Afati i fundit për të përfituar të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë detyrime të pashlyera është më datën 31 dhjetor 2017.
Drejtori e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ka “hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit”, “për pagesën dhe fshirjen e detyrimeve tatimore, detyrimet e pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.
Brenda datës 31 dhjetor 2017 njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve.
DPSHTRR bën me dije se subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat 2010 dhe më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet e periudhës janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.
