Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka rikujtuar edhe një herë qytetarët për të përfituar nga zbatimi i ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”. Sipas kësaj drejtorie tashmë zbatimi ka hyrë në një fazë të rëndësishme dhe të gjithë ata që duan të përfitojnë duhet të kenë parasysh se afati i fundit është 31 dhjetori 2017. Kjo drejtori bën me dije se tashmë lista është azhornuar sërish duke përjashtuar ata që kanë kryer procedurat dhe kanë përfituar sipas hapësirave që përcakton ligji.
Dokumentacioni që duhet të paraqitet
- Dokument identifikimi.
- Certifikatën e pronësisë së mjetit.
- Lejen e qarkullimit.
- Targat e mjetit.
- Formularin e vetëdeklarimit për shkatërrim/skrapim të mjetit (që plotësohet pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor).
Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre në rast se konstatohen në qarkullim.
