Amerika kryen testin e parë kundër raketave ndërkontinentale

Elton Tafaruci

Ushtria amerikane ka kryer këtë të martë të parin test të mbrojtjes antiraketore, duke reaguar kështu ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Në testin e sotëm është simuluar një sulm me raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), ndërsa nga baza e Forcave Ajrore në Vandenberg të Kalifornisë është lëshuar një antiraketë pas “interceptimit” të asaj që quhet ndryshe si ICBM.

Gjithsesi, do të duhen disa orë, përpara se ushtria e SHBA-ve të njoftojë nëse interceptori “Ground-based Midcourse Defense”, (GMD) e ka goditur në shenjë objektivin dhe sa efektiv mund të jetë në të tilla raste.

Testimi amerikan vjen mes frikës në rritje në lidhje me programin e avancuar të Koresë së Veriut për të zhvilluar aftësitë e lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale.

Kohët e fundit, Koreja e Veriut ka kryer të paktën 3 teste raketash balistike me rreze të mesme veprimi, në shkelje të plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shqetësuar më së shumti fqinjët e saj, Korenë e Jugut dhe Japoninë, por edhe vet Amerikën.

Share This Article
1 Comment
  • Para shume viteve ne TV eshte shfaqur nje ilustrim i rreme qe Amerikanet benin prova dhe asgjesonin ne ajer Raketat Balestike Nderkontinentale.
    Mbase ky eshte mashtrimi i rradhes.
    Idiotit Diktatorit te Korese se Veriut Kim Jong-un nuk eshte nevoja ti tregojne shpikjen e fundit ate le ta ruajne per Rusine dhe Carin Putin.
    Korene e Veriut e mbosht dhe e nxjerr jashte loje vetem me nje Aeroplan mbajtese, ai ka nje armatim te skaduar te viteve 60-70, ka kar-burant vetem sa per te bere nje parade ushtarake fallco.
    Clirojeni popullin e Korese se Veriut qe po vdesin urie nga nje diktator i pashpirt qe rri tape duke pire vetem ujiski dhe me te besuarit e tij i shpall armik duke i pushkatuar sic beri me burrin e halles nje xheneral ne ushtri dhe deri tek elemini i gjysem vellait nga babai qe e eleminoi ne Aeroprt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *