Një studim i kryer kohët e fundit nga Universiteti i Bolonjës në Itali provon për herë të parë lidhjet mes ekspozimit ndaj amiantit në ambientet e punës dhe një lloji të rrallë të kancerit të mëlçisë. Sëmundja e rëndë quhet kolangiokarcinoma, prek 3-4 persona në 1000 të tillë në Itali dhe në shumicën dërrmuese të rasteve përfundon me vdekje. Ekspertët që kryen studimin kanë analizuar të paktën 155 raste të tilla që janë paraqitur në poliklinikën Sant’Orsola-Malpighi gjatë periudhës 2006=1010. Studimi është publikuar në revistën amerikane “Cancer Causes and Control” (Shkaqet e kancerit dhe kontrolli).