Amnistojeni ju lutem, Nishani lexoi letrën e gabuar

redaktor

Dërguar në emailin e redaksisë

 

Gazeta DITA! Në emrin tim personal, ju lutem të amnistohet Presidenti. Fjala që mbajti në Austri s’ishte fjalimi i tij, është bërë një gabim njerëzor. Sekretari i Presidentit ka ngatërruar fjalimin, në vend që t’ia jepte Berishës për ta hedhur në Facebook ia dha zotit Nishani. Ja kjo
ishte e gjitha! Doemos presidenti i lodhur nga udhëtimi i gjatë, nuk e vuri re ç’shkruhej në ato fleta. Ai thjesht i lexoi dhe kaq. Pastaj burri i botës është president e s’ka se si të ndërpresë fjalimin sido që të jetë qëndisur ai. Pastaj ju e dini fare mirë tashmë Presidenti është në
opozitë e s’ka sesi të lëvdojë, qoftë larg o Zot. Pse more ç’prisni ju të lavdëronte të majtën qeverisëse?! Por kjo s’ka fare kuptim, s’thonë kot qeni leh aty ku han, ndryshe do të ishte pabesi. Prandaj ju lutem të amnistohet Presidenti!

Nga Prengë Pjetri, Zejmen-Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *