Ana e vrazhdë e Hollivudit

anazapta

Në botën e të famshmëve, presioni për t’u dukur të përkryer, mund të jetë i padurueshëm. Edhe pse shumica e yjeve e pëlqejnë ushqimin e shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta, disa në këtë përfundimisht e teprojnë.

Këto gjashtë yje me vite kanë luftuar me anoreksinë, tek e cila kanë ardhur për shkak të stresit të madh dhe pamundësisë që të përballen me presionin e medieve.

Mary-Kate Olsen disa vite me radhë ka luftuar anoreksinë, ndërsa e tëra ka filluar më 2004, kur i ka vdekur miku më i mirë, aktori Heath Ledger. Mary një kohë të gjatë kishte heshtur për këtë, por në fund ka folur për revistën “Mary Clair”. “Askujt nuk do t’ia dëshiroja një fëmijëri siç e kemi pasur unë dhe motra ime. Miqtë tanë nuk na kishin lakmi, por na urrenin”, ka rrëfyer ajo.

Mischa Barton ishte përballur me problemin e anoreksisë për shkak të popullaritetit gjatë xhirimit të serisë “Orange County”. Ajo kishte përfunduar në një institucion psikiatrik, ishte e rraskapitur dhe ishte bërë e varur ndaj ilaçeve. Për fat, ajo kishte ardhur në vete dhe tani ky problem i takon së kaluarës. Tori Spelling që nga fillimi kishte martesë të turbullt me Dino MecDermont. Për shkak të presionit të madh të medias, por edhe dëshirës për të mbetur me burrin e saj, Tori kishte probleme me të ngrënit.

Ajo kishte ardhur deri në atë gjendje sa i ngjante një skeleti. Tara Reid e njohur për filmin “American Pie”, ka vuajtur nga anoreksia më 2010. Ajo nën ndikimin e dëshirës për sukses, pothuajse nuk hante asgjë, sepse mediet shpesh e quanin trashaluqe, çka në Hollivud është e papranueshme.

Mirëpo, kur ra në 42 kilogramë, ajo e kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik dhe vendosi të ndryshojë stilin e jetës. Problem serioz me anoreksinë kishte edhe Victoria Beckham, kjo për shkak se gjatë turneut të saj me grupin “Spice Girls”, kishte ngrënë vetëm ushqim të lëngshëm. Nicole Richie vazhdimisht lufton me anoreksinë, e cila herë-herë i zbutet, e herë-herë i keqësohet shumë, siç është rasti gjatë këtij viti, ku ajo duket tmerrshëm. / Zëri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *