Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Gjeopolitika e shteteve të mëdha nuk mund të lejojë gjeopolitikën e rrëmujshme të aleatëve të tyre të vegjël, të cilët për interesa individualiste ngatërrojnë këmbët në lojrat e mëdha energjitike dhe gjeopolitike, duke shkaktuar shqetësime globale.
Një mësim të tillë i dha qeveria amerikane qeverisë së Greqisë, duke i dërguar në 10 janar 2022 një notë zyrtare, ku e njoftonte se SHBA nuk e mbështesin projektin e gazsjellësit “EastMed”, të planifikuar nga Greqia, për të dërguar gazin natyror nga Izraeli nëpërmjet Qipros dhe Greqisë për në Europë. Gazeta greke “Ekathimerini” shkruante në 10 janar se “Uashingtoni hapur shpreh rezervat e tij, efektivisht duke minuar zbatimin e projektit ambicioz. Qendrimet e SHBA i janë dorëzuar edhe Izraelit dhe Qipros”.
Portali i njohur ”euractiv.com” shkruante në 11 janar se “Greqia në heshtje pranon vdekjen e projektit EastMed”.
Projekti i ndërtimit të gazsjellësit “EastMed” u iniciua nga Greqia në një përpjekje për të konsoliduar një aleancë të re energjitike dhe politike të saj me Izraelin dhe Qipron dhe për të forcuar rolin e Greqisë si një qendër ndërkombëtare e shpërndarjes së gazit në Europë. Është një megaprojekt ambicioz, që shkon përtej mundësive të tre shteteve të vogla pjesëmarrëse, sepse gazsjellësi “EastMed” është projekt për gazsjellësin më të gjatë dhe më të thellë ujor në botë. Ai planifikohet të jetë rreth 2 mijë kilometra gjatësi dhe me një shtrim tubash në një thellësi ujore prej tre mijë metra nën det. Për krahasim mund të përmendim se gazsjellësi “North Stream 2”, që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpër detin Balltik, është 1200 kilometra i gjatë dhe me një shtrim tubash në një thellësi deri 50 metra nën det. Kostoja e “EastMed” që parashikon të transmetojë në Europë 10 miliard metra kub gaz në vit, vlerësohet në 7-10 miliard dollarë, çka tregon se projekti kërkon investitorë tepër të fuqishëm ndërkombëtarë.
Projekti grek i gazsjellësit “EastMed” u përqafua me entusiazëm nga Qipro dhe Izraeli për arsyet e tyre dhe gjet mbështetje edhe nga ndonjë shtet europian me ndikim në Komisionin Europian të BE. Në 2 janar 2020 Greqia, Izraeli dhe Qipro nënshkruan në Athinë në nivelin më të lartë qeveritar marrëveshjen tripalëshe për ndërtimin e gazsjellësit “EastMed”.
Qysh në fillim është folur nga ekspertët për vështirësitë dhe pamundësitë e ndërtimit të një gazsjellësi të tillë për mungesa efektiviteti në planin financiar, tregtar, ekonomik, teknik dhe ekologjik. Qysh në fillim është folur nga ekspertët se projekti “EastMed” ishte shumë larg karakterit energjitik. Por tre shtetet e vogla pjesëmarrëse u përpoqën që të mbulonin thelbin politik dhe gjeopolitik të projektit të tyre me tezën se “EastMed” do të pakësonte varësinë e Europës nga gazi rus dhe do të diversifikonte burimet energjitike europiane.
Mirpo projekti i gazsjellësit “EastMed” e komplikoi skemën energjitike dhe gjeopolitike perëndimore në rajonin e Mesdheut, ende pa nisur ndërtimi i tij. “EastMed” krijoi komplikime në lojrat makroenergjitike dhe makrogjeopolitike perëndimore, të cilat janë përtej fuqisë dhe rolit e të shteteve të vogla protagoniste të projektit “EastMed”. Qeveria e presidentit të SHBA Bajden në notat e saj drejtuar qeverisë së Greqisë, Izraelit dhe Qipros, për heqjen e çdo mbështetje amerikane ndaj projektit “EastMed”, shprehet qartë se ky projekt nxit tensionet në rajonin e Mesdheut Lindor. Gazeta “middleeastmonitor” shkruante në 12 janar se se “SHBA braktis planet për gazsjellësin “EastMed” për shkak se destabilizon tensionet rajonale. Një dokument i qeverisë amerikane zbulon se Uashingtoni ka shprehur shqetësimin e tij se projekti mund të jetë burimi i parë i tensionit dhe të ketë efekt destabilizues”. Stacioni televiziv shtetëror grek “ERT” njoftonte se “një nga arsyet përse qeveria amerikane nuk e mbështet projektin “EastMed” është krijimi i tensioneve në Mesdhe”.
Qeveria e SHBA u bën të qartë aleatëve të vet, Greqisë dhe Izraelit, se kanë shkelur vijat e kuqe të interesit strategjik amerikan në detin Mesdhe me projektin e tyre. Aleatët e vegjël paralajmërohen se i janë future një loje gjeopolitike të dëmshme dhe të palejueshme nga Amerika. Qeveria e SHBA përcakton qartë dhe direkt arsyen kryesore përse ajo nuk e mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”. Portali “cyprusrussiabusiness.com” shkruante në 10 janar: “Pakënaqësia e Uashingtonit, që argumenton mungesën e përkrahjes për “EastMed” me shqetësimin për stabilitetin gjeopolitik të rajonit”.
Gjeopolitika globale e SHBA si fuqia më e madhe e botës, interesat e së cilës kërkojnë ruajtjen e stabilitetit, të paqes dhe të ekulibrave strategjikë në gjithë rajonet e globit, nuk mund të neglizhojnë një rajon si Mesdheu, aq jetik për interesat amerikane dhe atlantike. Në Mesdhe janë shumë shtete anëtare të NATO-s, në Mesdhe është e dislokuar në mënyrë permanente Flota e Gjashtë amerikane, Mesdheu është kryqëzimi jetik i tre kontinenteve. SHBA nuk mund të pranojnë që interesa të ngushta individualiste të një apo dy shteteve të Mesdheut, qofshin edhe aleatë të SHBA, të ndërmarrrin projekte të dëmshme, që ndërhyjnë dhe provokojnë tensione dhe destabilitet në pellgun e Mesdheut.
Në fakt vetë gjeneza e projektit “EastMed” i jep shumë të drejtë qendrimit të tanishëm të qeverisë së presidentit Bajden. Projekti u iniciua nga Greqia dhe u përqafua nga Izraeli dhe Qipro, jo për interesa energjitike, por si një mikroaleancë e re politike e tre shteteve mesdhetare kundër një shteti tjetër mesdhetar dhe anëtar i NATO-s, Turqisë. Kjo aleancë e re kishte si pikënisje dhe si bazament të saj qendrimet dhe politikën antiturke të tre shteteve të vogla mesdhetare. Në vitin 2019 kam shkruar se “Projekti “East Med pipeline” u krijua nga Greqia si një aleancë e re energjitike dhe gjeopolitike midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, me objektivin e lexueshëm të një poli trepalësh kundër Turqisë. “EastMed” është më shumë një projekt gjeopolitik se sa energjitik, që pritet të sjellë komplikime situatash ndërkombëtare në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”.(Libri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, 2021, fq.89).
Greqia, që pretendon të bëhet një fuqi e madhe mesdhetare, u bë nismëtarja e projektit “EastMed” me synimin e mënjanimit të rolit dhe të interesave të Turqisë në Mesdheun Lindor. Greqia injoroi pasojat e këtij projekti në stabilitetin e rajonit dhe rreziqet që sillte ai, duke sfiduar të drejtat e Turqisë. Madje trajektorja e gazsjellësit “EastMed” kalon në zonat ekonomike ekskluzive detare, të cilat i takojnë Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore. Ankaraja e bëri të qartë zyrtaritsh qysh në fillim se ajo nuk do të lejojë që gazsjellësi të kalojë nëpër zonat detare ekonomike të Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore. Vendosmëria e Turqisë u manifestua qartë në krizën e Mesdheut Lindor gjatë viteve 2020-2021. Tensionet e mëdha, që karakterizuan situatën në Mesdheun Lindor vërtetuan se gazsjellësi “EastMed” paraqiste një casus beli të qartë për rajonin. Dhe SHBA nuk mund ta lejojnë këtë.
Greqia është përpjekur vitet e fundit që të krijojë disa aleanca të habitëshme politike në perimetrin e detit Mesdhe mbi bazën e qendrimeve dhe të politikës së saj emotive antiturke. Në zbatim të kësaj strategjie individualiste Greqia i ka shkuar me ndërgjegje acarimit të tensioneve në pellgun e Mesdheut, e obsesionuar nga qëllimi për izolim diplomatik dhe energjitik të Turqisë në rajon. Në planin energjitik Athina shpresonte se me projektin “EastMed” do të konkuronte gazsjellësit “TAP” dhe “Turkish stream”, që janë ndërtuar dhe kalojnë nëpër Turqi. Në planin strategjik Athina shpresonte se me “EastMed” do të sanksiononte sovranitetin e saj në hapësirën më të madhe detare të Mesdheut.
Hapat e Greqisë drejt kësaj ambicje mesdhetare u shkallëzuan deri në pikën absurde të nënshkrimit të një pakti ushtarak me Francën, ku për herë të parë në historinë e NATO-s dy shtete anëtare të aleancës atlantike planifikojnë ndërhyrje të përbashkët ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të NATO-s. Ky nen është thelbi i paktit ushtarak franko-grek i drejtuar kundër Turqisë, dhe që u nënshkrua në Paris në 27 shtator 2021. Ky rast i paprecedent, ku dy shtete anëtare të NATO-s angazhohen me pakt për ndërhyrje ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të aleancës atlantike, shkaktoi sipas burimeve diplomatike pakënaqësi strategjike në SHBA, në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, ku ka patur gjithmonë rezerva të mëdha për politikën mesdhetare të Greqisë.
SHBA dhe NATO kanë nevojë jetike dhe strategjike që Mesdheu të jetë det atlantik, një rajon i stabilitetit dhe jo i tensioneve artificiale të krijuara nga interesat individualiste të shteteve të vogla mesdhetare njera me tjetrën. Ndaj SHBA janë kaq të vëmendshëm për zhvillimet ne Mesdhe dhe synojnë neutralizimin e çdo vatre, burimi dhe shkaku për nxitjen e tensioneve në atë rajon. Ndaj i ndezën dritën e kuqe projektit të gazsjellësit “EastMed”. Portali grek “greekreporter.com” citonte në 13 janar deklaratën e Charles Ellinas, president “EC Cyprus Natural Hydrocarbons Company”, që theksonte se “Projekti “EastMed” tani është komplet politik dhe jo vetëm na çon në drejtim të gabuar në çeshtjen e energjisë, por gjithashtu nuk kontribuon për paqen në rajon”.
Ndërhyrja akute e SHBA bëhet edhe më urgjente në koniukturat e reja ndërkombëtare të krijuara nga vala e re e agresivitetit të Rusisë në Europë dhe nga kërcënimet e reja ruse në adresë të aleancës atlantike. Është koha kur Rusia ka grumbulluar qindra mijra trupa në kufijtë e Ukrainës dhe përgatitet për një ndërhyrje të re në atë vend njësoj si me agresionin e vitit 2014, sepse Moska kërkon të ndalojë me forcë të drejtën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kremlini i dërgoi në 17 dhjetor 2021 kërkesa ultimative SHBA dhe NATO-s që të mos zgjerohen dhe të mos dislokojnë trupa dhe pajisje ushtarake në shtetet anëtare të NATO-s. Demonstrim flagrant i agresivitetit të ri rus ishte ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Kazakistan në 6 janar 2022 për të vendosur “rendin e brendshëm” në një shtet anëtar të aleancës ushtarake CSTO, që drejtohet nga Moska. Është hera e parë që Rusia përdor forcat e saj ushtarake për të vendosur kontrollin e saj në një shtet anëtar të aleancës së vet ushtarake.
Në këtë agresivitet të ri shumëdimensional të Rusisë në rajone të ndryshme të Europës dhe të Azisë bëhet imperative në planin gjeopolitik nevoja jetike e uljes së tensioneve në pellgun e rëndësishëm të Mesdheut. Ndaj qeveria amerikane u dërgoi notat zyrtare Greqisë, Izraelit dhe Qipros, se nuk mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”, sepse ai destabilizon rajonin dhe shkakton tensione. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike tregon se përplasjet dhe konfliktet midis aleatëve të SHBA në pellgun e Mesdheut shkojnë në favor të strategjisë antiamerikane dhe antiatlantike të Rusise. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike dëshmon rëndësinë e veçantë strategjike të Turqisë në rrethanat e reja ndërkombëtare të konfrontimit të ri perëndimor me Rusinë, për mbrojtjen e interesave amerikane dhe atlantike.
Vendimi i qeverisë amerikane është një dush i ftohtë dhe goditje direkte për ambicjet e mëdha mesdhetare të Greqisë. Gazeta greke “Ta Nea” shkruante në 12 janar se “vendimi i SHBA është çertifikata e vdekjes për një nga elementet kryesore të politikës së Greqisë në Mesdheun Lindor”. Pikënisja e gabuar e Athinës është se e planifikoi gazsjellësin “EastMed” si një projekt gjeopolitik dhe jo si projekt energjitik. Athina gjykoi se me projektin “EastMed” do të izolonte Turqinë dhe ta detyronte atë të pranonte dominimin grek në Mesdheun Lindor. Është ambicja jorealiste e shndrrimit të Greqisë në fuqi të madhe mesdhetare. Greqia neglizhoi faktin e madh se sipërmarrja e saj hapte thesin e erërave të Eolit në detin Mesdhe me stuhitë e përplasjeve dhe të konflikteve të rrezikëshme dhe të dëmshme për interesat amerikane dhe atlantike. Gazeta “investigate-europe” shkruante në 7 janar se “Në 12 vitet e fundit udhëheqja politike e Greqisë ka promovuar gazsjellësin “EastMed” si shtylla e strategjisë energjitike dhe gjeopolitike të vendit”. Ministri grek i energjisë në vitet 2016-2019 George Stathakis thekson: ”Greqia e konsideron dimensionin gjeopolitik të gazsjellësit “EastMed” sinjifikant në shkallën më të lartë”.
Gjeopolitika individualiste greke bie ndesh në mënyrë flagrante me gjeopolitikën e madhe perëndimore dhe atlantike të SHBA. Ndaj dhe qeveria e presidentit amerikan Xho Bajden i tregoi Athinës kufijtë e vijës së kuqe gjeopolitike amerikane dhe atlantike, që nuk mund të kapërxejë ambicja mesdhetare greke.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Po per dergimin e gjirit te Sarandes ne Hage,,kane thene gje Amerikanet?
Po pse o demo cari , Haga , cfare eshte , armike e Shqiperise , apo gjykate nderkombetare ? Shko more thyej qafen , na cave bythen me detin qe e shpune ne gjykate nderkombetare . Kjo eshte nje praktike e njohur , kur dy shtete , qe nuk i zgjidhin dot me marrveshje problemet e tyre , i drejtohen gjykates nderkombetare . Ku na qenka e keqja ketu ? Eshte vetem ne koken tende boshe .
që ti je asnjëanës nga njëra anë!?asqë vihet në diskutim,si nuk vihet në dikutim që dhe demiri është koqe!!
Mjafton qe nuk paskam qene une koqe , o anticensure , shpetova kesaj rradhe . Po nje pyetje kisha une : A mund te gjesh ne kete bote ndonje njeri vertet asnjeanes? Ti , anticensure , asnjeanes je ? Jo per gje , po , ne komentet e tua , nuk kemi pare kurre ndonje qendrim asnjeanes .
lali
një thënje,e vjetër shumë,thotë :”budallain mos e pyet se të tregon vetë”!!
unë nuk kam thënë asnjëherë që jam asnjëanës!!unë jam në krahun e shqipërisë e shqiptarëve ashtu si ma pret mëndja time!!
asqë e diskutoj që nuk egziston një 100 % asnjëanës,për pasojë,kur dhe ti e di,mos e përdor si pseudonim!!
unë jam kundër censurës dhe nuk kërkoj që të censurohen të tjerët!!i shaj deri nga gjithë robt e shpisë,por nuk kërkoj censurën e tyre!!
demën e quajta koqe dhe ti je kënaqur që nuk të kam quajtur të tillë”Mjafton qe nuk paskam qene une koqe “por në të njëjtën kohë ke vërtetuar thënjen e budallait!!
e ke pranuar se je i tillë!!
C’thote Sali Berisha per kete nderhyrje te amerikaneve ne punet e brendeshme te ketyre shteteve? Fole o Sali kerma.
Demo, mbasi fjeti në një krevat shoku Edi në shtëpinë e Micotaqisit me vetë vllaun Micotaqis, të nesërmen shoku Edi edhe vllau Micotaqis e kuptuan që kishin kaq shumë mosmarrveshje për çështjen e detit sa vetëm mund ta zgjidh një Gjykatë ndërkombëtare me gjykatës grek asnjëanës si komentusi Asnjëanës që
trurin nuk e ka në kokë si njerzit normal por diku atje ku janë organet e jashtëqitjes dhe me kulturën e një patronazhisti të vërtetë të gestapos së Edi Ramës, shpërthen duke ndotur këtë faqe të Ditës me fekalet e tij të tërbimit mendor. Është një Asnjëanës i vërtetë i shkrehur fare nga trutë. Janë kopje mjerane e bastarduar e Edi Ramës, që me komentet e tyre tregojn ç’ rob është Edi Rama që ka ngelur ta mbrojnë njerëz të këtij soji.
Ja dhe skizofreni nga psikiatria me dy pikcuditese , po kompiuterin ku e gjete valle…..!!? Po kush te dhjeu ty , more psikopat , une po replikonja me te tjere e jo me nje si ti , qe e kane perzene nga shtepia se i kishe merzitur jeten familjes .
O i coro..dmth i cuditur s’po merret vesh esht merit apo mangesi e Edi Rames qe po humbet Greqia mbeshtetjen per gazsellesin se me duket se per kete po zhabohet ne kete zhabim muratesk.!!??
ANALIZE E SHKELQYER PER NJE CESHTJE NEVRALGJIKE SA DHE STRATEGJIKE
Te lumte mendja Shaban!
pavarsisht tendencave të tij shaba e ka shkruar mirë,por ta lavdërosh ti o kërmë e degëve të tropojës!?
do të thotë se i ka bërë mutin!
unë po e lexoj dhe njëherë,për të parë ku i vjen era!!
Greqia gjithone e ka patur oreksin me te madhe se tajatin , prandaj dhe ka thyer hundet shpesh
Amerika ka politikane te zgjuar nuk ginjehen nga mashtrusit e greqise per mendimin tim eshte nje nderhyrje e duhur eshte shume e sakte. Nuk toleron Amerika mashtrusit i njeh mire Amerika greket prandaj nderhyri.
O dritan , se pari kush eshte ” tajati” dhe se dyti , kur i paska thyer hundet shpesh Greqia ?
Sa gezohen turqit kur humbin Arbereshet.
Detar kur arbereshet e greqise te deklarojne origjinen e vertete qe deri sot e mohojne ate here mund ti shohim ndryshe ata sepse jane quramane.
Shaban Murati qe po ben politiken boterore nuk na the c’fare fitoi Shqiperia nga vizita e presidentit turk Erdogan?Pse po e kalon ne heshtje?Me sa shoh jeni te dhjere te gjithe kronikanet shqiptare.Kuptimi eshte qe shqiptaret fituan nje mut te madh.
Mesazhi i shkrimit “U dogj kulla e grekut me gjith tespie dhe Macron ”
Po ty te duket vetja si Mato? Jo, krruhesh vetem si Qosja!
Kesaj radhe Shaba s’ka ku te gjeje Vucon se e ka ne Ankara dhe s’duhet ta permende, as me Edvinin s’ka gje kesaj radhe, biles nuk do te prishe gojen per ta lavderuar. Nje zot e di se si eshte ndier kur Erdoga i’a bente siper ketij vendi sic ja ka bere dhe ky vete kur zbuloi rrenjet ne anadollin e larget, ndjenjat per otomanine nuk kane fund ashtu si shpresa vdes e fundit, diku kane arritur me trushpelaret derisa te ktheje kursin Amerika dhe sulltan salepi te perfundoje si Gedafi. Kete radhe eshte hedhur nga mesdheu, ne mbrojtje te ‘partneritetit euro-atlantik’, me Turqine si garante te saj, a thua eshte e vertete? Shteti i pare qe i ka dhier me kohe asaj aleance, eshte po turqeria e tij, ai nuk po filtron thjeshte me Putin, po armatoset prej tij dhe po ben lemsh ato vende po ne interes te destabilitetit. Me kete dacibao Shaba na ka ‘izoluar’ edhe Izralelin, e ka nxjerre jashte loje, kjo po qe eshte e forte. Ne fund te fundit c’na duhen ne keto lajme bombastike te Shabes, se Izraeli dhe Greqia paskan harxhuar energji te kota dhe Amerika u’a paska ngrire buzeqeshjen ne buze, ketu ky ka hallin e babe ertugulit, pa pike turpi orvatet ta beje ceshtje te dites derisa ti vije materiali i radhes, keto kohe kane shume per te shkruajtur per miqesine gjashte shekullore pjellat e haremit turk!
Asnjanës, je një nga 12000 patronazhistët (spiunët) e vërtet të gestapos së fshehtë të Edi Ramës punësuar para 25 prillit që nëpër ferra, mbarapa haleve, nëpër bare, në rrjetet sociale si kjo faqe e Ditës kudo, me listën e 600 000 rogëtarëve e pundhënësve në dorë vjedhur nga Edi Rama për tërmetet zgjedhore dibrane, përgjoni çdo shqipëtar dhe
më paske përgjuar o spiun i flliqur dhe paske zbuluar që unë psikopati, paskam mërzitur shtëpin dhe më paskin përzën nga shtëpija. Je gjigand, vërtet ashtu është , tani që po shkruaj jam posht urës së Lanës me kompjutër në dorë. Qënke me vler si spiun i gesatpos patronazhiste , me siguri duhet të jesh agjenti që puntori operativ i gestapos që të ka tërhequr në bashkpunim të ka vën pseudonimin e punës “Tenxherja me fekalet e kusarisë së Edi Ramës”
Kryeje si duhet detyrën e patronazhistit infiltëruar në këtë faqe , raprezalje ndaj atyre që nuke kuptojnë që Edi Rama është burr i mirë, mos kurse dhe diplomatin e shkëlqyer atdhedashës Shaban Muratin që i ka këputur hu prapanicës së qelbur diplomatike anti kombëtare të Edi Ramës tënd.
Asnjanës, je një nga 12000 patronazhistët (spiunët) e vërtet të gestapos së fshehtë të Edi Ramës punësuar para 25 prillit që nëpër ferra, mbarapa haleve, nëpër bare, në rrjetet sociale si kjo faqe e Ditës kudo, me listën e 600 000 rogëtarëve e pundhënësve në dorë vjedhur nga Edi Rama për tërmetet zgjedhore dibrane, përgjoni çdo shqipëtar dhe
më paske përgjuar o spiun i flliqur dhe paske zbuluar që unë psikopati, paskam mërzitur shtëpin dhe më paskin përzën nga shtëpija. Je gjigand, vërtet ashtu është , tani që po shkruaj jam posht urës së Lanës ku kaloj natën me kompjutër në dorë. Qënke me vler si spiun i gesatpos patronazhiste , me siguri duhet të jesh agjenti që puntori operativ i gestapos që të ka tërhequr në bashkpunim të ka vën pseudonimin e punës “Tenxherja me fekalet e kusarisë së Edi Ramës”
Kryeje si duhet detyrën e patronazhistit infiltëruar në këtë faqe , raprezalje ndaj atyre që nuk e kuptojnë që Edi Rama është burr i mirë, mos kurse dhe diplomatin e shkëlqyer atdhedashës Shaban Muratin që i ka këputur hu prapanicës së qelbur diplomatike anti kombëtare të Edi Ramës tënd.
O idiot , o hajvan , o skizofren , une kam 31 vjet qe jetoj ne vendin me te pasur te Evropes dhe nuk me plas ,as per PS, as per Rame , por thjesht jam i majte dhe , edhe ketu ku jam , votoj gjithmone te majten . Kaq e thjeshte eshte , megjithate , si mjek qe jam , te kam percaktuar fare drejt : Je i semure psiqik , shko mjekohu , se gjendjen e ke me te vertete serioze .
Analize reale, kuptohet thyerja e turinjve e Greqise nga Amerikanet, i ben Greket te ulin hunden karshi Shqiperise.
Do jete e afert dita , qe Greqia do kerkoje te bashpunoje ngushte si partner me Shqiperine. Cdo dite e ndjejme qe Greqia nuk ka me influence politike ne Shqiperi.
Saliu ishte i fundit qe i binte ne gjunje Grekerve, kur ata e friksonin se do e rrezonin nga froni.
Edi Rama nuk e ka fare ate ndjenje, nuk i rru.het per Greket.
Shqiperia Turke Islamike o Pilo eshte e krijuar (este criate) mbi germadhat Greke te Vorio Epirit, Ilyrise, Maqedhonise, Ionise ku eshte sot Tur-qia.
Ju o Pilo vetem se quheni Arnaute dhe jo Vorio Epirote tallin menderen bota.
Sa per ate qe thote fjalet Skizofrene,Psikopate,Psiqiatri etj Jane Greke.
E para Skizofrene do te thote ta Frena one Sqizmena, “shqip” Frenat te Shqyera
Psikopate do te thote He I demtuar (damage angl) Psiqik.
Psiho-Pathis.
Psiqiatri do te thote Jatrevo tin Psiqi sheroj Shpirti (Spirit angl).
Ju jini kot fate o te Mjere.
Ja dhe psikopati tjetër.
Asnjëanës , tani, mbas këshillës tënde sa po nisem, nga posht urës së Lanës ku banoj si i përzën nga shtëpia drejt e në psikiatri. Kisha ca dyshime por shëndetin tim mendor, por tani që ma thot një specialist i mënçur mjek si puna jote,(fjalori prej alabaku që përdor vazhdimisht jo vetëm ndaj mua zkizofrenit më ka bindur për nivelin tënd)
aq më tepër, që nuk je Tirë e Shqipëris që para se ti vdesin ose të hidhen nga katet e treta të spitaleve sëmurët që u bjen në dorë nga e keqia, i shqyejnë xhepat për tu mar dhe qindarkën e fundi, por je një mjek i nderuar në një vënd europian, dua të më thuash kush është e majta e Shqipërisë.
E majta bashkë me të majtët kanë vdekur që kur ishte gjall Enver Hoxha që gjithë jetën fliste për komunizëm i rrethur kudo, edhe në tribuna në festa fitorjesh edhe në kongrese, nga qrmiqë , agjentë dhe poliagjentë njeri më i rrezikshëm se tjetri deri te poliagjenti Mehmet Shehu që ai i vrau pa mëshirë dhe me tërbim sikur të ishte njeri ngrënës duke hedhur posht edhe atë punë kolosale që u bë në kohën kur ai sundonte. Në fund të jetës me bunkerizimin e çmëndur të vëndit për ta kthyer Shqipërin në shtabin e revolucionit proletar botëror që …o zot i madh ti kishe mbajtur mëndët plakut tru rrjedhur , i kishte ngelur barrë atij si udhëheqsit të vetëm komunist mbas Stalinit,
me tufëzimin polpotjan në fshat ku ai Enver Hoxha personalisht mbasi u përlesh dhe asgjësoj në çdo shtëpi pulat e detit, patat, rosat, derrat që ai si pseudokomunist i lajthitur i nxori të jashtë ligjshëm se simbas tij, citoj,
“pillnin në çdo sekond kapitalizmin”
e futi në vdekje të ngadaltë 75% të shqipëtarëve që nuk mund ta bëj kurr, kurrën e kurrës as diktatori më gjaksor për popullin e vet, pale një komunist , majtist.
Mos vall ti mjek me fjalor alabaku je majtist i Ramiz Alisë, besniku i Enver Hoxhës? Jooooo, nuk mund të jetë komunist, marksist leninist as i majtë tradhëtar më i flliqur në botë i lëvizjes komuniste që bëri sekretarët e partive dhe zyrtarët e administratës së tij që kurrë s’ kishin qën të majtë e komunistë
horra kapitalistë të rreshtuar mbas polkriminelit Sali Berisha në partin PD që s’ ka qën kurr demokratike,
horra kapitalistë të rreshtuar pas prapanicës së vagabondit pijanec të buzuqeve dhe kazinove Fatos Nano dhe sot pas prapanicës mega kusarit përbindësh Edi Ramë në partin PS që kurr, kurr, asnjëherë s’ ka qën socialiste
i bëri horra kapitalist rreshtuar mbas prapanicës së kusarit me bllok në dorë Ilir Metës në LSI që kurr , kur s’ka qën as socialiste as për integrim
dhe e fundit antikomunisti Ramiz Alia nuk harroj me horrat e ti sekretar partie dhe zyrtatar të administratës së korruptar shtetërore të bënte dhe hordhinë e kusarëve biznesmenë që po i pijnë edhe pikat e fundit të gjakut me fushatën akuale të ngritjes së çmëndur të çmimeve prej tyre.
Dhe të më thuash o mjek me fjalor rrugeçrish, ku ka më në Shqipëri komunizm e majtizëm të titanëve të mendimit botëror Marksit dhe Engëlsit, të Leninit të madh që shpëtoj botën nga çmënduria kapitaliste e luftës së parë botërore, të marksist leninistit Stalin që shpëtoj njerzimin dhe botën apokalipsi nazi fashist i luftës së dytë botërore.
Ti anjëanës nuk je kurr i majt që hidhesh në mënyrë agresive për kusarin ordiner Edi Rama armiku më i madh i të majtës aktualisht,
dhe më vjen keq nuk mund të jesh mjek me fjalorin nën nivelin e primitivitetit që përdor duke glasaritur kët faqe të gazetës Dita dritare për debate serioze plot argumente midis shqipëtarëve të thjesht vaujnë përbuzjen, batërdinë e vjedhejeve të cubave të hales së ndytë të krimit dhe korrupsionit që ka pllakosur e s’ po na hiqet qafesh për 30 vjetë rreshtë.
Kete rradhe , nuk po te quaj une skizofren e psikopat , po ia le ne dore komentuesve , te krijojne ata vete opinionin per ty , pasi te lexojne (po te kene durim) qelbesirlliqet qe ke shkruar . Ti me drejtohesh mua , si ndonje enveristi te thekur , kur une kam qene vetem 14 vjec kur Enveri ktheu potkonjte . Enveri dhe rregjimi i tij , ishte i majte aq sa Hitleri dhe partia e tij nacional-socialiste ; po keshtu edhe Ramizi , qe permend ti ne logorene tende absurde e te pa ndaleshme . Ne kohet qe jetojme , more thashethemexhi i semure , e majta , kudo ne bote (sidomos ne Evrope) , ka pesuar goditje fatale dhe ne dekaden e fundit , ka humbur mbi 50 per qind te elettoratit , keshtuqe partite europiane te majta , edhe emrat i kane ndryshuar , nuk ka me socialiste klasike , sepse eshte rreshqitur drejt qendres , me pak ndryshime nga e djathta . Aq me pak mund t’i kerkosh Rames , qe s’ka qene kurre socialist , te jete i majte . Ai pati fatin qe trashegoi nje elektorat te madh ne numur , te konsoliduar dhe qe nuk leviz kurre nga istikami , prandaj edhe ka fituar shume me teper se gjithe te tjeret ; keshtuqe (poqese e ke degjuar) “fitimtari nuk gjykohet” dhe jo me , te ofendohet , shahet , denigrohet dhe t’i atribuohen gjithfare ndyresirash , sic ben ti dhe disa te ngjashem me ty , kunder kryeministrit te vendita tend . Ne fund te fundit , ai eshte i zgjedhur nga populli yt , te cilin ti , duke share Ramen , indirekt ke ofenduar edhe zgjedhesit . Mos me thuaj qe zgjedhjet i ka vjedhur ; nuk mund te vidhen 8-9-10 pale zgjedhje , eshte marrezi t’a mendosh . Dhe se fundi , sepse e bera carcaf si puna jote , shikoni ju , kundershtaret (armiqte , desha te them) te kryeministrit aktual , ndonje alternative me te mire e me te besueshme ? Neqoftese po , atehere votoheni me shumice dhe Rama le te ike , po jo keshtu si ti , qe nuk njef fjalen kundershtar politik , por vetem fjalen armik . Ose moderohu ndopak , ose shto dozen e trankuilizanteve , tjeter keshille nuk te jap dot .
Respekte Asnjëanës, mos u shqetso si mjek që je për mua.Pa kaluar modestin për tu dhën këshilla të tjerëve se nuk jam kushedi se çfar, por bëhu më argumuentues dhe bëhu më dinjitoz për vehten duke artikuluar fjalën e arsyetimit llogjik dhe jo me sharje kundër çdo njeriu që shan Edi Ramën duke e bër më intersante këtë faqe të Ditës ku komentojmë. Unë mendoj që nuk gaboj në cilsimin e këtij individi, është një nga katër dinosaurët prehistorik komb ngrënës i përsosur deri në shkencë në diabolizmin e tij që njerzit e ndershëm duhet ti distancohen urgjentisht edhe ti. Edhe unë votova për të në 2013 por kurr më.
Përshëndetje. si i majt që jam dhe besoj që komunizmi do të shpëtoj njerzimin sikurse e shpëtoj në luftën e parë botërore dhe luftën e dytë botërore dhe këtë nuk mund ta mohoj asnjeri në botë.
Pershendetje edhe nga une . Jemi shqiptare dhe , me njeri-tjetrin , na ka lezet si inati dhe sharjet , ashtu edhe ndjesa , falja e pajtimi . Naten e mire .