AMF, gjobë disa shoqërive të Sigurimit

Elton Tafaruci

Në ditët e fundit të gushtit përdoruesit e automjeteve u përballën në mënyrë të menjëhershme me rritjen e çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik. Rritja ishte 20 për qind dhe për një ditë nga të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë.

Kjo çoi në reagimin e qytetarëve dhe si rrjedhojë e kësaj dhe ndërhyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të parë se çfarë po ndodh më tregun. Pas më shumë se një muaji ky autoritet duket se ka dalë në një vendimmarrje.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka artikuluar marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit, që rritën në mënyrë të njëkohësishme tarifat e sigurimit TPL, si dhe për ato që nuk kanë zbatuar mbajten në nivelin e duhur të nivelit të rezervave teknike dhe provigjoneve.

Sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit deri tani është artikuluar se gjoba për të dyja këto shkelje do të jetë 2 milionë lekë. Por përtej kësaj mase administrative, AMF nuk ndërhyn në këtë treg dhe sigurimet që paguajmë vendosen nga vetë kompanitë.

Gati katër vjet më parë ishte Autoriteti i Konkurrencës vendosi gjobitjen e tetë shoqërive të sigurimit me argumentin se kishin rritur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë çmimet për të gjitha sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta MTPL.

Ndërsa në datë 24 gusht 2016, të gjitha shoqëritë e sigurimeve të Jo-Jetës rritën në mënyrë të koordinuar tarifat e sigurimit TPL me rreth 20-25%, duke e çuar çmimin në rreth 18,900 lekë. Kjo situatë shkaktoi rritje të pakënaqësive te konsumatorët, të cilët nuk ishin paralajmëruar për një masë të tillë.

Edhe Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak në lidhje me veprimin e ndërmarrë nga shoqëritë e sigurimeve.

Vetë shoqëritë e sigurimeve janë shprehur se rritja e tarifave erdhi si masë ndaj rritjes së shpenzimeve dhe rritjes së taksës kombëtare për sigurimet deri në 10%.

 

Share This Article
1 Comment
  • Tallen keta?
    2 milion leke gjobe per miliardat qe keto shushunja i rrjepin njerezve pa u dhene asnje sherbim mbrapsht?
    Shteti ehste pale me keto shushunja
    Jo rastesisht kreret e ketyre Sigurancioneve jane vetem koperture per ish-ministra dhe ministra financash qe operojne ne tregun privat.
    Dhe jo rastesisht keto shushunja jane oligopol. Ne vend te konkurojne njera tjetren si ne cdo vend normal ne bote, behen bashke kunder popullit pa mbrojtje.
    Dhe jo rastesisht keto shushunja e kane te garantuar nga shteti sigurimin me detyrim.
    E nese nuk dua te sigurohem?
    Perse shteti te me detyroje te bej nje gje qe eshte ne vullnetin tim personale?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *