Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar shoqërive të sigurimit që të anullojnë rritjen e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Përmes një shkrese zyrtare, AMF u ka kërkuar shoqërive që të zhbëjnë rritjen me 30 për qind të tarifave dhe të rikthehen tek tarifat e vjetra.
“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti, arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike,” thuhet në shkresën e AMF.
Sipas AMF, rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa njoftuar këtë institcuion ashtu si kërkohet nga rregulloret në fuqi.
“Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja,” thuhet në letrën zyrtare.
Pak ditë më parë, kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë të koordinuar tarifat për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë.
Për automjetet me fuqi nën 1,600 kubikë çmimi kërceu në 18,900 lekë, ndërsa për mjetet mbi këtë kapacitet tarifa e sigurimit u rrit në vlerën 20,900 lekë. Gjithashtu rritje pati edhe për kategoritë e tjera të mjeteve, përfshirë autobusët, tarifat e sigurimit të të cilave u bënë 50,000 lekë nga 45 000 lekë që ishin.
Por me shkresën e AMF, shoqëritë urdhërohen që të ulin sërish çmimet tek nivelet e mëparshme. Inspektorë të Autoritetit kanë kontrolluar në terren për zbatimin e këtij vendimi dhe sipas tyre shoqëritë i kanë ulur çmimet duke i çuar ato në nivelet e mëparshme.

Ore po AMF njehere hesht , nje here te dyte thote se rritjet jane ne kompetence te shoqerive te sigurimit ndersa tani ka vendosur pezullimin e rritjes se cmimeve te sigurimit. Lind pyetja po kjo drejtoresha a e njeh punen e vet? Cudi rilindjote nga Albanistani.
po ne qe e paguam me cmim te lart do na kompesohet apo vari lesht