Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë për përpilimin me një ligji për dhënie amnistie në burgje. Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale. Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për tu amnistuar.
Ministrinë e Drejtësisë, e cila mësohet se në ditët në vijim do vendosë për ngritjen e grupeve të punës për të përcaktuar dhe veprat penale që do amnistohen.
Amnistia për një numër të konsiderueshëm të dënuarish, duket se është parashikuar në formën e “dhuratës”, me rastin e festave të fundvitit.
Deri tani nuk dihet me saktësi se cilat vepra penale do të amnistohen, për shkak se dhe projekti është në fazën fillestare të diskutimit. Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do amnistojë dënimin e personave që momentalisht qëndrojnë të izoluar në rreth 17 burgje të vendit.
Kriteret për të lënë qelitë pritet të përfshijnë, të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 2 ose 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në një datë të caktuar, raporton Shqiptarja.com.
Personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim; personat e dënuar me burgim, të cilëve u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
Nga kjo amnisti do të përfitojnë dhe të dënuarat femra, të cilat janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, të dënuarit meshkuj, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, të dënuarit me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.
Në të gjitha këto raste përjashtohen të dënuarit për krime të rënda, si vrasje, trafik droge e shumë vepra të tjera penale të rënda.

PD i futi brenda por LSI i nxorri….edhe te burgosurit i bashkohen LSI….
Keta ose se pyesin Edi Ramen, o ky a kopace fare.
Po mire ore ata te tjeret nuk kan shpirt ?? ti mos i nxirr ,po stimuloi ,ulu ndonje vit ..se ne asnje vend te botes ,i burgosuri ,nuk trajtohet keshtu //Mire pune qe nuk keni ? po te pakten kur atyre qeu kan ngelur 3 vjet i nxjer ,mendo dhe per pjesen tjeter …Pastaj shume te burgosur jane rehabilituar ..Kur so ti nxjersh ..apo do lerosh burgjet edo mbushehs cmendimimet ?????
Po xhuvani do dali ?
Per mendimin tim duhet pare me gjere lirimi i te burgosurve te gjith shitsat e drograve per mua jan viktima te peshkaqenve qe prodhojne droge, shitsi shet ate qe e detyron bosi qe mbush valixhet me dollare por nuk kapet ndersa viktima burgoset !Duhet te dale nga burgu se ai mbijeton me shitje per te fryre xhepat e bosit nga e keqja se ose esht narkoman dhe nxjer 2 lek per te siguruar dozen e tij ose nxjer buken e gojes per te ritur femijet,tjetra te gjith qe kane kryer veper penale pa dashur me mjete rugore dhe kan ndihmuar viktimen duhet te dalin te gjitha grate qe i kan dhunuar burat pijanike kumarxhinj narkomane anasilltas gra kurva qe tradhetojne burat kur jane me femije dhe jan dhunuar nga bura te ndershem dhe puntore dhe vuajne denim te dalin te gjith te burgosurit qe kan pretendime se jan te pa fajshem te rigjykohen (viktima te korupsionit) kriminelet te burgosur per jete te futen ne pune te mbjellin pyje te punojne kudo qe te nxjerin buken e tyre dhe jo ti ushqeje varfanjaku taksapagus verini kriminelet te pakten te mledhin plerat e shqiperise te kudo ndodhura e jo te lozin tavell gjith diten dhe te kerkojne ne strazburg pse nuk ju dha i plote racioni i mishit etj
Shkurt, kush paguan me shume tek Manjani do lirohet.Une kujtova mos behet fjale per ata fakiret qe skane paguar dritat
Kur bente amnisti Enveri, ato te liruarit bertisnin ” Parti-Enver, jemi gati kurdohere “. Po keto te amnistuarit e sotem kujt do ti shprehin gadishmeri valle?
Mos beni amnisti per vrasesit, per hajdutet se keta njerez prape do vjedhin. Amnistoni ata qe jane denuar per hash hash se nuk i kane rene kujt ne qafe, ata kan punuar per te perfituar ndonje leke. Burgjet me keta persona jane mbushur, se neser mund te legalizohet hash hashi.