZOGOLLIT, TË KUPIT, TË ERMENIT E TË TJERË, ISH-BASHKËPUNËTORË TË FASHISTËVE ITALO-GJERMANË, PASTAJ ME KAPITULLIMIN E HITLERIT DHE MUSOLINIT,-TË IKUR NGA LUFTA E DYTË BOTËRORE) QË I VËRSULESHIN SI HIENAT VENDIT TË SHQIPONJAVE TË PËRGADITUR NGA BAZAT USHTARAKE: NGA EUROPA DHE AMERIKA, ATO ISHIN TË ARMATOSURA GJER NË DHËMBË ME ARMËT DHE USHQIMET MË MODERNE, MIRËPO NË HAPESIRËN SHQIPTARE,-KUDO DHE KURDOHERË, VENDQËNDRIMI IU BËHEJ ZJARR:
      NË TOKË, NË MALE DHE DET.
      -SHUMË PREJ TYRE PUTHESHIN ME VDEKJET, SEPSE E DONIN VDEKJEN E ENVERIT TË PPSH DHE TË PUSHTETIT POPULLOR, TË FITUAR ME GJAK PARTIZANËSH HEROIKË.
      -TË TJERË BININ BURGJEVE PËR T´U REHABILITUAR APO PËR T´U PERËNDUAR SYTË NË BURREL, SPAC E GJETIU, NDËRSA,-SHUMË TË LUMTUR ISHIN ATA/ATO, QË “IKNIN KAH SYTË KËMBËT” TË TMERRUARIT DHE TË LAGURIT, ME BISHTA NËN SHALËT.
      DUKE IKUR NË PERËNDIM,- TË LLAHTARISURIT TENTUESIT-PUSHTUES, U THOSHIN Z, SHEFAVE TË TYRE QË U RËNDONIN GRADAT E LARA ME GJAK TË POPUJVE LIRIDASHËS, KUDO NËPËR BOTË: “IKIM NGA VEND I SHQIPONJAVE, SEPSE, HOXHA ËSHTË I KRISUR”?! Hahahaha!
      SHUL SHQIP, ME KRENARI TË LIGJSHME MUND TË THEMI:
      -TEK LENË DIELLI E PRARON HANA,
      ENVER HOXHË, MË NUK BAN NANA!
      (Populli)
      -Enveri ynë, Komandanti, kolosi legjendar i cili që nga viti 1941, kur e themeloi PKSH, e organizoi LANÇ-re, pas një lumë gjaku liridashës, i shporri jashtë dy perandori nazi-fashiste Italinë-Gjermaninë, por edhe pas fitores së LANC-re, për atë të uruar Shqipëri, jo vetëm Amerikës, (1945), Jugosllavisë (1948) Greqisë, (1949) Rusisë (1961), Kinës (1978),-por edhe ZOTIT, do t´ia thoshte: JO-TË MADHE.
      -Edhe Djallit, do t´i shpallte luftë, me moton atdhetare: këtej nuk kalon!
      -Ky vend ka ZOT,-VETËM, SHQIPTARIN.
      Lavdi Enver Shqipos!
      Lavdi dëshmorëve të atdheut!
      3 Nëntor, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *