Arizona në alarm, shpërthen epidemia e pleshtave

Leda Hysa

Zyrtarët e shëndetësisë në Arizona kanë lëshuar një paralajmërim publik pasi zbuluan një përhapje masive të epidemisë së pleshtave. Kjo sëmundje tepër infektive vrau miliona në Mesjetë.

Zyrtarët e qarkut Navajo dhe Coconino County në pjesën veriore të shtetit kanë konfirmuar se pleshtat në zonë janë testuar dhe kanë  rezultuar se janë bartës të epidemisë.

Departamenti i Shëndetit i ka kërkuar publikut të marrë masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj kësaj sëmundjeje të rëndë, e cila mund të jetë e pranishme në pleshtat, brejtësit, lepujt dhe grabitqarët që ushqehen me këto kafshë.

“Sëmundja mund t’i transmetohet njerëzve dhe kafshëve të tjera nga pickimi një pleshti të infektuar ose nga kontakti i drejtpërdrejtë me një kafshë të infektuar”, u shpreh një nga zyrtarët.

Rasti i parë u raportua në fillim të gushtit dhe zyrtarët i kanë paralajmëruar njerëzit të kujdesen për të shmangur zonat e rrezikshme ku mund të përhapet sëmundja dhe për të mbajtur kafshët brenda.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *