Amerikani me origjinë shqiptare, fotograf i të gjithë shekujve

redaktor

Gjon Mili lindi 1904 në Korçë. Familja Mili, kur Gjoni ishte ende 5 vjeç, emigroi në Rumani. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme.

Në vitin 1923 arriti në SHBA ku filloi të merrej me punë të ndryshme, ndër to edhe me fotografim si amator. Gjatë punës Mili kuptoi se një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit. Ndërkohë filloi edhe të shkruajë. Tri novela të tij me tituj „Larg”, „Ëndërr” dhe „Nëna”, u botuan në revistën „Studenti shqiptar” të Odise Paskalit në Torino në vitin 1929. Më vonë studioi në Institutin Teknologjik (Massachusetts), ku u diplomua si inxhinier ndriçimi.

Mili përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe Çdritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë. Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ndërkohë Mili, bashkë me studimet dhe eksperimentet në fushë të teknikes, vazhdoi të fotografonte, duke u dalluar përherë e më shumë edhe në lëmin artistik. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin.

Rëndësi të madhe në jetën e Milit pati njohja dhe miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte dhe të thellonte krijimtarinë e tij në fushë të artit. Për 15 vjet Mili ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”. Në vitin 1946 u hap në Paris ekspozita e tij vetjake.

Filozofi Jean Paul Sartre shkroi për këtë ekspozitë lavdërime të veçanta. Në vitin 1949 krijoi një seri fotosh me Pikason në Valori të Francës. Ndër to ishte edhe ajo më e njohura, me titull “Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të ajkës së fotografisë botërore. Më 1952 hapi ekspozitën kushtuar Pikasos në Galerinë e Parisit. Mori pjesë edhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekullit të kaluar me emrin “Familja e njeriut”, hapur në Nju Jork me 1955. Këtu Mili u përfaqësua me foton “Nudo duke zbritur shkallët”.

Në vitin 1970 u botua në Nju Jork album-monografia e tij “Picasso’s third dimension”. Dhjetë vite më vonë, më 1980 Shoqata “New York Graphic Society” botoi “Gjon Mili – Photographs & Recollections” (Gj. Mili – fotografi e kujtime).

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haward Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqiten punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit.

Gjon Mili gjithashtu është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë. Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski, dramaturgun Sean O’Kejsi, piktorin Brak, pianistin Rubinstein, dramaturgun Jonesko, violonçelistin dhe dirigjentin Kazals, piktorin Matis, këngëtaren Zhyljet Greko, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frank Sinatra dhe Pol Robson etj. Po ashtu, ai ka fotografuar politikanë të njohur të kohës si Presidentin Truman, Ministrin Molotov, Lordin Halifaks e shumë të tjerë.

Ai mbeti gjatë gjithë jetës një amerikan me origjinë shqiptare, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë “Gjon”, duke thënë vet se “ai shkruhet dhe lexohet kështu vetëm në Shqipëri”, kombësinë dhe sidomos përdorimin e gjuhës shqipe të cilën e fliste dhe e shkruante saktë e bukur.

Share This Article
4 Comments
  • DISA SHKAQE QE TREVA E KORCES LIND TALENTET.

    S’eshte rastesi qe treva e Korces me rethinat,historikisht ka qene dhe eshte burim talentesh shqiptare.
    Po te renditim shqiptaret e shquar nder shekuj dhe deri sot nga kjo treve,behet nje liste e gjate,ku nje talent eshte me i mire se tjetri.
    Arsyet e ketij fakti jane te shumta midis tyre rendit:
    1-Fshatrat dikur kishin veti ndershmerine e fshatareve te nje fshati,bazuar ne pune te ndershme bujqesore-blegtorale.Pa ngacmuar o vjedhur njeri tjetrin.Kjo mundesonte ritjen e femijeve ne kushte begatije dhe paqesimi te qete.
    2-Ushqimet ishin natyrale dhe bio.Uji i pishem i paster nga burimet e pa ndotura.
    3-Liria per te dale ne kurbet,atje zhvilloheshin,fitonin para me te cilatr kethejshin ne fshatin e tyre te dashur,Me keto ;para lartesonin ekonomine familjare,duke nxitur edhe te tjeret per ne kurbet.(Greqi,Rumani,Ukraine,Bullgari,Turqi,Amerike,Itali,Serbi,Maqedhoni,etj,)
    4-Fakti qe jugu ka zbuluar me shpejt Ameriken,deshmon pse kjo zone u zhvillua me shume,jo rastesisht Kristofori nga vakefet e Korces migroi i pari ne boten e re,Amerike.
    Gjon Mili kishte talent, si i ri nuk e dinte,kurbeti ja mundesoi ta zbulonte dhe ta kultivonte kete talent te heshtur ne genet e tij. Kjo ndodhi edhe me Antoni Athanasin ne Boston.Ai e filloi, si shites bananesh ne nje ure ku detyroheshin te kalonin njerzit.Por i jati nuk e pranonte ne shtepi pa shitur te gjitha bananet.E kemi njohu nga afer ne Boston,kete emigrant shume puntor dhe fjale pak.
    5-Klima e trevave te Korces,me dimrat e saj,detyronte mendjet te arsyetonin me thelle dhe te punonin fort,per te perballuar dimrat e sterzgjatur. S’ishte si Sranda ku s’njohin deboren nder dekada.
    6-Katraurat grabitqare te komunizmit dhe pa drejtesite e atij qelboregjimi,nuk njiheshin ne ate kohe ne keto treva.
    7-Ne fshatrat kishte respekt per te moshuarit,per gjyshen dhe gjyshin ne shtepi,te cilet trasmetonin eksperiencen e jetes ne pas ardhesit me shume dashuri.
    8-Ate prone qe kish fshatari apo qytetari,askush nuk ja prekte,ndaj ajo begatohej nder vite.
    9-Tregetia midis njerezve ishte e lire,natyrale,me perfitimet reciproke te tyre,shteti s’kishte taksa dermuse per prodhonjesit.
    10-Shqiptaret vleresonin shume diturine,arsmin,shkollen, ndaj kishin etje,per dituri, tjter pune qe turqia mbyllte shkollat.

    Keto jane disa nga arsyet pse kjo treve ka qene dhe eshte burim talentesh.Fatkeqesisht qeverite tona,nuk dijne ose nuk duan te mbajne talentet,te aftet ne atdhe,politika eshte xheloze per ta.

  • Gjon ne Korce?Djali i Vasilit?
    Opo,do na cmendni ne apo jo?
    Jeorgon e quajtet gjergj kurse vellai i tij Kostandin!
    Si ti kuptojme keto projekte laboratoresh Politike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *