Amnistia për të burgosurit do të votohet pas festave të fundvitit

Leda Hysa

Një ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha para komisionit të ligjeve se shumë shpejt do të jetë gati drafti për amnistinë.

Burime pranë mazhorancës thanë për A2 se projektligji nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament, ndërsa kërkon shumicë të cilësuar.

Nga ana tjetër Kuvendit i mbeten dhe tre ditë punime. Kategoritë që pritet të përfitojnë më shumë nga amnistia janë të miturit gratë dhe të moshuarit. Për herë të fundit një amnisti u bë në fund të vitit 2016. Në atë kohë lanë qelitë 731 të dënuar, ndërsa mes atyre që fituan lirinë ishin vetëm 9 gra, 4 të mitur dhe pjesa tjetër ishin meshkuj.

Një tjetër amnisti dështoi në vitin 2017. Ajo nuk u realizua pasi me një arsyetim të atëhershëm të Gjonajt ishte vonë për përgatitjen e projektligjit.

Kategoria që nuk përfiton nga amnistia janë  të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata për dhunë në familje për korrupsion krime zgjedhore si dhe krime të tjera të rënda.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Prisni dhe pakez o rilindjoter. Bejeni sic e keni bere zakon dhe here te tjera. Nje muaj para zgjedhjeve amnisti, dhe cefesht te gjithe perjashta. Mos kini hall se do ju boshatisen burgjet se pasi te kene votuar do trokasin ne menyre vullnetare ke dera e shtepise pa qera. Aty te pakten nuk ka kush ti kercenoje me burg pse s’paguajne energjine elektrike. Hajt per para nga fitorja ne fitorje. Partine ta kemi te forte, pa ci qi temen e semes idealit. Partia mbi Shquperine ka thene lideri global.

  • Nxirreni te burgosurit se gjynaf i mbani aty brenda per hic gje …bejeni amnestin te pergjithshme te dalin te festojn me familjet e tyre o qeveri leshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *