Dokumenti i 1958-s: Kur amerikanët mendonin se shqiptarët dhe bullgarët ishin shumë të ngjashëm

anazapta
Enver Hoxha dhe Anton Jugov, ish-kryeministër i Bullgarisë, Tiranë, janar 1957

Një raport konfidencial amerikan (shih: Department of State, PPS Files: Lot 67 D 548, Europe East. Confidential. – Foreign relations of the United States, 1958-1960. Eastern Europe; 1958-1960, fq. 71-104) i datës 19 maj 1958, sugjeron në lidhje me një tematikë pak të rrahur më parë nga studiues, historianë e gazetarë: afinitetin mental, kulturor, historik, mes shqiptarëve dhe bullgarëve.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë në atë kohë, dihet se ishin mëse miqësore në fakt, çka e vërteton përveç të tjerave, edhe një intervistë e ish-liderit komunist bullgar, Todor Zhivkov në vitin 1996 (shih: “Nga Gorbaçovi tek Ramiz Alia”, Pavllo Gjidede, “Botimet Erik”, 2000, fq. 254-256), ku ai shprehet se: Udhëheqja shqiptare, Enver Hoxha, deklaronte jo rrallë, lidhjen, miqësinë e pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, me vendin e sovjetëve dhe Bullgarinë”.

Më poshtë DITA boton gjetjet më të rëndësishme të raportit amerikan në fjalë, hartuar në 1958:

* *

“… Shqipëria dhe Bullgaria, përtej diferencave të konsiderueshme mes tyre, kanë disa karakteristika të përbashkëta të cilat i dallojnë ata prej vendeve të tjera satelite sovjetike:  Gjeografikisht, asnjëra prej tyre nuk ndan kufi të përbashkët me Bashkimin Sovjetik – një pozitë që në vendet e tjera të Bllokut e gëzon vetëm Gjermania Lindore, dhe në këtë rast, ajo është kompensuar në mënyrën më të madhe me prezencë trupash pushtuese ushtarake sovjetike.

Asnjëra nga të dyja vendet fqinje me Shqipërinë, dhe vetëm njëri nga katër vendet që e rrethojnë Bullgarinë, janë nën dominimin sovjetik. Për më shumë, atje nuk ka njësi ushtarake sovjetike, megjithëse hasen shumë “këshilltarë” sovjetikë. Çekosllovakia ndan privilegjin e përmendur së fundmi, por në kontrast me to, rrethohet gjerësisht nga pushteti sovjetik.

Ekonomikisht, kulturalisht dhe në terma të popullsisë, këto vende janë më të voglat dhe më të prapambeturat e Bllokut, ku Shqipëria ka rreth 80% të popullsisë së saj fshatare dhe Bullgaria, rreth dy të tretat. Ekonomitë e tyre varen në një bazë të madhe nga kreditë që marrin nga BRSS. Të dyja vendet kanë një rekord të gjatë, që shtrihet në kohë, në marrëdhëniet e tendosura politike që kanë me fqinjët e tyre josatelitë sovjetikë.

Në të dyja vendet, regjimet respektive komuniste ngjajnë të jenë  ngulitur në mënyrë jashtëzakonisht vendimtare. Shqipëria i kushtoi pak më shumë se një makiazh me buzëkuq procesit të destalinizimit që pasoi Kongresin e 20-të të PK të BRSS. Bullgaria ka shkuar më tej në hapat e saj përsa i përket kolektivizimit agrikulturor se sa çdo vend tjetër satelit sovjetik.

Nga pikëpamja e marrëdhënieve me SHBA, Shqipëria dhe Bullgaria janë të vetmet shtete integrale në Europë (duke përjashtuar Gjermaninë Lindore) me të cilat ata nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një mision diplomatik jozyrtar në Shqipëri për një periudhë prej një viti e gjysmë, dhe legata në Bullgari ka funksionuar vetëm për dy vjet e gjysëm, duke mos futur këtu 19 vitet e e fundit para tyre.

Shumica e karakteristikave të përbashkëta të listuara më lart, ushtrohen me një këmbëngulje e forcë më të madhe nga ana e Shqipërisë,  se sa nga ajo e Bullgarisë. Shqipëria është një dorë të mirë më e vogël dhe më pak e populluar, më e prapambetur në çdo pikëpamje, më e izoluar gjeografikisht nga Moska, më staliniste dhe në marrëdhënie më të acaruara me fqinjët e vet.

Etnikisht, populli shqiptar është i ndryshëm nga fqinjët e vet grekë dhe sllavë, ndërsa bullgarët në shumicën e vet, janë sllavë. Si pasojë ka një paragjykim antirus ndër shqiptarët, i cili është thuajse inekzistent tek bullgarët. Shqiptarët janë në 70% të tyre muslimanë, 20% orthodoksë dhe 10% katolikë. Religjioni për këtë arsye është një potencial më me peshë në Bullgari, megjithëse Kisha atje është e kontrolluar gjerësisht nga shteti.

Promovimi aktiv i objektivave (amerikanë) do të jetë një handikap vendimtar përsa kohë që nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike. Një farë ndikimi ndoshta do mund të ushtrohej nëpërmjet medias, në veçanti nga transmetimet radiofonike, apo në mënyrë indirekte nëpërmjet përfaqësive diplomatike në vendet mike. Por kjo do të jetë minimale.

Ndërsa është e vërtetë se prezenca e misioneve diplomatike amerikane ka pak gjasë të ushtrojë një ndikim vendimtar në zhvillimet shqiptare apo bullgare, duket qartazi se ky mbetet i vetmi kanal, i cili mund të ishte vlefshmërisht efektiv. Një legatë amerikane në Sofie apo Tiranë do të prodhonte informacione të nevojshme, të cilat ne, për momentin nuk i kemi…” / Dita /

Share This Article
20 Comments
  • ahahha, sa qesharake qe jane amerikanet!!! shqiperia ska qene kurre satelit i BS, dhe kete e tregoi me se miri Enveri ne moske ne 1960!!! Se dyti amerikanet donin nje shqiperi te lire dhe demokratike???? demokratike dhe te lire si greqia e kolobelve(te ven nga CIA), apo si Kili i pinochet???(te vene nga kissingeri), apo si tere ato demokracite te amerikes latine?????

    • Nuk asnje rendesi cfare mendonin amerikanet nese ngjanim me bullgaret,dhe eshte ‘bull shit” te jepen keto gjera krejt pa vlere.

      Pse nuk shkruhet per shembull qe Shqiperia Enver Hoxhes ishte i vetmi rast ne bote qe i beri balle dy suprfuqive ,nje finoku te poshter antishqiptar si Tito dhe monarko-fashisteve greke sepse ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri eshte në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë Shqiptare të Luftës së Ftohtë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë sipas kohes. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës.

      Brigadat partizane e marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve.

      projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë

      TOP SEKRET
      21 mars, 1949
      Për: PILIGRIM
      Nga: CICERO
      OPERACIONI SHQIPTAR
      Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
      mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
      të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
      në Epir

      Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
      Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
      s
      hefi i Kundërzbulimit.
      Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
      Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
      tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
      shqiptare
      të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
      deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
      Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
      periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
      botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

      USHTRIA ENVER HOXHES

      “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
      Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

      KARNAVALET E SALI BYTHISHES
      Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë

  • Ne fund shekullin e VII-te,shqiptaret me bullgaret kane qene ne nje front lufte per te penguar greqizimin e trojeve shqiptare.Gjate nje shekulli Shqiperia e ka bazuar zhvillimin e saj sipas aksit veri-Jug(Serbi-Greqi).E dime se si eshte situata ekonomike e jona.
    Jemi me shume vonese,por me mire vone se kurre,Ne duhet te ndryshojme aksin e zhvillimit i cili eshte nje aks natyror Perendim -Lindje(Itali – Bullgari,Turqi).

  • Ne vitin 1992 rastesisht u miqesova me nje familje bullgare nga kryeqyteti i tyre Sofia e miqesine e ruajta dhe pse rruget e jetes na cuan ne drejtim tjeter !!Sa ndryshonim ne si shqiptare me bullgaret nuk mund ta pershkruaj tash se do te zgjatesha shume ,ajo familje pas pyetjeve te mija e pergjigjet qe mirrja asgje te perbahket jo vetem qe s”kishim por me bente te mendoja atehere se ai vend ( Bullgaria ) s”mund te kishte perjetuar komunizem !!Pikerisht ne ato dite miqesie me therrasin diku jo larg baneses ku jetoja per t”i perkthyer nje shqiptari nga veriu qe rrinte para nje frigoriferi e nuk kuptonte se cfare ishte ,ajo sajim i ri “imperjalist ” Jo vetem qe u vuna ne siklet e ne nje situate jo te mire ( jo se une para 3-4 vjeteve kisha frigorifer ne shtepine time dhe pse ime meme me leket gati priste vite ,vite e vite nje Autorizim ,,nje fare si leje funksiononte ajo leter qe do te firmosej nga Drejtori i nderrmarjes ,shkolles ne se punoje aty ,kryetarit te kooperatives APO dhe kryetares se lagjes ) e kuptova se shqiptari ( diku rreth te 20 -tave ) as TV s”kishte pasur ne shtepi ) e shpjegoj se mjerisht ne vendin tone nen sundimin diktatorjal komunist ka paur nje perqindje jo e vogel ( ne fshatra me madhe se neper qytete ) qe jo vetem frigorifer s”kane pasur,,,,,,,,por as televizor qe sot te dije e kuptoje se cfare eshte kjo qe sheh !!Miqte e mij bullgare qe uroj te jene mire me shendet kudo qe te jene nuk u habitem e kuptuan se perse une gjithmone i pyesja per te kaluaren e se si jetonin ,,!!!

  • ENVER HOXHA NUK ISHTE SI TODOR ZHIVKOVI.

    Kjo mjafton te dallosh dy regjimet krejt te kunderta ne vendet tona, sepse vetem me faktin qe ne vitin 1956 me nje vendim te Byrose Politike te Partise Komuniste bullgare u ndalua perndjekja dhe burgosja politike dhe nga burgjet dolen perfundimisht disa dhjetra te perndjekur politike, vetem ky fakt domethenes e ben krejt qesharak krahisimin qe kane patur dy vendet tona ballkanikene te kaluaren e afert. Mjafton te permendim ketu faktin qe ne vitin 1991 ne Shqypni, 2 vjet pas renies te Murit te Berlinit dolen nga burxhet enveriste mbi 30 mije mjerane te perndjekur politikisht. Nga ana tjeter megjithe regjimin komunist te diktuar nga Moska, prona private ne Bullgari nuk u prek aspak nga grabitja totale si ne Shqypni. Vetkuptohet pati dhune bolshevike per te bashkuar tokat ne fshat ne kooperativa, por pronesia private mbi token nuk u prek. E njeta gje mund te thuhet per Kishen. Viti fatal 1967 kur Enver Hoxha i shpalli lufte Zotit shenoi fillimin e epoken e Ateizmit ne Shqypni qe nuk kishte bere vaki ne asnje vend te Botes. Ndryshe per nga zhvillimi ekonomik dhe psikollogjia popullore mund te themi JEK e JEK. Kaq per dallimet esenciale midis dy vendeve tona. Por ne kete shkrim jane lejuar gabime trashanike qe nastradini do t’i korrigjoje si me poshte vijon:

    – Maredheniet midis Bullgarise dhe SHBA vendosen per here te pare ne 12 janar te vitit 1912 kur hapet per here te pare zyra konsulloree SHBA-s ne Sofje.

    – Ambasada amerikane ne Sofje hapet zyrtarisht me 18 mars te vitit 1919.

    – Ne 13 dhjetor te vitit 1941 Bullgaria i shpall lufte SHBA-s dhe nderpret lidhjet dipllomatike.

    – Ne 5 qershor te vitit 1942 presidenti Franklin Roosevelt firmos urdherin per shpalljen e luftes kunder Bullgarise duke nenvizuar me “keqardhje” nisur nga fakti se Bullgaria ate kohe ndodhej nen diktatin e Gjermanise Fashiste.

    – Ne 5 shtator te vitit 1944 BRSS komuniste i shpall lufte Bullgarise dhe e okupton totalisht me Ushtrine e Kuqe dhe cakton ne pushtet qeverine e saj kukull.

    – Ne 27 shtator te vitit 1947 Ambasada amerikane ne Sofje hap dyert perseri, por nuk njeh zyrtarisht qeverine kukull komuniste.

    – Ne 29 dhjetor te vitit 1947 Bullgaria hap Ambasaden e saj ne Uashington.

    – Ne 24 shkurt te 1950-s Bullgaria shpall ambasadorin amerikan PERSONA NON GRATA per spiunazh dhe nderpret maredheniet me SHBA-s.

    – Ne 24 mars te vitit 1959 rivendosen maredheniet midis dy vendeve me disa luhatje te vogla dhe pas vitit 1966 ato konsolidohen perfundimisht duke shenuar rritje te vazhdueshme nga viti ne vit.

    Me Greqine Bullgaria nuk ka pasur asnjehere pretendime teritoriale, me Maqedonine ka probleme te trajtimit historik te ketij shteti te krijuar artificialisht nga konsulli francez me Serbine ne fillim te shekullit te 20-te.

    A e shikoni sa gabime trashanike jane mbledhur ne nje shkrim te vetem dhe sa dallime i ndajne shqyptaret nga bullgaret? Mire eshte qe kur te komentojme per historine e vendeve te paraqesim fakte te bazuara ne te VERTETA te dokumentuara.

    • bravo nastradin, qenke nje nastradin i vertete. ti do te duhej te punoje ne ate kohe ne dep. amerikan te shtetit dhe jo ata qe e kane hartuar raportin dhe bere sugjerimet. nastradine si puna jote na duhen….dhe do kete gjithmone, ne cdo kohe e vend….urime dhe suksese dhe nje here per kontributin e vyer dhe sugjerimet precize, pa mohuar ketu edhe vlerat e pamohueshme si bullgarnjohes i kalibrit bullgar. pershendetje revolucionare nga hajdar zhivkovi

      • Ky eshte qellimi i e nastradinit ne jete si moto qe e mbajti gjalle ne vitet e burgut enverist kur perkthente veprat e diktatorit per nje kothere buke me kerbac mbi koke.

        TE MBIJETOSH DUKE KRIJUAR PER TE LENE PAS DICKA!

        Kjo ka qene dhe eshte motoja e nastradinit qe i ka dhene mundesine te realizoje shume filma dokumentare per vende enigmatike si NJOLLA TE BARDHA te Botes, te njohet me historine e VERTETE te shume popujve, perfshire ketu edhe ate te Shqypnise sone, por edhe te Bullgarise sic e ve ne dukje ti ketu. Shtremberimi i historise zakonisht nuk vjen nga ata qe e shkruajne, por nga ata qe urdherojne si te shkruhet. Ne kete kendveshtrim me modesti jam i mendimit se u kam dhene bashkekombesve te mij fakte qe kane te bejne pikerisht me zbulimin e te VERTETES per te mesuar me shume per fqinjet tane.

    • Bullgaret kan qene me teper me nazizmin te lidhur dhe esht i vetmi vend sllav qe u fut ne BE,sepse nuk jan mar vesh me Serbet per shum e shum probleme!?
      Serbet kan qene shum e shum te lidhur me nacionalizmin,e nuk e kan tradhetuar Russine ashtu si Bullgaret,por kan qene gjithnje kunder Austro-hungarise,Gjermanise per shum e shum arsye te forta,qe politika sot per sot u jep prioritet interesave e jo te drejtes?Bullgaret jan popull qe e dredhin si kurrvat,bile ne shum e shum vendimarje politike ja u kalojn edhe kurrves,sepse edhe politika esht e tille!Konflikti per kto marveshje ndaj Serbise kan filluar qysh nga vitet 1911-1913!
      Ne rastin tone me Enver hoxhen komunizmi Bullgar ka qene i bute,ashtu sic ka qene ne shum vende te krishtera,si ne Cekosllavaki,Poloni,Hungari, DDR,kurse tek ne mundet te quhet nje Sistem politik Islamo-komunist?!

      • Bullgaria i vetmi vend sllav qe u fut ne BE ???
        Po a nuk jane sllav edhe sllovenet, polaket, kroatet, ceket, slovaket…?

    • O Nastradin ! Bullgaria ka pasur probleme teritoriale me Greqine, sepse ajo pjese e Thrakise qe kufizohet me Turqine ka qene teritor i Bullgarise para vitit 1919

      Ne vitin 1919 , Kryeministri Bullgar i asaj kohe u thye para presionit te anglezeve ne konferencen e Paqes ne Versaje , Paris , dhe ja dha ate pjese Greqise ,

      Sapo u dha vendimi i Konferences menehere trupat greke me ndihmen e anglezeve
      moren ne dorezim teritorin dhe i larguan bullgaret ….
      Nacionalsitet buillgare kundershtuan atehere por ishte kote se cdo gje kish mbaruar
      Pastaj anglezet mburnin presidentin a kryeminsitrin Bullgar qe kryesonte delegacionin Bullgar ne Versaje
      se ishte treguar burre shteti ….meqense e shiti ate pjese te vendit te tij, sipas udhezimeve te Anglise e cila bente lojen e Greqise

      Nejse, por qe ta dish ka pasur probleme teritoresh midis Bullgarise dhe Greqise

      Sa per ato qe thua per Enverin, mos u merr me ato gjera se nuk i kupton dot zotrote iktatura ka qene kudo njelloj

      Ne kemi degjuar qe thuhet se ne Shqiepri paska qene me eger, por kjo eshte propagande –Kudo e eger ka qene diktatura

      Se ja pshe ne Greqi ne teritorin ku vepronte Partia Komuniste Greke , per ate periudhe qe ajo qeverisi ne ate rajon reth 4 vjet me duket, kane vrare 250 mije greke , te rinj, te reja etj

      Ndersa ne Shqiepri per 50 vjet dhe nuk ishin me shume se 3 mije vete, siPAs asaj qe nxori parlamenti jone ne VITET 1996\

      Natyrisht Shqiperia pa pasur varferi te individit sepse ne e filluam cdo gje nga e para dhe shteti duhej qe cdo gje qe perfitonte nga prodhimi duhej ta investonte serish
      per te ndertuar industrine, bujqesone, arsimin, kulturen, shkencen, ushtrine akademite etj etj ..sepse ne nuk kishim azgje nga keto ….

      Ddhe ndalimit te Fese ja beri shume mire, se tek ne mbizoteronte feja myslymane e cila kishte futur nje fryme arabe ne popull te plogeshtise totale dhe na kishte cuar ne nje nivel me arabet ne veshjet, ne zakone, dhe ne ndertimine e qyteteve qe dukeshin si Kandahari

      Per Enverin flet Enciklopedia Britanike qe thote :…………Enver Hoxha e ktheu Shqiperine
      nga nje gjysem relike e feudalizmit otoman , ne nje vend modern industrialo-Agrar …..

      Keto fjale mjaftojne per te treguar vepren e Enverit__

      Nuk e besoj se ka ndonje te krisur qe mund ta nxjeri veten mbi Enciklopedina Britanike

      Sa per bullgaret –Ata jane nje komb shume i prapambetur . Njerezit e shkolluar te tyre jane komplet budallenj , kane nivel shume medioker , dhe jane edhe njerez te ligj ……..
      .Porse ka dicka qe ne nje studim gjenetik ne kishim perafersi me ta ….me shume se me fqinjet e tjere

      • Forumi i gazetes DITA nuk eshte vendi qe te tregojme per historine e popujve te Botes, por dua te ve ne dukje se Mbreteria Bullgare ne shek. 9-13 ka qene e shtrire nga Lindja matane Detit e Zi ne delten e Vollges deri ne Perendim ne Adriatik deri ne Durres. Ne Veri Mbretira Bullgare shtrihej nga tokat pjellore rumune mbi Danub te quajtura Dobruxha deri ne Jug ne detin Egje duke perfshire edhe Selanikun dhe tokat perreth. I derguari i Mbretit te Bullgarise ka drejtuar edhe Beratin dhe quhej Elemag dhe kjo mund te shikohet nga mbishkrimet ne kishat e kalase, por edhe emrat Novosele, Zagori, Korab etj. tregojne per ekzistencen e Mbreterise Bullgare ne vendin tone qe u shua gradualisht pas invazionit otoman ne shek. e 13 duke i ndryshuar edhe emerin si Rumeli.

        Prandaj le te jemi te sakte me percaktimet sepse fjala eshte per kufijte aktuale te shteteve dhe jo per pretendime historike qe nuk i njeh askush me ne Bote. Kongresi i Berlinit 1878 qe krijoi shtetet e Ballkanit pas renies se Perandorise Turke hodhi dhe bazat e kufijve te ketyre shteteve pak a shume ne pamjen sic i shikojme edhe sot qe per fatin e keq edhe te Bullgarise edhe te Shqypnise u fali shume territore etnike fqinjeve. Pas pavaresise se Bullgarise zyrtarisht Greqia dhe Bullgaria nuk kane pasur pretendime territoriale ndaj njeri tjetrit, ne dallim nga Shqypnia e Enver Hoxha qe perdori per 50 vjet me radhe per qellime demagogjike pseudopatriotike, pak a shume sic ka mbetur deri me sot nga klasa jone politike.

        Nje LIDER vleresohet me ate qe le pas tij dhe nga kjo pikpamje Enver Hoxha jo vetem qe me krimet e tij kunder njerezimit mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone, por nga injoranca dhe mungesa e shkollimit dhe inteligjences ne drejtimin e shtetit falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori. Ja ku mund te shikosh vete nje video qe pasqyron Shqypnine qe la pas Enveri:

        https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

        si nje deshmi e gjalle LIVE qe spjegon pse vendi yne dikur si LULE mali barabar me shtetet e tjera te Ballkanit, sot duket kaq mjeran dhe pa shprese, si nje fis prej Afrike ZULU, si nje tribu komunistesh.

  • Nje pershendetje e falenderim nga ana ime te ashtuquajturit Nastradin !!!Jo se nuk diija disa fakte qe ai i pershkruan me lart por e pergezoj per njohurite e intelektin qe pervetson !Ne se jeni me te vertet ai qe thoni ,,si nje i mbijetuar i burgjeve enveriste e perkthyes i talentuar me duket jo e drejte dhe e pelqyeshme emrin perralles ( Nastradin) qe perdorni !!Ndoshta mendoni se ju pershtatet me shume se jeta eshte si nje perralle ,enderr ,fantazi apo lufte per te mbijetuar e fituar e ndoshta e teproj me fjalet e mesiperm !!! Dhe nje here ju pershendes se largu e komenti i mesiperm i juaji korrigjon cdo gje dhe mangesite e artikullit qe ne komentojne !!!

  • keto artikuj jane me gjithemend tallje macabre…nga kushdo qe I boton.

    pse nuk merreni psh me realitetin:

    cfare thote cia per invazionin serb te 2 prillit 1991 ku pervec udb kush sherbime te tjera interferuan…

    ose:

    po sipas dokumentave te CIA-s qe I publikoi pjeserisht

    Si e ndau Rajersoni me Berishen floririn e londres ne 1993 ( KUR ATA TE DY ARRESTUAN NANON).

    a ka lidhje vrasja e Santos,OLLDASHIT dhe SHIKSIT Isa Cobes me sherbime te huaja

    ku shkoi 25-30 miljard dollare armatimi ushtrise 1991-2016…

    kush politikane ne amerike dhe shqiperi ka lidheje me gerdecin dhe alpetrolin

    kur ti pergjigjeni ketyre pyetjeve..pastaj merruni me keto perrallat e arman PLAKES

    KAQ BUDALLENJ JENI O POPULLI IM

  • @Nastradin!
    Nuk benet lufta pa Meco bene.
    Eshte nje varg i nje kenge popullore labe te mesit te shek.XIX,kur Turqia luftonte me malazezet ne kalane e Medunit e ne Zhabjak,ne 1856.Ngeci ushtria nuk po merrej kala e Medunit.Vajten e thirren Meco Bene,ose Mehmet bej Gjoleken,vellane e vogel te Zenjel bej Gjonlekes nga Kuci.Keshtu o @Nastradin vellai,nuk behet kultura me llumin e proletariatit.Nuk behet as gazetaria,as dhiplomacia,;Nuk benet as pushteti me maloke.Eedhe kur nxjerrin ne resme Tiranen,fotografojne ato 5 ministri dhe bulevardin qe ndertoi Zogu.Faik bej Konitza,ato shumekatshet qe nderton sot llumi i proletariatit i quante Karabina,Le te ndertojne karabina sa te duan,pa Meco be-ne, nje verre ne uje do te bejne!
    Shyqyr qe te kemi ne kete forum,si ujet e paket o Nastradin,qe i ve pikat mbi i dhe korigjon dallkauket.

  • Zoterinj moderatore (lexues dhe komentues)

    Hipokrizia ne ditet e sotme ka kaluar limitet njerzore.Duke ju kerkuar te falur per materialin e gjate…JU LUTEM SHIKONI CFARE PARI AGALLARESH KRIMINALE KEMI PATUR NE VITET 30-40

    Deri sa ishte Zogu I lepinin glasat keto INTELEKTUALE & NASTRADINE…Sapo ZOGU FLUTUROI e bene bastard,tradhetar,hajdut,kopuk..DHE JA LENE FAJIN ENVERIT..
    Shikoni me kujdes cfare orgazme arriti kjo TURME KAVIESH DHE ANADOLLAKESH..
    cfare do behej me shqiperine ne 1944 po te mos kishin dale partizanet,patriotet dhe atdhetaret te luftonin fashizmin?
    cfare do ndodhte nqs ne PARIS 1946 ENVERHOXHA nuk do perleshej me GREKET qe anglezet I premtuan vorio-epirin ??

    LEXONI SI NASTADIN INTELEKTUALI I BERI GLASEN ZOGUT DHE I LEPIU BYTHEN XHUXHMAXHUTIT TE ROMES
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    SEKUENCA NGA SHTYPI I KOHES:

    Në mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në memorien historike të shqiptarëve, të premten e zezë, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipërinë fqinje.
    Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
    Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.

    Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
    Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë; Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme; Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave; Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare; Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.

    Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.
    – Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!

    Kështu thoshin shqiptarët. Dhe kishin plotësisht të drejtë, sepse dje kishim… Po le të harrojmë të djeshmen. Tashti është koha të shikojmë vetëm përpara.
    Festimi i evenimentit

    Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë: Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
    Një delegacion
    në Romë

    Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:

    Pref. e Beratit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.

    Pref. e Elbasanit: Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
    Pref. e Korçës: Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
    Pref. e Vlorës: Ali Asllani, Kristaq Strati.

    Pref. e Gjinokastrës: Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
    Pref. e Shkodrës: Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.

    Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
    Pref. e Dibrës: Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
    Pref. e Tiranës; Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.

    Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.

    Manifestime Popullore
    Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha.

    Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
    Në krahina

    Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.

    Kthimi i
    delegacionit
    Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.

    Arritja në Durrës
    Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.

    Arritja në Tiranë
    Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
    Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:

    Manifestime
    Popullore”
    “Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër Ahmet Zogu, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake.

    Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë.te bashibozukit te Burgajetit…..vijon… Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare. Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano!

    CFARE BERI AMERIKA DHE ANGLIA KUR NA PUSHTOI ITALIA…NE 1939

    VAZHDUAN WISKIN DHE PUROT E CHURCHILLIT…

  • pse visar xhuvani ka shkue n rom me dorzu kunoren=pavarsin shqiptare italis? nuk e mbesonj. patrioti me shit shqypnin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *