Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Ky është një koment i shkurtër, jo një analizë e zhvillimeve të ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Më 11 dhjetor ndodhi ajo që shumica prej nesh e prisnim—një kuvend me shumicën e delegatëve të kësaj partie.
Për legalitetin dhe legjitimitetin e atij kuvendi dhe të vendimeve që mori ai është folur dhe do të vazhdojë të flitet shumë, nga shumë këndvështrime dhe nga prizmi i interesave të palëve në konflikt brenda PD-së, por edhe i palëve të treta. Se ç’do të ndodhë më 18 dhjetor, këtë, sot, nuk mund ta dimë.
Kuvendi i 11 dhjetorit u mblodh, u zhvillua dhe u mbyll. Ai kuvend përjashtoi thuajse in toto drejtuesit kryesorë të PD-së, kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së saj, si dhe pezulloi këshillin kombëtar të asaj partie.
Nga ana e tyre, kryetari dhe kryesia e PD-së, po në të njëjtën ditë, përjashtuan shumë prej drejtuesve të partisë në qarqe dhe dje, në mbledhjen e këshillit kombëtar, të gjithë ata anëtarë të kryesisë së PD-së që morën pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit dhe që votuan për shkarkimin e z. Lulzim Basha.
Rezultati është një Parti Demokratike e ndarë më dysh, ose më mirë e ndarë në dy parti—njëra, ajo zyrtarja, e katandisur “si kokoshi një thelë” dhe me një kryetar e me një kryesi që nuk i njohin masa dërrmuese e delegatëve të partisë mëmë, dhe tjetra, një parti në tentativë, e riorganizuar, që pritet të dorëzojë në gjykatë dokumentacionin e saj për t’u legalizuar.
Ndodhi ajo që kishi. parashikuar disa kohë më parë: “gjysma” e PD-së përjashtoi “gjysmën” tjetër dhe kjo e dyta “përjashtoi” ata që ndërkohë ishin vetpërjashtuar prej saj.
Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha ishte, pse ta mohojmë, spektakolar në formë. Ai u trumbetua jo thjesht si një risi, por si një dukuri e paparë në historinë e demokracisë shqiptare, madje edhe në historinë botërore të demokracisë.
Pati edhe ndonjë ish-ministër të PD-së, që tërë kohën ka qenë dhe është nën sqetullën e Berishës dhe që, mua më është dukur si një ndër njerëzit më të paaftë e më pak imagjinativë të asaj partie, që, i ekzaltuar, nga fusha e stadiumit, jo një, por tri herë, e cilësoi atë kuvend “një mrekulli”.
* * *
Berisha? Çfarëdo që të them për të, nuk do u shtoja, as do u hiqja gjë atyre çfarë kemi thënë këtu e 30 vite me radhë për këtë njeri. Ai nuk është dhe s’mund të ishte as në atë kuvend një tjetër Berishë nga ai që kemi njohur shumica e shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve.
Një politikan bajraktar, që nxori në mejdan njerëzit e tij “të besës”, ata që gjithnjë i ka pasur pas vetes për të luftuar jo në emër të demokracisë, por për nderin e bajrakut të tij. Unë jam i bindur se Berisha as e ka kuptuar dhe as e ka dashur ndonjëherë demokracinë, sepse në një demokraci të vërtetë nuk ka vend për drejtues autokratë dhe, aq më pak, për njerëz që, kur vijnë në pushtet, nuk duan të largohen prejt tij.
Demokracia nuk ka asgjë të përbashkët me bajraktarizmin politik. Në emër të demokracisë, Berisha ka qenë dhe është sjellë kurdoherë si një autokrat, edhe kur ka qenë (për pesë vite) në krye të shtetit, edhe kur ka drejtuar (për tetë vite me radhe) qeverinë e këtij vendi, edhe kur ka qenë (për 17 vite) në krye të opozitës.
Berisha mbajti në atë kuvend një fjalim shumë të gjatë, por unë kuptova se gjatësia e fjalës së tij ishte në proporcion të drejtë me pasigurinë e tij, me amerikanofobinë e tij, me frikën e tij për fatin e vet. Thirrja për një ringritje të PD-së, për një “rinovim” apo “rilindje të saj” synon të fshehë frikën që ai vetë ka nga fundi i tij, ose, e shumta, synon ta shtyjë edhe ca fundin e vet.
A mund të rinovohet dhe të demokratizohet Partia Demokratike me Sali Berishën, pikërisht me atë njeri që është përgjegjësi kryesor për mungesën e demokracisë në atë parti dhe për rrugëtimin e gjatë, të për të dalë nga një tranzicion i vështirë dhe, herë-herë, i dhunshëm e i pashpresë?
A mund të rinovohet PD-ja nga një komision, shumicën e të cilit e përbëjnë xhaketa të vjetra në PD, njerëz që model kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë Berishën, që para tij kanë qenë kurdoherë kokëulur e të gjunjëzuar dhe që, bashkë me të, janë përgjegjës për gjendjen në të cilën u katandis kjo parti e madhe?
Narrativa e tyre në atë kuvend ishte ajo e Sali Berishës, madje më e varfër dhe më keq e artikuluar se ajo e bajraktarit të tyre.
Dhe absurdi tjetër i madh! Ky njeri, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur zyrtarisht një person të padëshiruar, vazhdon të rrahë gjoksin si “proamerikani më i madh”.
Ka njerëz, madje jo të paktë, që e besojnë këtë—dhe unë nuk arrij dot ta kuptoj se sa para mend duhen për të kuptuar se ti nuk mund të jesh një politikan proamerikan dhe as të pretendosh se ke “shumë miq në sferat më të larta të politikës amerikane” kur Amerika ty nuk të deshiron dhe të shpall një individ të korruptuar e të rrezikshëm për demokracinë.
Por bajraktarit i shkojnë pas sido që ai të jetë, sepse i tillë është mentaliteti i atyre që e ndjekin dhe vetë sistemi i vlerave të bajraktarizmit. Nuk është e vërteta, nuk janë faktet, nuk është e drejta, nuk është ajo çfarë mendojnë dhe çfarë thonë administrata e Shteteve të Bashkuara për bajraktarin e tyre, por ajo që thotë ky vetë për veten e tij dhe që, sipas zakoneve të bajraktarizmit, motivon luajalitetin e ndjekësve të tij.
“Proamerikani i orëve të para” Sali Berisha vazhdon t’i bjerë një këmbane që s’e dëgjon njeri përtej bajrakut të tij. Geoge Soros na qenka “antishqiptari më i madh në planet” dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka marë mendjen e tij për ta goditur dhe shpallur si një person të padëshiruar Sali Berishën. Një pretendim më absurd nuk ka si bëhet. E kam thënë në një rast të mëparshëm pse.
Dhe Kosova! Berishës, që dikur thyente embargon ndërkombetare të naftës ndaj regjimit të Miloshevicit në Serbi, tani “i digjet zemra” për trojet dhe kufijtë e Kosovës, të cilët Sorosi kërkon t’i ndryshojë!
* * *
Sado absurd të tingëllojnë argumente të tillë, ka njerëz që përsëri do i besojnë bajraktarit të tyre dhe do rreshtohen pas tij. Ndoshta, njerëz të tillë, si dhe ata eksponentë të PD-së që në kuvend sërish “lidhën besën” me të, nuk e kuptojnë se të rreshtohesh në një front me Sali Berishën je rreshtuar jo vetëm në krahun e humbësve, por edhe në një front antiamerikan.
Njerëz të tillë e kanë sot—ose do e kenë nesër—të vështirë të distancohen nga deklaratat thellësisht antiamerikane të Sali Berishës në atë kuvend, edhe nëse ato adresoheshin ndaj një individi, siç është ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Duhet të jesh politikisht naiv, ose shumë i paditur, që të mos dish, ose të mos kuptosh se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në çdo vend të botës përfaqëson Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe interesat amerikane në atë vend.
* * *
Kjo që sapo thashë nuk e bën zotin Basha fitues në këtë luftë për pushtet brenda PD-së, edhe pse, sot për sot, ai duket se ka përkrahjen e administratës amerikane si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.
Kredibiliteti i z. Basha ka rënë kaq poshtë sa, as Partia Demokratike nuk ka të ardhme me të në krye të saj, as ai vetë nuk ka më vend në krye të asaj partie.
Nga gjithçka qe u tha nga demokratët në kuvendin e stadiumit dhe nga gjithçka që eksponentët kryesorë të PD-së kanë thënë deri më sot, e vetmja gjë që mua më duket se bën kuptim është kërkesa e z. Fatbardh Kadilli, se që Partia Demokratike të mund të rinovohet, të ringrihet e të demokratizohet në krye të saj nuk do të jetë as Sali Berisha, as Lulzim Basha.
Nje analize perfekte qe vetem ju profesor mund te beni.
Cdo gje qe thoni kaq sakte eshte në mendjet e gjithe shqiptareve te respektuar në shqiperi dhe kudo në bote te detyruar te largohemi sepse viti 97 me Sali kriminelin na percau, na vrau na dogji .
Respekte,
Ish studenti juaj në Michigan,
Pirro
njerez te tille te mbetur pa pushtet prej gati 9 vitesh nuk kane ideale dhe shkojne pas kriminelit vetem se akoma besojne se permes tij do marrin copa te pushtetit nenkupto te buxhetit te shtetit sic kane bere gjate tere viteve qe kane qene ne pushtet. Por jam i bindur se fytyra te degjeneruara si vokshi, kellici, shehu, pollo kuqi, ristani i kqz, spaho e keshtu me radhe pas plasjes se flluskes berisha pa fytyre do te rikthene ne politike ndoshta edhe tek pd e bashes sic kane bere shume syresh brenda ketyre 30 viteve qofshin te mengjer apo pseudo te djathte. E vetmja menyre qe keta ndyresira mos te na ndosin me dhe te largohen nga jetet tona eshte shpallja non grata e tyre dhe familjeve te tyre nga dept shtetit se sa per shqiptaret ata do ti rizgjedhin serish nese basha ose rama i fut ne listat e partise.
Mendoj se pjesa me e madhe e demokrateve eshte rreshtuar pekrah Salehut per interesat e tyre personale per te kapur ndonje karrige “par te permiresuar buxhetin e tyre familial” dhe po t’i shohesh jane karrige thyer te cilet Basha nuk i vuri ne lista.Pjesa e dyte e tyre kane dosje te hapura te cilat i zoteron Salehu duke ja u mbajtur si sepate mbi koke ne rast …Rreshtimi i nje pjese te mire te demokrateve perkrah Salehut “non grata”tregon dhe verberine dhe injorancen e theksuar deri ne çmenduri ku me ndergjegje dalin kunder USA per te mbrojtur Salehun dhe familjen e tij te korruptuar duke u bere pengese qe ky popull te avancoje ne luften kunder korrupsionit te cilin pa ndihmen e USA dhe BE nuk kemi kellqe t’ luftojme,por nga ana tjeter ka nje gje pozitive pasi keta isha pa shtylle kurrizore nuk mund te bejne me karriere pasi u deklaruan si antiamerikane dhe do te paguajne per kete sado Kelliçet apo Bylykbashet ,Shehajt apo Paloqet se shpejti do te jene ca anonime te rendomte dhe te pashtire pa dinjitet,pa respekt dhe te perbuzur nga çdokush.ORA E DREJTESISE PO AFRON .
Tre sufllaqe per korcarin ju lutem. Koment bombastik.
Z./Tarifa,nuk eshte vetem Berisha DIKTATOR(jo autokrat) sic doni ta zbusni ju) ne partine e tij dhe ne qeveri,por akoma me DIKTATOR eshte sot e 25 vjet Edi Rama,qe pretendon te na sundoje deri ne 2030 mbase me tej!
Keta njerez jane XHELATET e demokracise,qe e urrejne popullin e tyre sepse ku popull NUK U DHIMBSET!
Nje kryeminister ne nje shtet me 2 milion banore,,ne se i dhimbset populli i tij,duhet te kete informacion te sakte se ne cilen familje mbreme NUK KISHIN BUKE PER TE
NGRENE e jo ndryshe!
Por as qe mendohet qe kjo gje t’i kerkohet nje DIKTATORI te urryer si Edi Rama,qe eshte duke ferkuar duart nga sherret ne PD!
Kjo qe ndodhi ne PD duhet te ndodhe edhe ne PS,sepse te dy partite jane FAJTORE,qe kane mbajtur dhe mbajne ne krye dy ARMIQ te shqiptareve,dy kriminele,qe e rrenuan Shqiperine deri ne mjerim!
Lereni Berishen se me ate do merret SHBA,por merruni me Ramen se ai eshte ne qeveri dhe na ka bere dhe ben dem me shume aktualisht!
Rama eshte ARMIKU ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR SOT!
Berisha duhet te ishte futur me kohe ne burg,por ai i duhej Rames per ta patur si GOGOL qe te trembte popullin se “”Po iku Rama do vije Berisha”!
B@B duhet te largohen. Vetem kur te ndodhe kjo PD-ja mund te transformohet per mire, ta justifikoje emrin”Partia Demokratike”
Paragrafi i shtatei ketij artikulli kur zoti Fatos thote shprehimisht
(citoj)..Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha ishte, pse ta mohojmë, spektakolar në formë. Ai u trumbetua jo thjesht si një risi, por si një dukuri e paparë në historinë e demokracisë shqiptare, madje edhe në historinë botërore të demokracisë.(fund citimi)
.
eshte nje paragraf pak ta quajme kriminal dhe kerkoj falje vetem nese Fatosi paguhet per kete pune pra Diversion mediatik pra Hallall Paret Plako…eshte biznes vazhdo lojen
.
Cfare nuk thote Tarifa qe per te shkuar nga Tirana ne Viqidol i del gjate nga Guami I Paqsorit..
.
Me vjen keq per gazetaret dhe analiste te shtypit shtypur dhe per Tarifen se ka qene dhe ambasador ne Washington vazhdojne lepirjet nga te gjitha anet dhe ka lindur…jetoi dhe do te vdese ne kulle te fildishte ..perseri Hallall
.
Pse Salih Rom Berishaj realisht po sfidon Ameriken sot ? eshte pyetja me e thjeshte ne bote per tu pergjigjur dhe le te fillojme..
.
Pas 1991-1992 Saliun duhet te pagezojme USALI SERBIBERISHAJ DHE PSE TA MOHOJME ai realizoi me sukses kanibalizmin ndaj sistemit (regjimit te Enverit tij) per te cilen meriton nje medalje nga makartistet dhe racistet e Amerikes..Vecse ketu ka nje problem..Ai komunizem qe pretendohet se shembi Berisha i Ryersonit kishte rene me kohe dhe Amerika zyrtare ne vend te shpalli Non Graten e Berishes duhet te kerkojne falje shqiptareve qe ne vitet 1992-1997 jo vetem nuk investuan as edhe nje dollar por me dashje apo pa dashje u bene pjese e zhdukjes se shtetit shqiptar ne Mars-Prill 1997..
.
Jam shume raste qe administrat amerikane kane nderhyre hapur qe kriminel Berisha i tyre te mos ndeshkohej ku nje nga keto eshte krimi nazi berishist i 14 shtatori 1998..
.
Le te leme te kaluaren dhe te flasim per ditet e sotme:
.
Qe kur doli” NON GRATA ” E USALIUT e denocova si DIRTY JOB e segmenteve ne administratat amerikane sepse ky njeri “pushkatohet me embelsira” dhe asnje fjale per krimet e tij satanike
.Qe kur doli” NON GRATA ” E USALIUT e denocova si DIRTY JOB e segmenteve ne administratat amerikane sepse ky zombie ne vend te ishte prapa hekurave ose te pakten te rinte ne heshtje te Kulla e Lalzit..ky ka marre superxhiro dhe kemi te drejte te mendojme ose Amerika ka shkuar per lesh ose vazhdon Punen e Piste me Usaliun e tyre
.
Qe kur doli” NON GRATA ” E USALIUT e denocova si DIRTY JOB e segmenteve ne administratat amerikane sepse eshte antiamerikane-antishqiptare dhe antihumane qe per tre krime e monstruoze te Saliut dhe Lulit 21 JANARI-TRADHETIA E DETIT JON-VJEDHJA MILJARDESHE TE RRUGA KOMBIT kane bashkautore Burrin e shtet qenefit Arizuse dhe yllin e tij ne qitje.
.
Jam shokuar kur njefare Eskobari ne menyre pompoze ftoi Devilul Bashen ne Amerike qe ne nje fare menyre edhe pse dihet qe eshte gafe deri krim sepse as zoti vete nuk mund te ndaje vellezerit siameze krminele..Sal e Lul per ndryshe le ta quajme Ameriken Shtetet e Lulbashkuara.
.
Nese ne votimet e 8 majit 2011 Ambasadori Arvizu u be pjese e nje vjedhje te hapur votimesh (me duar te perveshura) per Yllin e tij Lul ..qe realisht me vrau besimin qe kisha te Amerika Demokratike ndersa ne ditet e sotme Deviluli ftohet ne Amerike me keqardhje se Amerika ime e ka humbur Shqiperine moralisht.
.
keqardhje !
“I’m not doing this comment for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
Shume dakort…. e trishtuar por shume e vertete kjo qe thua…..
Mors tua ,vita mea ! (Vdekja jote ,jeta ime) -Thërret mostra Sali Berisha me banditët e tij ,ata që dogjën ,vodhën ,vranë gjithë shqiprinë.
Harrohet miqësia dhe shpërthejnë beteja të vërteta ,si foltoret e Berishës kundër amerikës kur ai u shkel në kallo ,për krimet që ka bë ,ai asnjëher nuk është dënuar ,sepse ai ka vepruar tamam si hajdut e vrasës -profesionist ,ka kryer krime të mëdha dhe nuk ka lënë gjurmë ligjore.dmth. nuk ka hedhur askund asnjë firmë,prandaj kërcënon ky kriminel amerikën duke i tundur gishtin se më nxirni Faktet ,kur faktet i ka me tonelata sa edhe deti nuk i la për 100 vjet zi e më zi.Ky mostra ka sulmuar edhe Mariza Linon ishë ambasadoren amerikane në v.1997 ,urdhëroi truprojen e tij që të godasë ambasadën me antitank ,dhe fajn të ja faturoi Fatos Nanos dhe socialistve.
Po të ishte arrestuar që atëherë Sali Berisha nuk do kishte mundësi me dëmtu aq shumë shqipërinë,dhe miqësinë me amerikën. Populli me kohë ka lëshuar SOS -e dëshpëruar për kriminelin Sali Ram Berisha .ky mesazh duhet ta përcjellim te amerika ,arrestoni Sali Berishën dhe sekuestroni pasurinë atëherë qetësohet shqipëria,dhe ecë përpara demokracia.
Perderisa te besojme ty si proamerikan qe e ke sulmuar gjithe jeten tende dhe te familjes tende ne emer te partise perse nuk duhet te besojme Berishen ?! Ti Fatos jo qe nuk e do demokracine por je nje b… lepires i ç’do pushteti te majte. Per ty mjafton qe ne pushtet te jete e majta por s’prish asnje pune se drejtohet nga Nano (nje pijanec e imoral), nga Meta (hajduti i floririt te cilin tani e sulmon) nga Rama (nje drogaxhi e nje diktator me keq se Enveri dhe Berisha bashke) . Ti nuk ke lene gje pa folur per Lulin (nje njeri mjeran si Uriah Hipi) kurse sot me urdher te shefit kerkon ta mbrosh me ç’do kusht nga Berisha !
Gjithe zorrdjegurit pas ketij pushteti te Rames qe der dje kembengulnin se Basha nuk ka te ardhme me Berishen mbi koke, sot nen nje dirigjim alla-Endri Fuga po ulerijne se Basha tani qe e largoi Berishen nuk ka te ardhme!
E ardhmja e vetme e Tarifave eshte ajo nen Edi Ramen, do ishte me e pakta ndershmeri sikur ta pranonin kaq gje hapur pa u rrekur “ti qajne hallin” PD.
Z.F.Tarifa: OK për 90 %.Nuk më pëlqeu ..”Spektali pozitiv i kuvëndit të Saliut. “.Ai nuk ishte Kuvënd Partie,pasi Partia ka rregulla strikre:Delegat të dekumentuarë dhe jo Antar e militant gojë shthurur që mbështesin dhe votuanë një përbindësh që i ka zënë për fyti e nuk i lëshon për interesat e tij,Familjes dhe Hale Atëve që i shkojnë nga pasë se janë kamur prej tij.
-Në atë kuvënd nuk u mor vesh se kush votoi.Pasi nuk u lejuanë MEDJET e tjera përveç SYRI net të ZeniSaliBerisha.
-Komisioni përzgjedhës u emërua nga Sb dhe për S.Berishën.
-Fatkeqsia qëndron se Sb hapi luftë frontale kundër SHBA,AMBASADORES,SOROSIT,MOSKËS,BEOGRADIT,BASHËS,RAMËS,etj.Ai e cilësoi Ambadadoren e USA guvernatore RUSE.Kjo është e rëndë.Ai kërcënoi Presidentin Sërb VUÇIÇ duke i ndaluarë hyrjen në Shqipëri,si kundërvenie të OPEN BALKAN që mbështet E.Rama,Kur në fakt e mbështet SHBA+BE.etj.
-Shpenzimet për 28 foltoret duhet të jenë katastrofike,por me to nuk merret kush.Pasi DREJTËSIA është e tredhur prej tij që në 1992.
-Kështu,mund të themi se kuvëndi 11 dhjetorit ishte një spektakël SPORTIV që votuan Delegatët dhe militantët sikur në fushë përveç 22 lojtarve të loznin futboll edhe tifozeria,e pa parë në rruzullin toksor.
-PD do ndahet në dysh.Por pjesa e Sb do shumzohet me zero gradualisht pasi nuk ka mbështetjen e SHBA.Por besoi dhe Europa nuk do pranoi 2 PD,ku Sb është i diskredituarë për 101 krimet e tij në 30 vite.
-FLM DITA,F.TARIFA
Ej Ethem Lalaj oj gomarica madhore, Partia ka rregulla STRIKTE oj gomarica madhore e pretenduar oficer madhor, jo STRIKRE sic na ben ti te qeshim me idiotesite tua!
(por mbase Parti me rregulla STRIKRE keni ju andej nga Corrushi yt dhe i poliagjentit Mehmet Shehut…ahahahaha)
Ky moralizon për vlerat e demokracisë perendimore por i ka mbet ora tek termat e socializmit.Ç’hynë bajraktarizmi ketu e palle,term që konsumohej para 90-tës?Posedon tagrin moral Fatos Tarifa të flasi për demokratizim,ky që “analizon”(sulmon) vetëm opozitën e tregon se është militant i Rilindjes?Një qytetarë i paanshëm merret me pozitën,një militant me opozitën. Shqipëria është nën sundimin e mafies rilindase,ky merret me opozitën.
Sa paftyri kan sot Fatos Tarifa-t qe dje ishin ANTI-AMERIKANE dhe sot qenkan bere PRO-AMERIKAN.
Mjafton kaq. Te tjerat dihen
Sali Berisha as që ka mundur të jetë lider i demokracisë këte i pamundësonte edukimi i tij prej katunari ai është dileri i Pd
Sikur artikullit ti heqesh fjalet “amerikan/antiamerkan/proamerikan”, do ishte me i shkurter dhe me i koncentruar. Madje as shqiptar/proshqiptar/antishqiptar. Po duket sikur problemi i brendshem i PD eshte antiamerkanizmi i Berishes, kur ne fakt ai Ka demtuar interesat vitale te Shqiperise, duke udhehequr keq, administruar keq e shperdoruar pasurine kombetare e publike. Argumenti i Bashes se berishizmi duhet shkeputur nga PD si qendrim antiamerikan eshte mjeran dhe qesharak. Kjo, sepse Basha s’ka guxim dhe as aftesi ti nxjerre bojen Berishes si satrap dhe i korruptuar gjer ne gryke. Ndofta, per shkak se Berisha eshte “arkiva”. Njeriu i dosjeve dhe dokumentave shantazhuese. Sa per amerikanet, oh yes, you’r great, shterngojme duart, buzeqeshim. Ia treguan vendin, weee, non grata. Ama vetem Luli e di arsyen, se eshte sekret. Dhe sekret do mbetet tere jeten, se ashtu e ka politika. Per korrupsion thone, por tamam me letra s’do e nxjerrin ne publik. Eshte guxim i madh edhe kaq sa bene. Megjithate, te urojme se Sala do egersohet me shume, duke detyruar Lulin qe me shpatulla pas murit te thote per cfare Sala Ka bere ne shume afera korruptive. Dhe ishalla u ruhet rrugetimeve naten me shi, apo shkuarjes per gjah.
Cfare jane keta debila qe dalin dhe bejne “be” per proamerikanizem, duke filluar nga ky kameleoni artikullshkrues?
Pse duhet te jesh proamerikan dhe kjo qenka njesi matese per patriotizmin, demokratizmin etj etj.? Pse?
Nj pyetje: Nese z. Kadilli do ish zgjedhur kryetar i PD ( sigurisht nese deshte Berisha se ndrysh nuk mund te ndodhte), a do te ndererrte kete ket hap ndaj Berishes, siç ndermori Basha? Kurre. Jo ai, por askush tjeter, mbase. Berisha pati ngritur ne PD kultin e Zeusit. Basha e rrezoi Zeusin dhe po lufton. Te japesh receta akademike apo te besh kroniken e kesaj beteje nga nje maje kodre eshte kollaj, por te hysh e te luftosh vete duhet me marre pantallona rezerve, se i “mbush”. Madje, Basha me kete sipermarrje ka lene ne hije edhe F.Nanon dhe Ramen, te cilet e kane akuzuar Berishen vetem per te marre votat tona, thjeshte per demagogji e si demagoge…
Pikerisht ne kete situate, te kerkosh nje PD(jo te foltores) pa Bashen , s’shoh gje tjeter pervçse o hipokrizi o nje llogjike te papergjegjshme.
Mendoj qe Amerika,po ndjek realpolitiken e duhur ne kete vend hibrid:qe shtrihet ne Europe,por me mendesi anadollake:
E vetmja menyre, dhe hapi pare,per te shperbere banden pd eshte lufta nga brenda,duke mbeshtetur,me pak te keqin kunder te keqes se madhe sali.
Mbasandaj mbasi ta marre luli,do te kerkoje nje hapje sa me te mundeshme brenda saj,ku natyrshem mund te vije njeriu qe do ti jape sadopak permbajte germave pd qe ka uzurpuar kjo bande.
Por larg qofte,jo i llojit kadilli,qe sic thosh i madhi Cajup,ben pjese tek ato qenie,te cilat,nuk kane as syfet(as surrat ne dukje).
Profesor, me erdhi keq kur lexova frazen tuaj: “Se ç’do të ndodhë më 18 dhjetor, këtë, sot, nuk mund ta dimë?!”.
Me 18 dhjetor do te realizohet endrra e baballareve tane dhe endrra jone e vrare nga kriptokumunistet bajraktare.
Une kurre nuk e kisha menduar se kete enderr do ta realizonte Lulzim Basha!
Edhe kur perandoria osmane ishte ne grahmat e fundit, mijera shqipfoles lane trojet e tyre, familjet e tyre dhe dhane jeten per Padishahun.
Nderkohe familjet e tyre, bashkesite e tyre perfunduan nen horrorin serb e grek.
Edhe ne jemi pasardhesit e tyre, pse duhet te jemi me te mençur?!
I dalim ne krah Padishahut Sali, pavaresisht se ka 30 vjet qe çmend nje komb te tere.
Me e keqja jone, se po te vendose SHBA te na lere me Doktor Mortjen perballe serbise e greqise, kush do luftoje?!
Xeni, Gita, i Qimi i Pekajve, Edi Paloka, Tritan Shehu?!
Duhet ta themi qarte, nje hajdut eshte thjesht hajdut nuk mund te jete atdhetar!
Ne krye te Qeverise eshte prostituta Kombetare Edvin Droga,qe shpopulloi Shqiperine,ka vjedhur miliarda dhe iu bashkua Serbise per te ndare Kosoven.Keshtu qe,nje hajdut si Drogaxhiu Rama eshte thjesht hajdut dhe nuk mund te jete atdhetar.Rama ka marre kredi me shume se te gjitha qeverite marre sebashku,aq shume ka vjedh drogaxhiu.Rama eshte akuzuar se posedon 200 milion dollare,eshte akuzuar si perdorues droge por asnjehere nuk eshte prononcuar,fakt qe ne vendet perendimore nuk mund te imagjinohet.Mendo ku ka perfunduar “demokracia” shqiptare,ne dore te nje mafiozi qe ka zhbere Shtetin.
Asgje per ti heq komentit tend!
Prostituta Kombetare ngelet me i forti i kesaj bashkesie kriminale PSPDLSI.
Te gjithe nje bande jane por Daktorri eshte kryesori, ftilluesi i gjithçkaje!
Ne Shqiperi zgjedhja e Kryeministrit duhet kufizuar patjeter maksimimi 2 mandate qe te minimizohet dëmi. Zgjidhje tjeter nuk ka,ne prodhojm diktatore,sepse jemi ekstremiste ne vleresim,nuk e gjejm dot mesataren prej shekujsh.
Dhe me ane te gazetareve te “PAVARUR” si Mero , Tarifa, Malaj me shoke po bejne te gjitha perpjekjet per t’a perçare e shkrire opoziten o Tiku Keta qe derdhin lot krokodili gjoja per demokraci jane kthyer ne luftetare te paepur kunder opozites duke ecur me fjalet e Rames se ne s’na duhet as opozita , as sindikatat se i bejme vete qe me sa duket do te ngrejme dhe nje here bashkimet profesionale.
Nese ke durim derri te lexosh deri ne fund paçavuret e Meros te vjen per te vjelle,ndersa me paçavuret Malajt dheTarifes duhet mbashe me vete Ibuprofen.
Historia e Shqiperise e ka te pranishme DumBabizmin dhe DumBabistet.
Dum Baben – pikerisht kur perandoria Turke u shkermoq dhe Ballkani mori fryme lirisht (!)
DumBabiste pastaj pas Ahmet Zogut, DumBabiste edhe pas vdekjes Enver Hoxhes, e tani varianti i fundit i DumBabizmit, DumSalizmi
Per kete fenomen se paku, shqiptaret nuk mund te fajesojne te huajt, eshte ne genin e tyre dhe dashte zoti ky DumSalizmi eshte varianti i fundit i ketij Turpi genetik.
Mund te thuash shume gjera per “legjendarin” Sali! Por pyetja ime eshte e thjeshte : cfare i ofron PD dhe Shqiperise ky njeri? Vetem percarje,lufte,turma,vrasje,tradheti! Keshtu eshte ndertuar ky njeri qe vetem paqe nuk do! Vicidolin do te sjelle ne pushtet,nenkupto ligjet mesjetare te vendlindjes se tij?! Shikoni vetem gjuhen qe perdor Saliu,luftarak! Shikoni gjuhen qe perdorin Berishistet! Vetem lufte duan!
Fatos Tarifa ! Ti je edhe i gjezdisur ,pa na i sqaro daljen e ambasadorit turk ne Shkoder dite para rremujes se Saliut?Rastesi?Ai(ambasadori) beri nje kerkese .Ajo ishte nje shprehje antiamerikane qe shkonte ne nje linje me Berishen.Pse nuk e thua qe Turku eshte mbeshtetesi i Berishes?Hallakatjet e tua perbrenda PD-se jane djallezore.Nuk je vetem ti me shkolle.,
Te lumte zoti/shoku Fatos Tarifa! Ne antishqiptarve na behet zemra mal kur lexojme pacavure te ketilla intelektualesh (ha-ha-ha)! Qe Sali Berisha eshte nje bajraktar (apo te pakten luan ate rol) dhe ai po ben punen tone antishqiptare, kjo gjithashtu na gezon! Por neve na gezon me shume nje pacavure si kjo e juaja, qe merret me cic-mice dhe nuk shpreh asnje mendim intelektuali, nuk shpreh asnje mendim per perparimin ekonomik-social-arsimor-etj. te ketij vendi!
Fatos Tarifa dhe gazeta DITA do te benin mire te jepnin nje lajm, a te thonin dy fjale, per vendimin e para tre ditesh te gjykates londineze, vendim qe i hapi rrugen ekstragimit te Xhulien Asanxhit (Julian Assange) ne USA, ku e pret nje burg i gjate, vetem per shkakun se i ka dhene publikut permes vikiliksit te verteta qe disa shtetare terroriste amerikane donin ti mbanin te mbyllura nen etikimin ‘sekret shteteror’!
BERISHA ESHTE ANTIAMERIKANE, QE FRYMEZON DHE KERON TE NGJALLE ANTIAMERIKANIZMIN NE SHQIPERI.
Berisha ashte anti amerikan me i pa skrupullte. Me ne detaje i ka sqaruar Zoiti IZAT Haxhit qe mbahet akome ne burge dhe eshte i gatshem te deshmoje para gjykates dhe me siguri ai po pret momentet kure te ballafaqohet me Berishen para drejtesise.
Ne metoden e vet Berisha ka kete poarim te tije personal.
1. Kure flat per Amerikes se gjoja ai eshte me amerikan se te tjeret ne te vertet ai i fut thiken pas shkin mardhenjeve te shqiperise me Ameriken.Kete e ka vertetuar Koha.
2. Kure flet se ne shqiperi (une Berisha) solla demokracin Ameriken, ne te vertete i ka futur thiken, pas shpine demokracise Amerikane. Ai e ka varrosure demokracin prej kohesh.
3. Kure Berisha flete se une solla lirin nen shembullin e Amerikes, ne te vertet Berisha i ka futur thiken pas shpine lirise dhe shemullit Amerikan per lirin ne shqiperi.
4. Kure Berisha flete se une ndertova nje drejtesi sipas modeli Amerikan Berisha gjen ma antiamerikane ke bere ndertimin e Drejtesise shqiptare ketu ne shiperi.
Pra Ambasadorja Amerikan ka shprehure shqetsimet per te gjitha kato problem duke i perjetuar drejte per se drejti me popullin shqiptare keto marrzira Antiamerikan dhe Antishqiptare te Berishas.
Nuk ka asnje drejtues shtet ne Ballkan dhe Evrop pervec Rusise qe ka vepruar si Berisha ne rrugen e tije antiameriken dhe antishqiptare.
Shpresojm qe Amerika Presiden BIDEN dhe DASH do ti japin funde duke larguar kete perbindesh Antishqiptare qe tridhjetvje e dermoj shqiperin.
Do te jet fitorja me e madhe, largimi tij nga politika dhe qurja e tije para drejtesise.
Kjo te do jete fitorja e betejes shqiptere per Demokraci te vertet.