Shtatë mijë punonjës shëndetësorë anembanë globit kanë vdekur nga coronavirusi, ku numri më i lartë është në Meksikë, raporton Amnesty International.
Analiza e re nga grupi i të drejtave të njeriut zbuloi se të paktën 1,320 punonjës shëndetësorë u konfirmua se kishin vdekur në Meksikë, pasuar nga SHBA-ja me 1,077, Mbretëria e Bashkuar me 649 dhe Brazili me 634.
Ka ngritje “alarmante” në Afrikën e Jugut, me 240 vdekje, dhe Indi, në 573, vëren Amnesty.
“Të vdesin më shumë se shtatë mijë njerëz, ndërsa përpiqen të shpëtojnë të tjerët, është një krizë me shkallë marramendëse”, – tha Steve Cockburn, kreu i Drejtësisë Ekonomike dhe Sociale në Amnety International.
“Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtë të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë çmimin përfundimtar”, – shtoi ai.
26.1 milionë njerëz në botë janë infektuar me COVID-19, ndërsa kanë vdekur mbi 864 mijë persona.
a.t / dita
