Amerika po diskuton sigurimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Amelda Amelda

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se SHBA-ja është në “diskutime të vazhdueshme” me vendet e tjera Perëndimore për të ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë për Ukrainën.

Deri më sot, SHBA i ka ofruar Ukrainës armë të lëvizshme kundërajrore Stinger.

Megjithatë, këto sisteme janë kryesisht efektive kundër helikopterëve dhe avionëve me fluturim të ulët, sesa ndaj avionëve luftarakë që fluturojnë në lartësi të madhe.

Është raportuar se një numër vendesh përfshirë Sllovakinë, kanë shprehur gatishmërinë për t’i dhënë Ukrainës sistemet anti-ajrore S-300, me kusht që të marrin diçka për t’i zëvendësuar ato. Ukraina përdor sisteme ajrore S-300 dhe ka personel të trajnuar për përdorimin e tij.

Ndërsa Kirby nuk komenton drejtpërdrejt për Sllovakinë ose S-300, ai tha se SHBA është në “konsultime aktive” për “llojet e aftësive të mbrojtjes për të përfshirë mbrojtjen ajrore me rreze të gjatë.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pse Amerika dhe jo Rusise qe i takon?
    Amerika te jape Drejtesi dhe te denoje me Sanksione Turqine Jo vetem ne Qipro.
    Ka qe ne 1922in qe nga miliona Greke Epirote,Maqedhonas,Ilyre,Ione Kane mbetur reth 2000 o te Mallkuar.
    Pabesite dhe Padrejtesite paguhen nje Dite.
    Sllavet e Shkupit i njohen me Emrin Greko Ilyre Maqedhoni Colonizatoret Angloamerikane kur vete Gligorov declaronte para kamerave dhe gazetareve qe Ne that Gligorovi jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrit e Madh.
    U ngrit ne proresta populi Greke.
    Por kush degjon?
    Cdo gje vete sipas Pllanit.
    Perca e Sundo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *