Sigurimi kundër fatkeqësive natyrore në nivele të ulëta sipas AMF

J L

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në shtatë muajt e parë të vitit 2019, për sigurimin e automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj, primet arritën në mbi 5,9 milionë lekë, 5,2% më shumë kundrejt një viti më parë.

Ndërkaq, pavarësisht përhapjes masive të zjarreve në të gjithë vendin, duket se sigurimi i shqiptarëve kundër fatkeqësive natyrore ka përmasa gjithnjë e më të vogla, pasi sipas AMF-së primet e sigurimit në këtë segment u evidentuan në rënie me 24,4%.

Sipas të dhënave, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 3,7 milionë lekë gjatë periudhës janar-korrik, në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në rritje evidentohen edhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit, ku kontributin më të madh, rreth 56,9% të totalit e kanë dhënë pagesat për sigurimin motorik.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sigurimi i automjeteve behet me ligj ndersa sigurimi ijetes dhe shtepive eshte fakultativ. Oligarket e sigirimeve jane perpjekur disa here ta bejne ligj por skane patur sukses. E ardhmja do varet nga zarfat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *