Amnisti për një grusht votash!

anazapta

Sa herë që një reformë thelbësore e ekonomisë, sikurse realizimi i amnistisë fiskale ofrohet nga një parti në pushtet për të fituar vota tek sipërmarrësit, ajo dështon. Kështu ndodhi në prill 2011, pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, me miratimin e asaj që u quajt falja masive e detyrimeve fiskale (pse kurrsesi nuk mund të ishte amnisti fiskale). Kështu ndodhi edhe dje, kur përpjekja e pozitës në Parlament për t’ju atashuar ligjeve të integrimit ligjin për amnistinë fiskale dështoi ende pa u pjekur plotësisht. Ishte thjesht një improvizim i minutës së fundit i Kryeministrit të sotëm për të mbledhur vota nga rradhët e biznesit. Një aventurë me një nga reformat më të rëndësishme, që pati pak ditë jete. Zakonisht amnistitë bëhen në një situatë kur shteti ka aftësi të shtrëngojë në vijim situatën dhe të lërë të kuptohet që prej sot e tutje këto shkelje nuk do të tolerohen, por do të pengohen ose do të ndëshkohen rëndë. Këto dite nuk e përbëjnë kurrsesi këtë situatë, pse e gjithë qeveria ka zbritur “me dorë në zemër” për të lypur vota.  Deri tani kjo qeveri ka bërë disa pseudo- amnisti, të cilat nuk e kanë ndaluar kwtw dukuri për të cilin u bënë, sepse shteti nuk solli ndonjë shtrëngim të madh më pas, ose ishte i papërgatitur për to. Rasti tipik është legalizimi i ndërtimeve pa leje që amnistoi zaptimin e tokës dhe ndërtimet pa kriter, i cili nuk ia ka dalë t’u vërë fre ndërtimeve abuzive që ende sot vazhdojnë anembanë Shqipërisë. E njëjta mund të thuhet për amnistitë për vjedhësit e energjisë elektrike. Një tjetër aspekt shumë i pandershëm i kësaj nisme të djeshme dhe të deklaruar vetëm pak ditë më parë është se vetë biznesi nuk kishte asnjë dijeni për këtë veprim që në rrethana normale duhej të kishte kërkuar muaj negociata. Madje edhe burime nga ministria e Financave pohojnë se vetë ekspertët e këtij dikasteri nuk dinin gjë. Kjo do të thotë se e gjitha kjo lojë u mundësua për një grusht votash më shumë. Aministitë elementin e tyre kryesor e kanë besimin dhe gjithë këto vite tentativa amnistish të pjesshme kanë treguar se biznesi nuk ka patur besim fare. Aministitë këshillohen të mos kryhen në prag zgjedhjesh apo në mes fushatash zgjedhore. Qeveria në fuqi bëri të kundërtën. Prandaj dhe nisma e rradhës ishte e destinuar të dështonte.  Së fundi, ka boll arsye për ta konsideruar edhe vetë qëllimin e kësaj amnistie shumë të dyshimtë dhe për të menduar se amnistia, por tw miratohej, nuk do kishte efektin që shpresohej. Ekonomia jonë informale është de facto e formalizuar, pasi paratë e pista qarkullojnë lirisht, investohen rregullisht dhe askush nga shteti nuk është kujdesur që të shqyrtojë se nga ka ardhur burimi i këtyre parave që janë investuar këtu. Paratë e zeza janë prej kohësh pjesë thelbësore përbërëse e ekonomisë dhe kjo duket qartë nga fakti që këto para në mënyrë të qetë kanë ushqyer sektorë të ndryshëm të ekonomisë prej kohësh. Investimet e deritanishme, konsumi i madh i mallrave luksoze nga shumë parellinj të rinj dëshmojnë se kjo sasi e madhe kapitali që investohet nuk figuron të ketë pasur ndonjë kontribut te tatimi që është mbledhur për fitimin. Një investitor shqiptar nuk ka çfarë ta dojë pastërtinë e parave, sepse në Shqipëri nuk pyet njeri për të. Jashtë shtetit po. Për pastërtinë e parasë pyesin kryesisht ata që duan të largojnë paratë nga Shqipëria, ose që duan të investojnë jashtë vendit, apo të hyjnë në partneritet ndërkombëtar. Aministia e vërtetë fiskale në Shqipëri do të mund të realizohet vetëm ne rast se palët kryesore politike e gjejnë gjuhën e negocimit dhe veprojnë në të mirë të biznesit, mbarë ekonomisë dhe vetë qytetarëve. Por jo tani, jo për një grusht votash!

Falja fiskale shtyhet deri me 31 dhjetor 2013

Seanca e jashtëzakonshme e mbledhur në një periudhë kur zhvillohet fushata elektorale, nuk arriti të gjejë konsensusin për miratimin e një amnistie të plotë fiskale. Pavarësisht propozimit të ardhur nga qeveria, opozita nuk aprovoi me qëndrim dhe me votë miratimin e saj, duke premtuar se një nismë të tillë do ta miratojë vetë pas zgjedhjeve. Në kushtet e mungesës së konsensusit, me votat e mazhorancës u miratua shtyrja e faljes fiskale deri me 31 dhjetor të këtij viti, ku qytetarët apo bizneset mund të përfitojnë tashmë jo vetëm nga  rivlerësimi i banesave por edhe nga faljen e kamatëvonesave apo detyrimeve të papaguara. Drafti i miratuar nga Kuvendi është një shtyrje e mëtejshme e afatit të vlefshmërisë së faljes fiskale të miratuar në korrik të vitit 2011. Për miratimin e një amnistie të plotë që do të fuste në tregun shqiptar një kapital të ri, palët duhej të votonin konsensualisht 2 nenet që garantojnë ligjërisht ata që do të vendosnin të deklarojnë të ardhurat e palegalizuara.

 

Share This Article
13 Comments
  • E gjitha ishte nje farse, sala do mbeshtetjen e sipermarresve dhe do te miratoje nje ligj qe ende nuk eshte arritur nje kompromis. Ky kryetar shteti nuk vendos si ceshtje te dites problemin e KQZ pasi e di qe duhet zgjidhur dhe mund te zgjidhet, por vendos ne rend te dites nje ligj qe nuk ka pike vlere, pervec pjeses elektorale.

    • Amnistia qe kryhet aq me teper tani ne prag zgjedhjesh,nuk do mend qe eshte per te marre thjeshte nje grusht vota qeveria. Saliu keshtu ka bere gjithmone ne prag zgjedhjesh ka dashur te beje te mirin me shqiptaret ,por harron se shqiptaret i ka mbytur per 4 vite ne taksa.Populli eshte mese i vendosur ta deboje njehere e mire me 23 qershor.

    • po mir un ne gje nuk kuptoj nuk e bente dot berisha ket gjat 4 viteve por pikerisht tani 3 jav para zgjedhjeve??? esht i tmerrshem per zotin vetem per pushtet ky njeri ca nuk ben! nderkoh qe arkat jan bosh ky thot amnisti!! opozita normal qe se pranon sepse esht ne dem te shqiptarve dhe normal si gjthm do ja rrasi fajin opozites!!!

    • kush perfiton nga ky ligj? fshataret, mesusit, artistet, apo MILJONERET qe bone miljardat me spekulime te cfaredollojshi?…

      dhe pse pikerisht e ben tani ??? pse

      ky meriton mallkimin e mamit tim: “i bofsh leket ilace ishalla!!!!!”

    • per 4 vjet nuk ka pas asnje draft te ketij ligji bere publik, e beri ne 2011 para zgjedhjeve po e ben dhe tani po nuk paraqet plera asnje draft! nuk ka diskutuar per ket pun me para as me opoziten as me grupet e intersit vetem ooo burra hajde bejm cte doj sala se arkat bosh te shtetit i pagun populli!ky esht shum pler vertet shum pler!!

  • Sale a e ke parasysh se cfare impakti ka falja fiskale te buxheti apo i bi qylit se do te vjedhesh per edhe 4 vitet e ardhshme, jane biznese shqiptare dhe para te popullit ato qe ti po i hedh ne valle. KUJDES se populli nuk harron, 23 qeshori do jete dita jote e fundit si kryeminister.

  • Nuk ka gje qe e shpeton Salen nga disfata edhe sikur ti zeroje taksat ne keto momente.Shqiptaret u ngopen me keqqeverisjen e tij.Nuk durojne me shqiptaret do e shporrim tej me 23 qershor.

  • Keto tentativa te Saliut per te rregulluar marrdheniet me bizneset pra me nje pjese te popullit jane te kota.Askush nuk beson me tek qeveria e tij,jemi mese te vendosur ta largojme njehere e mire nga politika.Nuk e durojme me shtetin e tij i cili na rri me kamxhik tek koka,na ve gjoba te kota,pa arsye,pasi na ka mbledhur nje pjese kerkon te na fale tani por me qellim se psa zgjedhjeve te na i vere prape.Nuk ka per ta bere dot pasi 23 qershori do jete dita e tij e fundit e qeverisjes.

  • shi ku arrin saliu per vota? shkel mbi ligjin ndaj sbehemi ne ore , jo mor jo ligji eshte ligj e duhet te respektohet si per fushat si mbas fushate, rilindje kjo duhet

  • po un sali qe si qytetar i rregult kam hqe buken e femijeve e kam paguar cdo me thuash ? apo sa per vota se ja fut me mbrapa ketij populli ti hajvan

  • po pse do ta ngaterroj popullin ky mor aman , cdo gje kundra ligjit , kush si ka paguaj ti paguaj pse mor sali se per fajin tend ka arritur ketu situata sepse i ke lene pa pune

  • cdo gje e bn per vota, te dal mire paar populli po ta harroj pse mo me keto gjera genjehet populli pasi i ke duart me gjak e rrenim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *