Amerikanët të dashuruar me Shqipërinë, mbërrin avioni i dytë privat me turistë

Gazeta Dita

Drejtori i AKB-së, Auron Tare, ka bërë me dije se një avion privat më turistë nga SHBA-a ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, për të parë nga afër trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Tare, ka publikuar një video, duke theksuar se ky është avioni i dytë që vjen nga SHBA, posaçërisht për të vizituar vendin tonë.

“Avioni i dyte privat per kete sezon me udhetare amerikane qe vijne posacerisht per te pare trashegimine kulturore shqiptare. Udhetare te kalibrit te larte nga fusha te ndryshme te elites amerikane te cilet flasin mjaft mire per Tiranen dhe Shqiperine turistike, Pervec mikpritjes nga Kryetari Veliaj dhe ish Presidenti Nishani, te habitur nga koncepti i Pemacultures i një ferme në Shqipëri.”, -shkruan Tare.

Share This Article
3 Comments
  • Me dy aviona i nxorret amerikanet te dashuruar me Shqiperine? Po a e dini ju sa aviona ne dite, private dhe jo private fluturojne jashte Amerikes per turizem?

  • ky zv. kryeministri Tare eshte per bregdetin apo per gjithe Shqiperine pronar… sepse kulturen e ka tjeterkush dhe Ferma e Xhep Ukës eshte ne Laknas… dhe prroi I Lanes nuk eshte prane pale deti.

  • Ore Auron, po ti punon ne shtet apo privat??? Se e shikojme shpesh surratin tend me te huaj duke i shoqeruar nderkohe qe je i punesuar ne shtet o mavri. Perdor paturpesisht edhe njohjet dhe shfrytezon te gjitha mundesite qe te dalesh me fitim,psh biletat neper muze,pika arkeologjike etj spaguan sepse ti normalisht je shtetar i zoti. Per me teper a mund te te pyes a paguan ndonje tatim fitimi ne shtet per biznesin tend privat ????Apo varja teneqen se ti i ke ne dore edhe arren edhe gurin sa te jete gjalle Lale Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *